| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Shekulli, 30 tetor 2001Agron Alibali aalibali at yahoo.comMon Oct 29 20:28:02 EST 2001
Me ligjin e ri të parlamentit grek liberalizohen procedurat e dhënies së shtetësisë për shtetasit e huaj. Sipas nenit 42 të ligjit, kërkesa mund t'i paraqitet edhe një konsulli grek në një shtet tjetër Nënshtetësia greke,lehtësohen procedurat TIRANË - Parlamenti grek ka miratuar ditët e fundit një ligj që e bën mjaft të lehtë marrjen e nënshtetësisë greke nga shtetasit e huaj. Kjo duket e lehtë jo vetëm për shtetasit shqiptarë me origjinë greke, por edhe për emigrantët shqiptarë që ndodhen në Greqi dhe që, për arsye ekonomike, kanë ndryshuar në masë të madhe emrat, duke i kthyer në ortodoksë. Një lajm i tillë u bë i ditur në Shqipëri, përmes radios gjermane "Deutsche Velle". Dispozitat mbi marrjen e nënshtetësisë gjenden në ligjin nr. 2910/2.2.2001, të titulluar "Mbi hyrjen dhe qëndrimin në Greqi të shtetasve të huaj. Dhënia e nënshtetësisë", por më së shumti të njohur me emrin e reduktuar "Ligji për emigracionin", të miratuar nga parlamenti grek në prill të këtij viti. Neni 63 i ligjit përcakton kërkesat për marrjen e nënshtetësisë nga homogjenët që banojnë jashtë shtetit. Ata fillimisht paraqesin kërkesën te konsulli grek i vendbanimit të të interesuarit, i cili ia kalon Ministrisë së Brendshme, Administratës Publike dhe Decentralizimit (MBAPD), bashkë me një raport të vetin. Bashkë me kërkesën, dorëzohen edhe dokumentet e mëposhtme: deklaratë për marrjen e nënshtetësisë, e cila bëhet në prani të konsullit dhe dy shtetasve grekë si dëshmitarë, kopje të pasaportës apo dokumenti tjetër udhëtimi, që, po të mos jenë të shkruara në alfabetin latin, duhet të dorëzohen të përkthyera në greqisht, certifikatë lindjeje apo pagëzimi, dëshmi penaliteti të autoriteteve të shtetit të vet. Shërbimi i MBAPD-së, pasi shqyrton dokumentet e homogjenit dhe mendimin e Ministrisë së Rendit Publik për çështje që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurimin publik, i propozon ministrit të Brendshëm pranimin ose jo të kërkesës për marrjen e nënshtetësisë. Neni 42 Ndërsa neni 42 thotë se, me dekret presidencial, që lëshohet me propozim të Ministrisë së Brendshme, asaj të Jashtme, të Rendit Publik dhe Mbrojtjes, mund të ndalohet qëndrimi apo vendosja e shtetasve të huaj në zona të ndryshme gjeografike të Greqisë. Këtë juristët tanë e komentojnë me faktin se kjo nuk ka të bëjë vetëm me kujdesin e shtetit për zona ushtarake apo vendndodhje të institucioneve me karakter strategjik etj. Ata mendojnë se ajo ka të bëjë me mohimin e së drejtës së emigrantëve për t'u vendosur në zona problematike për shtetin grek, siç janë zona e Çamërisë për emigrantë nga Shqipëria ose ishujt në afërsi të Turqisë për emigrantë nga Turqia. Neni 53 i ligjit parashikon sanksione shumë të rënda si ndaj punëmarrësit, emigrantit të paligjshëm, ashtu edhe ndaj punëdhënësit, shtetas grek. Duke pasur parasysh që në Greqi numri i emigrantëve shqiptarë që kanë kërkuar legalizim është rreth 200 mijë, juristët vlerësojnë se afërsisht po kaq do të mbeten ilegalë. Kjo tregon se, në rastin e zbatimit me konseguencë të këtij ligji, pritet që në një të ardhme të afërt të kemi një fluks të madh emigrantësh që