| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Kadare per politiken ne Shqiperi - Gazeta Shqiptare 1.11.2001Agron Alibali aalibali at yahoo.comWed Oct 31 22:50:15 EST 2001
POLITIKE Kadare: Politika injorante "Disa u përfshinë në rrethana të dyshimta" Ismail Kadare përdor nota të ashpra ndaj politikanëve shqiptarë. "Politikanët shqiptarë duan të japin përshtypjen se janë kinse të qytetëruar por një pjesë e tyre janë fare injorantë". Kështu i cilësoi dje përfaqësuesit e lartë të politikës, shkrimtari i madh shqiptar gjatë një takimi që pati me nxënësit e një shkolle private të kryeqytetit. Duke bërë një radiografi të fjalimeve dhe ligjëratave të tyre, Kadare tha se "disa prej tyre kanë hyrë në politikë në rrethana të rastësishme ose të dyshimta", prandaj sipas tij qëndrimi i tyre në drejtimin e problemeve politike dhe sociale nuk sjell asnjë risi pozitive. Në këtë drejtim ai tërhoqi edhe vëmendjen e gazetarëve për të mos rënë në kurthin e mediokritetit të këtyre politikanëve. Duke folur për nivelin e kulturës së popullit shqiptar në përgjithësi, Kadare tha se "ky nivel është mbi atë të politikës dhe kjo gjë nuk ndodh në vende të tjera të botës". Më tej Kadare e komentoi mendimin e tij duke thënë se "po të dëgjosh njerëzit në deklaratat apo diskutimet e tyre të përditshme, ata kanë një mendim shumë më të kthjellët politik në krahasim me vetë politikanët". Duke gërmuar në shkaqet e kësaj dukurie Kadare nënvizoi se "është një klasë politike e dalë jo në bazë të sistemeve demokratike, ku vlerat i nxjerr jeta në mënyrë harmonioze, por kanë dalë nga rrethana disi të papritura, nervoze dhe disa herë të dyshimta". Pra sipas tij "janë futur në politikë për fat të keq qindra njerëz që nuk kanë pasur as pregatitje, as moral as arsye dhe më pas kanë ngecur në politikë". Përveç kësaj ai shtoi se "ka edhe arsye të tjera më dramatike dhe imoraliteti i politikës shqiptare është ende i dyshimtë". Ambasadorët "Nuk ndodh në asnjë vend tjetër që ambasadorët dhe diplomatët pas mbarimit të detyrave dhe mandatit të largohen nga vendi i tyre". Kështu e cilësoi Kadare veprimin e përsëritur gjatë këtij dhjetëvjeçari nga ana e shumë diplomatëve shqiptarë, të cilët pas mbarimit të detyrimeve shtetërore nuk janë rikthyer më në Shqipëri. Këtë gjë, Kadare e cilësoi si "imoralitet". Madje ai shkoi më tej duke akuzuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashëme si të ambjentuar me këtë imoralitet politik. "Më e keqja është se shteti shqiptar e ka toleruar këtë gjë ndërkohë që asnjë shtet në botë nuk e toleron këtë turp", tha ai. Duke e vënë theksin mbi këtë dukuri, Kadare tha se "ky është turp për një shtet dhe për fat të keq Shqipëria është në ballë të këtij turpi". Sipas Kadaresë, "diplomacia ka kontratë besnikërie të detyrueshme me shtetin dhe ikja e diplomatëve është dezertim, është poshtërsi dhe pabesi". Dje, shkrimtari Ismail Kadare ka gjetur rastin e përshtatshëm të shprehë një pjesë të pakënaqësisë së tij, ndaj klasës politike shqiptare. Ashtu siç ka bërë edhe në librin "Ra ky mort e u pamë", Kadare është shprehur kundër mediokritetit dhe absurditetit që mbizotëron në një pjesë të zhvillimeve politike shqiptare. Apel Në deklaratën e djeshme, Kadare i bëri thirrje popullit shqiptar të shprehë mosbesim të hapur ndaj modelimeve të politikës së sotme që sipas tij nuk është gjë tjetër veçse karrikaturizim i reales. Nga ana tjetër ai i bëri apel përfaqësuesve të politikës shqiptare që t'i japin fund grindjeve dhe mërive me njeri tjetrin dhe të orientojnë kombin shqiptar për të shëruar plagët dhe për të treguar vlerat reale të tij. --------------------------------- Do You Yahoo!? Make a great connection at Yahoo! Personals. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |