| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Kurse anglishteje ne KavajeAgron Alibali aalibali at yahoo.comTue Oct 23 21:58:31 EDT 2001
AKTUALITET Kisha hap kurse falas për anglishten KAVAJE Kisha orthodokse e qytetit të Kavajës ka vendosur t'i vijë në ndihmë të rinjve kavajas. Për këtë qëllim njerëzit e fesë kanë gjetur një mënyrë shumë origjinale. Ata kanë vendosur të hapin kurse të gjuhës angleze me anë të të cilëve do t'u vijnë në ndihmë. Këto kurse do të jenë falas, për të gjithë ata që kanë dëshirë të mësojnë gjuhën e huaj më shumë të përdorshme në vendin tonë dhe në vende të tjera të Europës. Këto kurse do të jenë jo vetëm për nivelin fillestar, por edhe për ata të rinj të cilët kanë dijenitë e para të kësaj gjuhe. Pra kurset janë ndarë në nivele të ndryshme dhe në orare të ndryshme. Kjo nuk është hera e parë kur njerëzit e fesë, si orthodokse, ashtu edhe myslimane, ofrojnë ndihmën e tyre për të rinjtë me anë të organizimit të kurseve të ndryshme apo me forma të tjera ndihmash. --------------------------------- Do You Yahoo!? Make a great connection at Yahoo! Personals. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |