| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Korrieri - 25 tetor 2001Agron Alibali aalibali at yahoo.comThu Oct 25 19:45:50 EDT 2001
");document.write(date + " " + lmonth + " ");document.write(year + "");// End -->25 Tetor 2001 SHBA: Si do jete ushtria shqiptare me 2010 SHBA: Si do jete ushtria shqiptare me 2010 Nje projekt i Ministrise se Mbrojtjes dhe Pentagonit parashikon nje ushtri me te paket ne numer, por me cilesore. Plani dhjetevjecar i ristrukturimit qe do te pershtase Forcat e Armatosura me mjedisin e ri te sigurise kombetare e rajonale Elton METAJ TIRANE - SHBA kane hartuar nje projekt per ristrukturimin e Forcave te Armatosura te Shqiperise. Nje projekt qe jep skicen sesi do te jete ushtria shqiptare deri ne vitin 2010. Burime nga Ministria e Mbrojtjes sqarojne per "Korrieri" se rekomandimet e projektit jane bazuar mbi argumenta objektive e analize te thelle te gjithe faktoreve perberes ne procesin e zhvillimit te mekanizmave dhe sistemit kombetar te sigurise e mbrojtjes se vendit. "Projekti perben bazen e nje reforme te plote legjislative, ekzekutive e ushtarake", shprehen burime ushtarake. Projekti, i hartuar nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes dhe Pentagoni, bazohet ne resurset reale qe Shqiperia mund te vendose ne dispozicion te mbrojtjes. Gjithashtu, nje shtylle tjeter e ketij dokumenti do te jene edhe misionet qe duhet te permbushin Forcat e Armatosura ne mjedisin e ri te sigurise kombetare dhe rajonale. Ne kete kuader, roli i Forcave te Armatosura merr nje kuptim te ri nisur nga rreziqet transnacionale me karakter joushtarak. Te tilla, sipas ekperteve ushtarake, permenden, fenomenet e terrorizmit nderkombetar dhe rajonal, krimi i organizuar, sabotazhi, trafiqet e paligjshme, mundesia e bllokimit te resurseve te perbashketa vitale per kombin dhe deri mundesia e trafikimit tranzit neper Shqiperi te materialeve me perberes te demtimit masiv. Fatkeqesite e ndryshme natyrore e industriale perbejne gjithashtu nje rrezik te konsiderueshem per Shqiperine, i cili eshte e ndjeshme ndaj fatkeqesive natyrore si termete, permbytje, zjarre masive, si dhe fatkeqesive industriale te llojeve te ndryshme. "Qellimi kryesor i mbajtjes dhe ristrukturimit te Forcave te Armatosura eshte mbrojtja me cdo kusht e interesave jetesore te vendit dhe popullit shqiptar kur ato vihen ne rrezik", shprehen burime ushtarake. Duke shtuar se nje tjeter synim i mbajtjes se tyre eshte edhe perfshirja ne nje game te gjere misionesh jo tipike luftarake, por kryesisht te natyres se mbrojtjes se jetes e pasurise se vendit e te shtetasve nga fatkeqesite natyrore, industriale e njerezore, si dhe ne veprimtari te mbeshtetjes se rendit kushtetues e te ushtrimit te shtetit ligjor. Nderkohe, ne mbrojtjen e vendit fuqia ushtarake do te mbetet elementi kryesor. Por, Forcat e Armatosura do te veprojne ne sinergji me instrumentat e tjere te fuqise se shtetit, si ato politike, diplomatike, ekonomike, ligjore, socialpsikologjik e informativ per mbrojtjen e interesave kombetare. Sipas dokumentit te hartuar nga specialistet amerikane, Shqiperia do te zhvilloje kapacitete ushtarake me te vogla, por me cilesore, duke u bazuar ne konceptin e profesionalizimit. Zhvillimi i tyre do te jete nen konceptin "pak dhe sakte", duke kompensuar sasine me cilesine. Ky koncept i mbrojtjes do te mbeshtetet ne mbrojtjen e zhdervjellte, forcat e reagimit te shpejte dhe ne konceptin "Task Force". Ndersa, rendesi do t'u kushtohet edhe operacioneve te perbashketa. "Kombinimi i te gjitha llojeve te ketyre forcave duhet te zhvillohet nga Doktrina e Perbashket e Forcave te Armatosura", sqarojne burimets. Bazuar ne vleresimin e mjedisit strategjik dhe mundesite e vendit, Forcat e Armatosura te Shqiperise do te zhvillojne nje force tradicionale afatmesme, me nje force aktive ne kohe paqeje prej 14-16 mije vete nga 31 mije vete, qe eshte forca e autorizuar. Struktura e Forcave te Armatosura * Shtabi i pergjithshem do te vazhdoje te konsolidohet si Shtab i bashkuar per te planizuar, koordinuar e drejtuar operacione te perbashketa te forcave. Ai do te ndertohet sipas linjave te vendeve te NATO- s. Ai do te kete varesi direkte vetem asetet strategjike qe jane nje Baze e Mbrojtjes Civile, nje Batalion te Zbulimit elektronik, nje batalion Komunikimi, nje batalion te Shtabit, si dhe disa njesi administrative. * Forcat Tokesore, si force kryesore, do te kene ne kohe paqe nje force profesioniste rreth 6000 vete, te perbere nga nje Brigade Kembesorie te Mekanizuar te Reagimit te Shpejte me batalione te tipit "Task Force", si dhe nje Batalion te Operacioneve Speciale, nje Brigade Xhenjere dhe nje Batalion te Policise Ushtarake. Kjo force do te shtohet ne kohe lufte me 6 Brigada Kembesorie Rezerve. * Forcat Ajrore do te fokusohen me prioritet ne zhvillimet e kapaciteteve me krahe rrotullues (helikoptere) ne mbeshtetje te Forcave te Reagimit te Shpejte, mbrojtjen kunderajrore dhe vezhgimin e hapesires ajrore. Ato do te kene nje force te kohes se paqes rreth 1600 vete, duke perfshire nje Skuadron Helikopteresh shumeperdorimesh , nje Brigade te Mbrojtjes Ajrore, dy Baza Ajrore, nje batalion te Vezhgimit te Hapesires Ajrore, si dhe disa nenreparte mbeshtetese. * Forcat Detare do te fokusohen ne zhvillimin e nje flote te rojes bregdetare per ushtrimin e ligjshmerise ne det, ne perputhje me strategjine e sigurimit kombetar. Forcat detare me rreth 1600 vete do te operojne ne dy baza detare aktive. Ato do te zhvillojne me mjete te rojes bregdetare, silurues, dragamine dhe anije mbeshtetese. Vemendje do t'i kushtohet zhvillimit te Sistemit te Vrojtimit te Hapesires Detare per monitorimin e panderprere te hapesires tone detare, nje batalion mirembajtjeje (logjistike), nje kompani hidrografike dhe nje kompani komunikimi. Personeli i Forcave Detare duhet te konsistoje ne rreth 1600 vete. ===Sherbimi detyrueshem drejt fundit Sherbimi detyrueshem drejt fundit Sherbimit te detyrueshem ushtarak do t'i vije fundi. Dokumenti, ku eshte skicuar ushtria shqiptare e vitit 2010, parashikon qe ligji universal mbi sherbimin e detyrueshem ushtarak te amendohet. Nje vendim qe rrjedh nga fakti se burimet aktuale njerezore te Shqiperise i tejkalojne disa here kerkesat per rekrute te sherbimit te detyrueshem. Projekti synon planizimin e nje sistemi rekrutimi te barabarte mbi baza perzgjedhje te rekruteve per alternativen aktuale te sherbimit aktiv te njehershem apo te sherbimit ne rezerve, ne periudha kohe te caktuara. Neser, prezantimi i projektit Ministria e Mbrojtjes do te organizoje neser nje Konference me teme "Transformimi i Forcave te Armatosura, objektiv strategjik i 10 vjecarit 2001-2010". Ne kuader te procesit te ristrukturimit te Forcave te Armatosura, ne kete konference do te prezantohet edhe projekti perkates i hartuar ne bashkepunim me specialistet e Departamentit amerikan te Mbrojtjes. Konferenca njeditore, ne te cilen pritet te diskutoje edhe kryeministri Ilir Meta, anetare te kabinetit dhe ambasadori amerikan, pritet te jape sugjerime per pika te vecanta te projektit. ==== Sherbimi ushtarak profesionist, ja objektivat e reja Sherbimi ushtarak profesionist, ja objektivat e reja Forcat rezerviste do te jene forcat kryesore per te perballuar nje agresion te mundshem ndaj Shqiperise. "Vendosja e tyre si prezence e perparuar do te gjeneroje resurse kombetare te medha ne mbeshtetje vendimtare te forcave te kohes se paqes", sqarojne ushtarake te larte. Ne kohe paqeje, njesite rezerve do te kene nje personel kuader te mjaftueshem ushtarako-civil per organizim, stervitje e mirembajtje. Nderkohe, rreziqet dhe kercenimet jotradicionale do te perballohen me zhvillimin dhe konsolidimin e Forcave Speciale. Strategjia e zhvillimit te ushtrise parashikon krijimin e forcave te operacioneve speciale te trajnuara, krahas detyrave me karakter luftarak, edhe per detyra te vecanta te orientuara per mbrojtjen e rendit kushtetues dhe ushtrimin e ligjshmerise ne toke, ajer e det. Por, nuk do te mbetet prapa edhe mbrojtja civile. "Strategjia ushtarake do te mbeshtese forcimin e strukturave, zhvillimin e koncepteve e trajnimin e forcave per te mbrojtur e lehtesuar popullin nga pasojat e fatkeqesive natyrore, industriale apo te shkaktuara nga njeriu", shprehen burime ushtarake. Fature shtese per forcat e specializuara Fature shtese per forcat e specializuara Dokumenti i ri i zhvillimit te Forcave te Armatosura te Shqiperise do te shoqerohet edhe me nje fature financiare. Nje fature qe parashikohet te rritet nga viti ne vit, ne menyre proporcionale me rritjen e Prodhimit te Brendshem Bruto. "Forcat profesioniste qe do te zhvillohen nen kete projeket kerkojne shpenzime me te medha se forcat aktuale te sherbimit te detyrueshem", sqaron nje nga ushtaraket hartues te dokumentit. Sipas tij, ajo qe i dallon keto lloj forcash eshte niveli i aftesise profesionale, i cili do te permiresohet ndjeshem. Forcat e Armatosura kerkojne nje kontrate 10 vjecare me shtetin, duke kerkuar edhe rritjen e buxhetit aktual prej 105 milione dollare. Kjo mbeshtetje do te parashikohet ne dokumentin e Strategjise Ushtarake Kombetare, qe do t'i kaloje legjislativit ne mars 2002. Mbeshtetja financiare do te shoqerohet me nje reduktim te sasise se forcave, e cila vleresohet nga specialistet si e vetmja rruge per te zhvilluar nje force profesioniste te motivuar per t'i sherbyer shtetit. === --------------------------------- Do You Yahoo!? Make a great connection at Yahoo! Personals. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |