| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Fwd: Shtate menyra per te qene inteligjent(nga KLAN)eriola kruja eriola20 at yahoo.comSun Sep 2 22:41:34 EDT 2001
> > Shtate menyra per te qene inteligjent > > (Marre nga revista KLAN (A.M.)) > > > Ashtu sic nuk perdorim gjithe trurin per te zgjidhur > nje problem, por vetem nje pjese te specializuar te > tij, edhe inteligjenca nuk eshte nje e vetme, por > ndahet ne inteligjenca te specializuara. Sipas > studimeve te fundit, jane te pakten shtate > inteligjencat e njeriut. > > Per greket e vjeter njeriu ideal duhet te ishte i > shkathet, racional dhe virtuoz. Per romaket: i > guximshem. Per arabet e Islamit: nje ushtar i luftes > se shenjte. Per kinezet duhet te ishte poet, muzikant, > kaligrafist dhe piktor. Ne kulturen Keres (te grupit > Puebles te vendasve ne Amerike), njeriu ideal eshte ai > qe kujdeset per te tjeret. Perkundrazi, per shoqerite > e Lindjes njeriu ideal eshte njeriu inteligjent. Por > c'fare do te thote te jesh inteligjent? C'eshte > inteligjenca? A eshte e trashegueshme apo e ndikuar > nga ambjenti? A eshte nje e vetme apo ekzistojne shume > te tilla? A mund te jesh inteligjent ne nje rruge te > vetme dhe me me pak dhunti ne nje tjeter? > > Testet raciale > > Argumenti eshte shume i rrahur. Edhe pse nuk ka shume > mirekuptim qofte edhe ne perkufizimin se c'do te thote > te jesh inteligjent. Ne shkolle, inteligjenti eshte i > pari i klases ne matematike dhe gjuhe. Ne biznes eshte > ai qe di t'u paraprije mundesive tregetare. Ne > futboll, ai qe di te parashikoje levizjen e shokeve, > te kundershtarit dhe te topit dhe, duke konsideruar te > gjitha keto, te gjeje kalimet e duhura qe skuadra e > tij te shenoje gol. Cilado qofte forma me te cilen > prezantohet, inteligjenca eshte gjithmone nje cilesi > shume e kerkuar. Dy mije vjet me pare zyrtaret e > Perandorise se Kalter kineze benin provime per te > identifikuar kush ishte ne gjendje te hynte ne > burokracine perandorake. Ne Mesjete prelatet kerkonin > studente qe ishin ne gjendje te kombinonin studimin, > shkathtesine dhe devotshmerine. Ne te vone te > shekullit te 19-te, psikologu anglez Francis Galton, > duke menduar qe inteligjenca trashegohet nga babai tek > biri, e kerkonte inteligjencen tek ata qe zinin > pozicione udheheqesi. Fenomeni me i vonshem i testeve > te inteligjences shenohet gjate Luftes se Pare > Boterore. Forcat e Armatosura te Shteteve te Bashkuara > te Amerikes, para se te rekrutonin ushtare, i > detyronin t'i nenshtroheshin testit te QI (perqindja e > inteligjences), te hartuar pikerisht per te vleresuar > aftesite intelektuale. Dhe ketu linden polemikat e > para. Mes te testuarve te bardhe dhe atyre te zinj, ne > fakt, ekzistonte nje diference prej 15 pikesh ne favor > te te bardheve. Pse? > > Ambienti apo genet? > > Sipas disave, inteligjenca duke pasur origjine > gjenetike dhe, si e tille, duke kaluar nga ati tek > biri, nuk mund te permiresohej me shkollimin. Per kete > aresye, natyrisht, zezaket ishin me budallenj se te > bardhet. Perkundrazi, sipas te tjereve ishte ne pjesen > me te madhe merite e ndikimit te mjedisit, e > shkollimit te marre, e stimujve sociale qe i jepeshin > njeriut nga jeta. Dhe keshtu shfaqej edhe ndryshimi > mes te bardheve dhe zezakeve, qe i detyrohej me teper > rrethanave sociale dhe ekonomike (qe mund te superohen > me investime te percaktuara) dhe aspak trashegimise > gjenetike. Ne favor te teorise se pare, asaj > gjenetike, asokohe ishin disa studime, qe deshmonin se > si binjaket kane nje koeficient inteligjence te > njejte. Po keto rezultate dukeshin te papajtueshme me > studimet e udhehequra nga James Flyn i Universitetit > te Otagos ne Zelanden e Re. Duke studiuar evolucionin > e koeficientit te inteligjences ne bote, ky studim > deshmoi nje gje teper interesante: brezi i fundit > ishte permiresuar minimalisht me 9 pike nga 20 te > mundshme ne koeficientin e inteligjences respektivisht > me brezin pasardhes. Dhe ky permiresim, i > pashpjegueshem ne baze gjenetike, ishte i shpjegueshem > vetem me permiresimin e mjedisit social te njerezimit. > > > Budallenj me oke? > > Pertej polemikave per inteligjencen e trashegueshme > ose te stimuluar nga mjedisi, sot kane filluar te > akuzohen testet e inteligjences. Jane te fokusuar ne > suksesin shkollor dhe funksionojne brenda kesaj > kornize. Te gjithe i njohim te paret e klases, qe me > vone jane te fundit kur dalin ne jete. Ne vitet '70, > George Valliant, psikolog ne Harvard, studioi 95 > studente ne universitetin e tij qe kishin ndjekur > studimet ne vitet '40. Ai tregoi qe piket e marra ne > testet e inteligjences, qe u ishin bere atyre ne > shkolle, ishin kontradiktore me rezultatet e po ketyre > njerezve ne jete. Ish- studentet me brilante nuk > kishin pasur ndonje sukses te jashtezakonshem ne > krahasim me te diplomuarit ne po ate kohe qe kishin > pasur rezultate mediokre. Me pak fjale, Koeficienti i > Inteligjences nuk eshte ne gjendje te parashikoje > suksesin personal te nje njeriu ne jete. "Sot eshte > matur qe koeficienti i inteligjences ka nje ndikim > vetem 20% ne te pasurit sukses ne jete", thote > psikologu i Harvard-it, Hoeard Gardner. "Pozicioni > final i nje individi ne shoqeri eshte i percaktuar ne > nje mase te gjere nga faktore te ndryshem: nga klasa > shoqerore se ciles i perket deri tek fati". > > "Besoj se testet e inteligjences zbulojne individe te > pershtatshem per pushtet, ata qe dine te arrijne > rezultate te mira ne sistem", shton Karen Arnold, > docent i pedagogjise ne Boston. > > Faktori i suksesit > > Me e rendesishme per suksesin eshte aftesia per te > kapercyer "frustracionet", per te kontrolluar > emocionet dhe per te shkuar dakort me te tjeret. > Domethene, cilesite qe Daniel Goleman, psikolog dhe > gazetar i New York Times, ia atribuon te > ashtuquajtures "inteligjence emotive" (ose shoqerore), > qe buron nga studimet e bera nga Gardner. > > Ky tip inteligjence ne praktike eshte ai qe ka si > aftesi me te madhe ose me te vogel ne jete raportin me > persona te tjere dhe te te kuptuarit te emocioneve te > tyre. Eshte ky lloj inteligjence, qe na jep mundesine > te kuptojme me mire te tjeret, te punojme ne grup. > Sipas Gardner, bota do te ishte shume me e mire nese > ky lloj inteligjence do te kultivohej me kembengulje, > ashtu si dhe inteligjenca njohese (konjitive), qe > mesohet ne shkolle. > > Por ky ishte vetem hapi i pare. Sot, shume studiues > kembengulin qe nuk ka nje inteligjence te vetme, por > ato jane te shumta. "Ajo qe ne quajme inteligjence, ka > shume mundesi qe te mos ekzistoje", thote vete > Gardner, sipas te cilit ka te pakten shtate tipe > inteligjence. Dhe qe te shtata mund te kultivohen ose > permiresohen. > > Tru modular > > Teza e Gardner dhe e shume studiuesve, qe e mbeshtesin > ate, bazohet ne kerkimet e dhjetvjecarit te fundit. > Njohjet mbi trurin dhe mendjen njerezore kane > ndryshuar katerciperisht. Tani e dime qe mendimi > njerezor reflekton strukturen e trurit: nje strukture > me module, e bere me funksione te ndara. Dhe duke > perdorur te ashtuquajteren "Pet" (tomografi me emision > pozitronesh), eshte e mundur te shohesh se cilat zona > te trurit aktivizohen, nderkohe qe ne kryejme > aktivitete te ndryshme. Keshtu per shembull, eshte > zbuluar se ka zona cerebrale, qe i kushtohen aftesive > linguistike dhe zona te specializuara ne orientimin > hapesinor apo ne logjike. Keto studime kane ndryshuar > vizionin tradicional te inteligjences dhe te menyres > se matjes se saj. Nese qenia njerezore ka shume module > dhe aftesi te ndara, domethene nje spekter te gjere > mundesish, problemi eshte si t'i stimulojme keto zona > cerebrale ne menyre qe te shprehin mundesine e tyre > maksimale. > > Shtate inteligjencat e Gardnerit jane: > > 1. Linguistiko - verbale > > 2. Logjiko -matematike > > 3. Muzikore > > 4. Truperore ose kinetike > > 5. Hapesinore > > 6. Intrapersonale > > 7. Interpersonale apo sociale > > Cdo individ eshte vecanerisht i prirur ne disa prej > ketyre inteligjencave, por kurre ne te gjitha. Dhe > kush ka zhvilluar me teper disa zona te trurit, tenton > t'i perdore gjithnje e me teper, sepse perdorimi i > tyre i kushton me pak dhe perpunimi eshte me i > shpejte. > > Ne praktike, eshte nje diference jo shume e ndryshme > nga ajo qe haset, kur mund te behet krahasimi mes > menyres se si nisin bicikleten nje zoteri, qe rri > gjithe diten ndenjur, dhe nje ciklisti profesionist. > Ciklisti, per te pershkuar te njejtin itinerar, perdor > nje energji pafundesisht me te vogel sesa nje njeri > normal, sepse fuqia e "motorit" te tij eshte me e > madhe dhe, per kete aresye, edhe rendimenti... shume > me teper superior. Truri ne fakt eshte nje sistem > biologjik, qe zhvillon nje detyre, duke konsumuar > burime biologjike per te furnizuar nje sherbim. Ne > kete rast, per te menduar apo per te perpunuar nje > informacion. > > Ekonomi prej gjeniu > > Kur ka mundesi te zgjedhe se si mund ta furnizoje nje > sherbim te caktuar, hyn ne loje nje lloj ekonomie > mendore dhe truri perdor metoden qe i kushton me pak, > ate me te cilen individi eshte me i rrahur. Por, a > jemi gjithmone te denuar te perdorim te njejtin tip > inteligjence apo mund edhe te permiresojme > inteligjencat, ne te cilat nuk kemi shume dhunti? > Studiuesit mbeshtesin tezen, qe truri mund te > permiresohet, sepse eshte nje organ plastik, > fleksibel. Kjo eshte e vertete, mbi te gjitha, ne > vitet e para te jetes, por jo vetem atehere. Te > semuret me iktus kane treguar qe edhe ne moshe te > pjekur, pjese te ndryshme te trurit mund te fillojne > te kryejne ato funksione, qe me pare kryheshin nga > zona e demtuar e trurit. > > Perpiquni te permiresoni > > Le te marrim per shembull inteligjencen gjuhesore, ate > qe na ben te mundur te mesojme gjuhe te huaja. Ka nga > ata qe mbeshtesin tezen qe, pas nje moshe te caktuar, > eshte gati e pamundur te eleminohen disa defekte te > shqiptimit. Nje shembull klasik eshte me japonezet, qe > nuk arrijne te bejne dallimin mes tingullit "r" dhe > tingullit "l". Studimet kane treguar se kjo s'eshte > nje gje e jashtezakonshme. Mjaftojne tre seanca > stervitje, me nga 20 minuta secila, per t'i mesuar cdo > lloj japonezi ndryshimin mes ketyre dy tingujve. "Duke > u bazuar ne njohjet e fundit mbi menyren se si meson > truri, jemi ne gjendje te arrijme progrese te verteta > ne harkun e nje ore kohe ushtrimesh me nje qellim te > caktuar". > > Inteligjenca artificiale eshte dyfishe > > Studimet mbi Inteligjencen Artificiale ne vitet e > fundit jane zhvilluar ne dy drejtime te dallueshme. E > para, e percaktuar si "Inteligjenca Artificiale e > Forte" kerkon te kuptoje dhe te rindertoje > inteligjencen njerezore dhe te zgjidhe problemet duke > ndjekur proceset mendore te perdorura nga njeriu; e > dyta, e quajtur "Inteligjenca Artificiale e dobet", > perben qellimin final per zgjidhjen e nje problemi qe > kerkon zgjuarsi, pavaresisht nga procesi i perdorur. > Megjithate, te dy sistemet jane te destinuara te > veprojne ne harmoni se bashku. > > Forme dhe memorie > > Nje shembull? Nder aplikimet me ambicioze te nje te > ardhmeje te afert, shkencetaret po perpiqen te vene ne > pune nje makine, qe mund te niset pa nderhyrjen e > njeriut. Zhvillimi i te parit artificial eshte pika e > nxehte e problemit: makina duhet te dije te njohe > format dhe te njohe rrugen jo duke shmangur pengesat, > por duke perceptuar pikat e referimit. > > __________________________________________________ Do You Yahoo!? Get email alerts & NEW webcam video instant messaging with Yahoo! Messenger http://im.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |