Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Gazeta Shqiptare - Gjirokaster

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Sep 5 00:03:35 EDT 2001


GAZETA E GJIROKASTRES
"Ushtritë bashkë në rast
fatkeqësish natyrore"

GJIROKASTER

Në raste fatkeqësish, dy ushtritë tona të gjënden pranë njëra-tjetrës". Ky ka qenë vendimi i marrë dje dhe thelbi i takimit të zhvilluar në Shtëpinë e Ushtrisë në Gjiro-kastër, mes Komandantit të Brigadës së Këmbsorisë (Ish-divizioni "Labëria") dhe komandantit të Divizionit të Janinës, Van-gjellos Spandidhaqis.


"Në çfarëdo lloj rasti fatkeqësie natyrore, tërmete, zjarre, përmbytje apo të tjera të këtij lloji, ushtritë, divizionet tona duhet të gjenden pranë njëri-tjetrit, që të shpëtojnë vendet dhe njerëzit nga këto fenomene të natyrës", ka bërë të ditur nënkolonel Nisllaj. Gjatë takimit, ushtaraku gjirokastrit dhe ai helen kanë biseduar edhe për zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta mes dy ushtrive. "Në kuadrin e intesifikimit të kontakteve dhe shkëmbimeve, ramë dakort me homologët grekë, që më 21 shtator të këtij viti, ekipe sportive të ushtarëve dhe oficerëve të Brigadës së Këmbsorisë të Gjirokastrës të marrin pjesë në një manifestim sportivo-ushtarak të organizuar në Pallatin e Sportit të Janinës", ka thënë Nisllaj. Sipas të njëjtit burim, në muajin tetor, ekipet ushtarake të Janinës do të marrin pjesë në një aktivitet të tillë sportiv në qytetin e gurtë. 


Pas takimit në Gjirokastër, delegacioni i ushtarakëve grekë është nisur për në Sarandë, ku do të vizitonte qytetin antik të Butrintit, disa vende të tjera historike, muzeun e Armëve dhe atë Etnografik të këtij rrethi.



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Get email alerts & NEW webcam video instant messaging with Yahoo! Messenger.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list