| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Ligji grek per marrjen e shtetesiseAgron Alibali aalibali at yahoo.comTue Oct 23 21:56:47 EDT 2001
24 Tetor 2001 POLITIKE Sa e lehtë të bëhesh grek Ligji: Mjafton një certifikatë pagëzimi Procedura e marrjes së shtetësisë për "homogjenët" o Kërkesa parashtrohet në konsullatë o Bërja e një deklarate për nënshtetësinë në praninë e konsullit dhe dy qytetarëve grekë si dëshmimtarë o Paraqitja e kopjes së pasaportës o Dorëzimi i një certifikate lindjeje ose pagëzimi o Dëshmi penaliteti e lëshuar nga shteti ku banon o Cilësimin si homogjen e shqyrton komiteti treanëtarësh që përbëhet nga konsulli dhe dy qytetarë grekë o Komiteti mund të vlerësojë çfarëdolloj faktesh që parashtron i interesuari për të vërtetuar cilësimin si homogjen Parlamenti helen ka aprovuar ligjin sipas të cilit minoritarët grekë në Shqipëri mund të marrin shtetësinë greke. Procedurat janë aq liberale sa lihet shteg për abuzimin që të përfshijë dhe ata emigrantë shqiptarë që kanë ndërruar emrin. Mjafton një certifikatë pagëzimi dhe mund të marrësh pasaportë greke, ky është thelbi i procedurës që parashikohet në ligjin që është aprovuar së fundi në Greqi. Homogjenët, (kështu përcaktohen në këtë ligj minoritarët grekë në Shqipëri) mjafton të paraqiten në një konsullatë me një kërkesë, një dëshmi penaliteti dhe një certifikatë dhe gjithçka është fare e thjeshtë. Ky ligj mund të kthehet në një "kalë troje" për shtetin shqiptar. Hileja e tij qëndron te fakti, se anashkalohen dokumentet e shtetit shqiptar, shtetas të të cilit janë dhe "homogjenët". Nga katër dokumente që duhen gjithsej për t'u paraqitur para një komisioni të përbërë nga konsulli dhe dy shtetas grekë, vetëm një është ai që e përcakton kombësinë. Ky dokument është certifikata. Tre të tjerat janë thjesht një formalitet. Në pikën "c" të nenit 63 parashikohet se "homogjeni" mund të paraqesë dhe certifikatë pagëzimi në vend të dokumentit të zyrës së Gjendjes Civile. Pra për t'u bërë shtetas grek mjafton një dëshmi nga cilado kishë e Greqisë apo qoftë dhe e Shqipërisë. Dihet tashmë se për shkak të mbijetesës një numër shumë i madh emigrantësh shqiptarë në Greqi kanë ndryshuar emrin dhe fenë. Madje shumë prej këtyre të fundit kanë deklaruar se janë me origjinë nga minoriteti grek në Shqipëri, pavarësisht se mund të mos kenë pasur asnjë lloj lidhjeje të tillë. Shkurt, zbatimi i këtij ligji krijon mundësinë për të rritur në mënyrë artificiale numrin e grekëve në Shqipëri. Athina për këtë gjë po shfrytëzon dy elementë, nevojën ekonomike të shqiptarëve për të emigruar, si dhe faktin që është anëtare e Bashkimit Evropian e bën pjesë në hapësirën "Shengen". Pra me një pasaportë greke mund të udhëtosh pa vizë thuajse në krejt Evropën. Kjo është shumë tunduese për shtetasit e një vendi, të cilët detyrohen të emigrojnë. Të drejtat e saj evropiane Athina po i përdor në mënyrë ballkanike. Aprovimi i këtij ligji përkon në kohë me periudhën kur u krye procesi i regjistrimit të popullsisë në Shqipëri. Drejtues të minoritetit grek këmbëngulin që në pyetësor të përfshihen dhe dy pika: përkatësia etnike dhe ajo fetare. Kundërshtimi i tyre u shua krejt papritur. Aprovimi i këtij ligji në Athinë duket se është shkaku i tërheqjes së tyre. Marrja dhe lënia e një shtetësie është pa dyshim një e drejtë kushtetuese në të gjitha vendet demokratike. Por mjetet ligjore që po përdor Greqia dhe, mbi të gjitha, ajo që pritet të ndodhë më pas, përbëjnë shkaqe për fërkime të mundshme mes Tiranës dhe Athinës. Numri i anëtarëve të minoritetit grek në Shqipëri dhe, duke u bazuar te kjo shifër, kërkesat e tyre ndaj shtetit shqiptar kanë shaktuar gjithmonë mosmarrëveshje. Athina këmbëngul se në Shqipëri ka 300 mijë "homogjenë", ndërsa shifrat zyrtare në Shqipëri flasin për rreth 70 mijë. Duke përdorur karremin e dhënies së pasaportës, Athina synon të bëjë vetë një regjistrim të tyre. Por procedura që përdor duket e dyshimtë, nëse kihet parasysh se, sipas këtij ligji, për të vërtetuar kombësinë greke mjafton një certifikatë nga cilado kishë e Greqisë. --------------------------------- Do You Yahoo!? Make a great connection at Yahoo! Personals. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |