Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Guys, this article from KLAN is absolutely hilarious

Xhuliana Agolli xagolli at stumail.sjcsf.edu
Thu Oct 25 12:26:52 EDT 2001


Dy zezake nga Dibra

Nje ngjarje qe po ben buje ne gjithe boten franceze te basketbollit. Dy amerikane me ngjyre kane zbarkuar ne Paris duke u betuar se jane shqiptare. Si deshmi, nga nje pasaporte te rregullt me shqiponje.

Nga Parisi, Marin Haxhimihali

Pak jave me pare, nje punonjes i zyres konsullore te ambasades shqiptare ne Paris nuk u besoi syve teksa nisi lexonte nje faks te ardhur nga federata franceze e basketbollit. Nje faks qe i kalonte kufijte e se magjinueshmes. Aty kerkohej te vertetohej nenshtesia shqiptare per dy basketbolliste amerikane qe per here te pare do te luanin ne kampionatin profesionist francez. Per me teper faksit i ishin bashkangjitur edhe fotokopjet e pasaportave te dy amerikaneve - teknikisht te rregullta - te cilat ishin leshuar nga komisariati i policise Diber. Ajo qe kishte terhequr vemendjen e zyrtareve te federates franceze te basketbollit ishte fakti se te dy basketbollistet ishin zezake. Per kete arsye federata i drejtohej Ambasades se Shqiperise ne Paris per te shmangur cdo dyshim lidhur me origjinen e lojtareve perpara fillimit te sezonit. Historia ishte teper intriguese per ta lene ne heshtje. Zedhenesi i federates franceze te basketbollit, René, nje burre rondokop rreth te pesedhjetave thote se megjithe njohurite e tij modeste ne gjeografi dhe histori, ai e ka te qarte se numri i banoreve me ngjyre ne vendet e Ballkanit e rrjedhimisht dhe ne Shqiperi eshte shume i paket, per te mos thene zero. Madje i shtyre nga kjo ceshtje Reneja gjate javeve te fundit ka shfletuar me shume atlase dhe manuale per Ballkanin sesa gjate gjithe jetes se tij. Ai megjithate, nuk harron te tregoje nje faks te nisur nga s'dihet se kush, i cili edhe pse s'ka asnje vule zyrtare pohon nenshtetesine shqiptare te dy amerikaneve. "Ne nuk kemi asgje ndaj ketyre djemve, por preferojme tu dalim gjerave perpara qe pa filluar sezoni, per te mos rene ne poziten e kolegeve tane te futbollit", thote zedhenesi i federates. Ne fakt vitin e kaluar per shkak te lojtareve me pasaporta false, kampionati francez i futbollit per pak sa nuk u anullua dhe per perfundimin e tij te rregullt u deshen disa vendime gjyqesore. Si rrjedhoje e ketyre vendimeve ekipe si Saint Etienne apo Toulouse u zbriten perkatesisht ne kategorine e dyte dhe te trete per shkak se kishin aktivizuar lojtare te huaj me pasaporta false. Dukuria duket se u shfaq kete vit edhe ne basketboll, por me nje te vecante. Per here te pare FIBA sivjet ka hequr cdo kufizim per aktivizimin e lojtareve europiane. Pra, ndryshe nga futbolli ku njihet vetem rregulla e ashtuquajtur Bosman, ne basketboll mund te aktivizohen lirisht dy kategori lojtaresh: shtetas te vendeve te Bashkimit Europian (Bosman A) si dhe te pjeses tjeter te Europes (Bosman B). Zbatimi i ketyre rregullave ka sjelle nje tejngopje te ekipeve franceze me lojtare jugosllave, sllovene, kroate, apo nga ish-republikat sovjetike. Gjithsej ne 16 ekipet e liges se pare aktivizohen lojtare nga 36 vende. Tani ne France cdo ekip basketbolli ka te drejte te aktivizoje nga dy amerikane dhe nje numer te pakufizuar europianesh. Per kete arsye, nese nje amerikan eshte i afte te provoje nje shtetesi tjeter, ai i jep klubit mundesi ta aktivizoje si joamerikan, duke mos e tejkaluar kuoten. Drejtuesve te federates franceze u linden dyshime kur pane keta dy amerikane me ngjyre te mbanin ne duar pasaporta shqiptare, prandaj iu drejtuan ambasades shqiptare per verifikim. Shume e veshtire te gjenden ne Paris dy "amerikano-dibranet", Jason Forrestal dhe Marques Bragg. I pari pasi nje heshtjeje te plote u largua nga ekipi i tij Vichy. Tjetri, i blere nga Gravelines (vendi i 8-te ne kampionatin e kaluar), bente be e rrufe se nenshtetesine shqiptare e kishte "trashegim" nga gjysherit. Madje ai pretendonte se te dy gjysherit e tij ishin shqiptare, packa se ai nuk ishte ne gjendje te kujtonte "vendlindjen" e tyre. Sipas zyrtarit te federates, Bragg nuk di asnje fjale shqip e as ka shkelur ndonjehere ne Shqiperi. Ambasada shqiptare e vene ne hall ia ka percjelle fotokopjet e te dyja pasaportave ministrise sone te rendit. Pergjigjja lakonike e Tiranes nuk vonoi: "Keto pasaporta nuk jane nxjerre nga komisariati i Dibres". Asnje sqarim i metejshem per faktin se teknikisht pasaportat e amerikaneve ishin "te rregullta", pra ato nuk permbajne asnje korrigjim apo fallsifikim. Tashme kampionati filloi dhe ne dy ndeshjet e para Bragg nuk eshte aktivizuar. Federata i ka lene atij nje afat tjeter per te provuar nenshtetesine shqiptare. Gravelines ka dashur te distancohet nga kjo histori duke paralajmeruar se ne rast se Bragg nuk do te sjelle provat e nenshtetesise se tij mund te shkohet deri ne zgjidhjen e kontrates. Fejtoni i basketbollistit qe shqiptare ka vetem pashaporten ende nuk ka perfunduar, por pervec konfirmimit te thate te mosnjohjes se shtetesise se dy amerikaneve, pritet qe Tirana te reagoje me fort per te vene ne vend dinjitetin e saj te neperkembur ne menyre kaq qesharake.

-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list