Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] KOHA JONE - Emrat ne Korce

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Thu Sep 6 18:40:18 EDT 2001


Korca heq greqizimin e emrave

Gezim Ashimi Korce - Keshilli Bashkiak i qytetit te Korces vendos te mos miratoje ndryshimin e emrave me prapashtesa helene. Te merkuren, ne mbledhjen e radhes se ketij keshilli u rrezuan jo pak, por mbi 5 kerkesa per nderim emrash, duke hedhur keshtu hapin e pare institucional per ndalimin e tjetersimit te identiteteve. Sipas kerkeses te paraqitur nga zyra e gjendjes civile dhe qe perbente edhe kete here nje nga pikat e rendit te dites ne mbledhjen e keshillit, rreth 40 persona pretendojne ndryshimin e identitetit, kryesisht te emrave dhe me pak te mbiemrave. Keshtu, Hekurani kerkon te behet Dhimiter, Ramazani Vasil, Valteri Aleksandros, Saliu e kerkon emrin Sarmaivi, Fatjoni Fotios, Ergysi n` Kostandinos etj. Jo pak debate u zhvilluan ne keshillin bashkiak per te miratuar ose jo keto kerkesa. Misto Lolo, nje nga anetaret e keshillit bashkiak, perfaqesues i PSD-se e kundershtoi me force tendencen e emrave me prapashtesa helene. Pas tij, foli nje tjeter anetar i keshillit bashkiak Nuci Tanco, i cili gjithashtu doli kunder miratimit te ketyre emrave. "Une vete jam i krishtere, por nuk perkrah miratimin e emrave te tille si Aleksandros", u shpreh keshilltari Tanco. Ai propozoi qe te merret nje vendim per mosmiratimin e emrave te tille duke gjetur mbeshtetjen e pjeses me te madhe te anetareve te keshillit bashkiak. Me i prere ne kundershtimin e tij ishte autori i ketij keshilli dhe kryetari i keshillit te Qarkut Fehmi Xhemo. "Ne nuk duam te kthejme listat e emrave si ne kohen e dikurshme, por te mos lejojme qe te greqizohet me zor qyteti i Korces", tha Xhemo, i cili permendi faktin se deri tani nuk ka patur emra te tille ne historine e Shqiperise. Te vetmit perkrahes per ndryshimin e te gjithe emrave ishin dy keshilltaret e PBDNJ, por qe nuk arriten te bindin koleget e tjere te shumices ne keshillin bashkiak. Te vetedijshem se shume prej personave qe kerkojne ndryshim emrash kane probleme me dokumentacionin ne Greqi anetaret e keshillit bashkiak diskutuan gjate rastet e paraqitura, duke rrezuar vetem 5 nga afro 40 kerkesa te paraqitura. "Te gjithe jemi te ndergjegjshem se dokumentat e ketyre emrave pergatiten ne menyre te falsifikuar tek "Flamengo" dhe ne po kthehemi ne instrument te legalizimit te ketyre dokumentave fallso", u shpreh keshilltari Roland Raco. Nje tjeter keshilltar permendi shembullin e disa viteve me pare kur mjeshtrat e sportit Jani Kaci dhe Teodor Vaso u prezantuan ne nje emision televiziv si Janis Kacis dhe Theodhoris Vasos. Megjithe pretendimin kembengules te nje prej keshilltareve te PBDNJ, pothuajse te gjithe anetaret e keshillit bashkiak votuan kunder ndryshimit te emrave te greqizuara. Kjo dukuri ne fakt, ka zene fill qe pas viteve 90-te. Per cdo muaj ne mbledhjen e keshillit bashkiak nje pike te rendit te dites e te ndryshimi i emrave. Per nje periudhe gati 10 vjecare, ne mbledhjet e keshillit bashkiak jane paraqitur lista me afro 40 emra per ndryshimin e identitetit, pasi "lagjia, shoqeria i njeh me emrat e rinj" apo keshtu u pelqen te quhen qytetareve te ndryshem. "Ne cdo mbledhje ka patur mosaprovime per ndryshim emrash, por ky eshte rasti i pare qe nuk miratohet ndryshimi i identitetit me motivin e greqizimit te emrave shqiptare", thote nje punonjese e gjendjes civile te Bashkise. 

9/5/2001



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Get email alerts & NEW webcam video instant messaging with Yahoo! Messenger.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list