Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] KOMUNIKATË (LEGJITIME) NR. 12 ( AKSH )

armata_kombetare_shqiptare at hushmail.com armata_kombetare_shqiptare at hushmail.com
Thu Oct 25 14:50:36 EDT 2001


ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE

SHTABI SUPREM /DOKUMENTE PUBLIKE	DOSJA Nr. 5
	Prot. Nr. 25-10/001-3
Dibër-Tiranë-Prishtinë, 25 Tetor 2001


Për hirë të informimit të drejtë të opinionit të gjërë publik, lëshon këtë:


KOMUNIKATË (LEGJITIME) NR. 12


Njësitet e armatosura të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), në mbrëmjen e 22 Tetorit 2001, zhvilluan (pa pasoja në njerëz nga asnjëra anë) aksionin gueril mbi Stacionin policor të komunës së Tearcës, me ç’rast u godit edhe ndërtesa e Kuvendit të Komunal që ndodhet në të njëjtin kompleks, para së cilës një grup policor-ushtarak sllavo-maqedonas po e festonin "marrjen nën kontroll" të këtij territori nga ana e ushtrisë dhe policisë maqedonase, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre shqipfolës. 

Ne ua bëjmë me dije se kthimi i të ashtuquajturës "polici e përzier" në zonat me popullatë shumicë shqiptare, për Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH), jo vetëm që është i papranueshëm, por ky „kthim“ vlerësohet me të drejtë si ripushtim i territorit etnik shqiptar, nëpër duart e tradhëtarëve shqipfolës dhe me pëlqimin e të huajve, të cilët, asnjë të drejtë legjitime të marrin nëpër këmbë nderin dhe dinjitetin e kombit dhe të trojeve autoktone shqiptare, nuk e kanë. Për AKSH-në,  të gjitha aktet demagogjike të okupatorëve sllavo-maqedonas dhe të bashkëpunëtorëve të tyre shqipfolës janë akte të papranueshme; duke përfshirë edhe "marrëveshjen" tradhëtare të Ohrit, në dëmin e etnisë dhe të trojeve shqiptare të luginës së Vardarit; siç janë të papranueshme demagogjitë e vazhdura publike të tradhëtarëve të kalibrit Thaqi, Xhaferri, Ymeri, Ahmeti me kompanitë e tyre banditeske, të cilët, vetëm për të mashtruar opinionin shqiptar deklarojnë se do të "rezistojnë", nëse është e nevojshme, sipas tyre, edhe me armë në dorë, për të drejtat e shqiptarëve autoktonë. Ata, jo vetëm që nuk kanë "rezistuar" por kanë bërë çmos që lufta e drejtë e etnikumit shqiptar, të mobilizuar në strukturat e UÇK-së të dështojë; që ajo të ç’orientohet politikisht dhe të përfundojë me kapitullim ushtarak dhe çarmatosjen përfundimtare, rezultat i të cilës është më në fund "marrëveshja" e Ohrit, që tash muaj me radhë po minohet. 

Veprimtaria e këtyre shqipfolësve është dëshmuar si veprimtari tradhëtare, antishqiptare dhe kollaboracioniste, dhe "marrëveshja" që kanë nëshkruar ata, është vetëm një akt i paturpshëm i tradhëtisë dhe i bashkëpunimit të hapur me nacional-shovinizmin maqedonas të VMRO-së dhe DPMNE-së, në kuptimin e finalizimit të së cilës u fut përsëri toka shqiptare e Iliridës nën "kontroll" të policisë dhe ushtrisë sllavo-maqedonase. Ne ua bëjmë me dije të gjithë atyre se kjo tokë jo vetëm që nuk do të jetë nën kotrollin e tyre, por ata do ta kenë të pamundur qëndrimin dhe se goditjet tona nuk do t’i kursejmë deri në çlirimin definitiv dhe shkëputjen nga "shteti" artificial i tradhëtisë. AKSH-jua nuk e pranon IRJM-në, dhe ate e konsideron okupatore klasike.

Futja e tyre në këto zona, erdhi si rezultat i subvesionit ajror propagandistik, të mbiquajtur "Dhelpra e kuqërremtë". Sjellja e bandave të reja pushtuese, është e padurueshme për popullatën vendase, që ka shpresuar të paktën në mirëkuptimin e instancave të jashtme ndërkombëtare. Këto instanca, edhe në trojet shqiptare të Iliridës, sikurse në Kosovë dhe në Kosovën Lindore, fatkeqësisht po veprojnë gjithnjë e më tepër si mbështetës të elaborateve shoviniste antishqiptare sllave, gjë kjo që bie ndesh me të gjitha përcaktimet e tyre verbale demokratike dhe humanitare. Në këtë vijë është edhe shpallja dhe njohja e të ashtuquajturit Universitet i Europës Juglindore të Tetovës (UEJT), si kundërshti e dhunshme e Universitetit Shqiptar të Tetovës në Reçicë të Vogël, i cili, vite me radhë pret zyrtarizimin dhe njohjen nga ana e pushtetit nacionalist sllavo-maqedonas. Imponimi i strukturave të huaja me një universitet tjetër në të njëjtin vend, është poashtu një akt antishqiptar. Në të njëjtën vijë dëshmohet edhe Universiteti serb në Mitrovicë të Kosovës. Habitemi si ka mundësi të krijohen këso "universitetesh" të dhunshme, duke u shkelur brutalisht kërkesat dhe të drejtat legjitime të shqiptarëve. Këto akte nuk dëshmojnë orientimin e drejtë të faktorëve ndërkombëtare, prandaj nuk mund të pranohen nga ana jonë, siç nuk do të pranohen asnjëherë rikthimet pushtuese në trojet shqiptare të pushteteve sllave, në asnjë nga tokat shqiptare që sot figurojnë brenda ndarjeve të vjetra administrative!... 
  
Armata Kombëtare Shqiptare u bën thirrje të gjithë shqiptarëve atdhetarë, nga të gjitha trojet shqiptare, veçanërisht atyre nga regjioni i Luginës së Vardarit, të mos nënshtrohen kurrsesi nën shovinizmin sllavo-maqedonas; të ndihmojnë strukturën çlirimtare të AKSH-së; dhe të mobilizohen në luftën e pakompromis për liri! AKSH-ja është armatë kombëtare çlirimtare dhe vepron për të drejtat e tyre legjitime. Populli i shumëvuajtur shqiptar i këtyre trojeve, duhet të ndihmojë armatën e tij! Ata nuk duhet të bien viktimë e propagandës mercenare të ish-liderëve të UÇK-së, që tradhëtoi popullatën vendase dhe kushtëzon mbetjen e kësaj treve vitale nën dominimin sllavo-maqedonas pushtues, përshkak se është paguar prej tyre të sabotojë e të tradhëtojë të gjitha përpjekjet çlirimtare të popullit të vet! Krijesa të dilla, nuk kanë gjak të pastërt shqiptar në damarë! Ish-luftëtarët atdhetarë të UÇK-së së tradhëtuar, nuk duhet të mashtrohen nga porollat demagogjike të tyre! Ata, i kanë të hapura dyrt të mobilizohen në radhët e AKSH-së, sepse si UÇK, asnjëherë nuk do të mund të mobilizohen në luftë për liri!...  

Ne konfirmojmë botërisht se AKSH-ja nuk do të pajtohet asnjëherë me ripushtimet sllave të tokës shqiptare, dhe se do të luftojë deri në çlirimin definitiv të tyre dhe bashkimin me shtetin-amë, Shqipërinë, pa marrë parasysh si do të sillet faktori i shitur politik. Lufta e AKSH-së, është luftë e drejtë dhe çlirimtare! Ajo, patjetër do të fitojë!...

Rroftë populli shqiptar dhe të drejtat e tij legjitime! Rroftë kombi i bashkuar shqiptar! Rroftë AKSH-ja! Vdekje tradhëtisë! JA VDEKJE-JA LIRI!


Për Shtabin Suprem të AKSH-së,	
Shefi i Shtabit,
Hekuran Asllani, Gjeneral Kolonel




More information about the ALBSA-Info mailing list