do të kthehen nga Greqia. Në rast se zbatimi i këtij ligji do të neglizhohet si edhe më parë, ky kontigjent i madh emigratësh do të mund të shfrytëzohet edhe në të ardhmen si mjet presioni ndaj qeverisë shqiptare në momente të caktuara zhvillimesh. Qëllimi Nga ana tjetër, juristët komentojnë se, në kushtet aktuale, marrja e shtetësisë greke nga shtetasit shqiptarë (qofshin minoritarë grekë apo jo) do të thotë përfitim i shumë të drejtave që qytetarët e tjerë shqiptarë nuk i gëzojnë. Dhe pikërisht, duke pasur parasysh këto, juristë thonë se pretendimet greke për një numër të minoritetit grek në Shqipëri shumë herë më të madh se ai i deklaruar nga shteti shqiptar, pretendimet greke për shtrirjen territoriale të minoritetit grek në Shqipëri në zona të Himarës, Përmetit, Korçës etj., politika diferencuese nëpërmjet favorizimeve që iu bënë disa pjesëve të popullsisë shqiptare, si: himariotëve, vllehëve dhe në përgjithësi të krishterëve ortodoksë, diverisoni i deritanishëm i strukturave shtetërore greke dhe i organizatave të ndryshme shoviniste për përpunimin psikologjik në radhët e këtij kontigjenti popullsie, sipas juristëve shqiptarë, grekët kërkojnë që, përveç minoritarëve grekë, të deklarohen me kombësi greke edhe shumë shqiptarë më banim në Greqi apo në Shqipëri. Juristët e shohin me shqetësim këtë ligj të ri të miratuar nga parlamenti grek, pasi, sipas tyre, dhënia e shtetësisë greke në mënyrë masive shtetasve shqiptarë me banim në Shqipëri, mbështetja financiare e diferencuar e tyre apo investimet kryesisht në disa zona, në klimën e evropianizimit të rajonit tonë mund të realizojnë transformime graduale në dëm të popullsisë dhe trojeve jugore, si vijim i përpjekjeve shoviniste në kushte të reja. Dhe për këto arsye, juristët shqiptarë shikonë qëndrime politike të pritshme të Greqisë ndaj vendit tonë e veçanërisht për problemet që kanë të bëjnë me minoritetin. Zyrtarisht, qeveritë greke janë shprehur se interesi i tyre është që minoriteti grek në Shqipëri duhet të qëndrojë në tokat e tij e të mos e braktisë atë. Në këtë drejtim ka ndërmarrë edhe mjaft masa. Por deri tani nuk kanë qenë të efektshme. Megjithëse Ministria e Jashtme Shqiptare është njohur me këtë ligj të ri, komenti i saj është se miratimi i një ligji të ri nga parlamenti grek është çështje e brendshme e shtetit që e nxjerr atë dhe nuk mund të ndërhyhet në problemet e tyre. Procedurat për të marrë nënshtetësinë Kërkesa për marrjen e nënshtetësisë nga homogjenët që banojnë jashtë shtetit, paraqitet te konsulli grek i vendbanimit të të interesuarit, i cili ia kalon Ministrisë së Brendshme, Administratës Publike dhe Decentralizimit (MBAPD), bashkë me një raport të vetin. Bashkë me kërkesën, dorëzohen edhe dokumentet e mëposhtme: a - Deklaratë për marrjen e nënshtetësisë, e cila bëhet në prani të konsullit dhe dy shtetasve grekë si dëshmitarë. b - Kopje e pasaportës apo çdo dokumenti tjetër udhëtimi, që, po të mos jenë të shkruara në alfabetin latin, duhet të dorëzohen të përkthyera në greqisht. c - Certifikatë lindjeje apo pagëzimi. d - Dëshmi penaliteti të autoriteteve të shtetit të vet. --------------------------------- Do You Yahoo!? Make a great connection at Yahoo! Personals. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |