| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] KOMUNIKATË (LEGJITIME) NR. 11 ( AKSH )armata_kombetare_shqiptare at hushmail.com armata_kombetare_shqiptare at hushmail.comTue Oct 23 05:47:06 EDT 2001
ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE SHTABI SUPREM /DOKUMENTE PUBLIKE DOSJA Nr. 5 Prot. Nr. 21-10/001-2 Dibër-Tiranë-Prishtinë, 21 Tetor 2001 KOMUNIKATË (LEGJITIME) NR. 11 Njësitet e armatosura të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), në mes të 20 dhe 21. Tetorit 2001, zhvilluan me sukses aksionin gueril mbi njësinë e blinduar të policisë ultranacionaliste sllavo-maqedonase në afërsi të lokaliteteve shqiptare Mateç dhe Nakushtak, në IRJM, te pika e quajtur "Mulliri", me ç`rast armikut iu shkaktuan humbje të konsideruara fizike dhe materialo-teknike. Pak ditë më parë, këto njësi policore, më parë struktura paramilitare ultranacionaliste, u përpoqën pa sukses të arrestojnë disa kuadro të larta të AKSH-së me rekomandimin e strukturave të shitura të UÇK-së, të cilat kundërshtuan paraqitjen dhe veprimin e strukturave tona të armatosura në atë zonë, duke qenë në bashkëpunim të thellë me qeverinë dhe policinë sllavo-maqedone. Gjatë këtij tentim-arrestimi, strukturat mercenare shqipfolëse, e dëshmuan mirëfilli se bashkëpunojnë hapur me regjimin e IRJM-së, OSBE-në dhe THM-në, në dëmin e çështjes kombëtare. Ato kishin mbledhur rreth vetes disa kriminelë ordinerë, të cilët, përpos shpiunazhit dhe prostitucionit të detyruar të vajzave tona, merren hapur me kontrabandë. Na habit fakti se në mesin e tyre vepronte edhe një kuadër i lartë i UÇK-së, ish- "politikan" i lartë i PDSH-së, të cilit, nuk i erdhi turp t`u prijë bandave policore që në ora pesë të mëngjesit, për të zënë strukturat e armatosura të AKSH-së. Atij dhe të tjerëve si ai, ua bëjmë me dije se çdo pëllëmbë e tokës shqiptare është tokë e jona legjitime dhe se AKSH-ja dhe strukturat tjera kombëtare nuk i pranojnë tradhëtitë e tyre të paguara me djersën dhe gjakun e baballarëve tanë; të nënave, motrave dhe të vëllezërve të pafajshëm! AKSH-ja, nuk do t`i lë as një pëllëmbë të tokës shqiptare nën thundrën e ultrashovinizmit maqedonas dhe as nën shqelmat e pistë të larove tjerë shqipfolës, që tokën dhe çështjen shqiptare i kanë bërë plaçkë tregu! Tentim-arrsetimi i kuadrove dhe strukturave tona ushtarake, ishte vepër e ndyrë (dhe e pasukseshme) e atyre që kanë shkelur me vetëdije mbi gjakun e dëshmorëve; që kanë tradhëtuar idealin e lirisë dhe çështjen e shenjtë kombëtare! Këtyre tradhëtarëve ua bëjmë me dije se strukturat tona veprojnë në tërësinë e tokës shqiptare dhe janë tejet legjitime për mbrojtjen e tyre! I paralajmërojmë, që tjera herë të mos i shohim në të njëjtën vijë me armikun, sepse nuk do t`i kursejmë! Njëherit, pushtuesve sllavo-maqedonas, që dinë të marrin paturpësisht nëpër këmbë nderin dhe lirinë e shqiptarit; që kanë ardhur në pushtet dhe mbahen me ndihmën e tradhëtisë së paguar shqipfolëse; që gëzojnë durimin dhe miradinë e të huajve në të gjitha makinacionet antishqiptare, ua bëjmë me dije se tokat shqiptare të Luginës së Vardarit, politikisht të emëruara si Iliridë, nuk janë trofe gjahu dhe as poligon i shfrimit të ndjenjave shoviniste ultranacionaliste sllave. Këto troje, janë trojet tona legjitime, më të lashta se vetë maqedonasit, dhe tradicionalisht të banuara me shumicë shqiptare. Ato janë pjesë integrale e tërësisë tokësore të tokës shqiptare dhe nuk i takojnë Maqedonisë artificiale, të ndërtuar në kurrizin shqiptarëve. Ato janë pjesë e pandarë e Shqipërisë natyrale, të aneksuara me dhunë e të ndara poashtu me dhunë nga trungu i Atdheut. Ato, duhet t`i kthehen shtetit amë Shqipërisë, apo rajonit autonom të Kosovës, e cila, poashtu duhet t`i bashkangjitet Shqipërisë. Kombi shqiptar nuk ka asnjë interes të mbajë e të rikrijojë bashkësi të tilla artificiale dominuese, si IRJM dhe RFJ. Strukturat ushtarako-policore maqedonase i paralajmërojmë që të mos gabojnë të futen në tokën shqiptare, sepse do të ndeshen keqas me goditjet e reja çlirimtare të AKSH-së dhe nuk do të gjëjnë asnjë minutë qetësi, deri në shkatërrimin definitiv. Në anën tjetër, dëshmojmë se trojet shqiptare në IRJM nuk janë poligone ku shovinizmi maqedonas mund të zhvillojë çdo lloj ekperimentesh shfarosëse dhe të diskriminimit permanent. Shqiptari është në gjendje të mbrojë dhe të fitojë të drejtat e veta, qoftë edhe me gjakun e bijve më të mirë. Dhe, nëse ky shovinizëm ultranacionalist ka paguar disa shtresa të njohura tradhëtarësh që të keqpërdorin besimin e popullit të tyre dhe të manipulojnë një luftë të nxitur e të përfunduar për llogari të armikut kombëtar e të krijesës bastarde me emrin "Maqedoni", le ta dinë fare mirë se Armata Kombëtare Shqiptare nuk e ka pranuar asnjëherë këtë krijesë armike dhe nuk e njeh fare marrëveshjen tradhëtare të Ohrit. Atyre dhe botës përparimtare, ua bëjmë me dije se çdo kufi i tolerancës ndëretnike ka kaluar dhe se shqiptari nuk është i gatshëm të viktimizojë të drejtat e tij legjitime e të patjetërsuara, për hirë të një "koegzistence paqësore" të paqenë; të pamundshme dhe të parealizueshme, me armiqtë e tij! Prandaj, AKSH-ja nuk e njeh IRJM-në dhe çdo tratativë për mbajtjen e mëtutjeshme të regjionit kompakt gjeografik autokton shqiptar brenda "sovranitetit" artificial të saj, e konsideron cenim të lirisë, të integritetit kombëtar shqiptar dhe të së drejtës legjitime të shkëputjes e të kthimit në gjirin e shtetit amë-Shqipërisë, me të cilën kufizohet. Bota duhet të kuptojë më në fund se IRJM-ja është krijesë artificiale dhe pa prespektivë, dhe se ajo nuk mund të mbijetojë në dëmin e etnisë autoktone shqiptare. Vetë emërtimi i saj nuk është adekuat. Maqedonia e vjetër nënkupton një shtet antik ku shqiptarët e përbënin forcën kryesore shtetërore. Maqedonia sllave, asnjëherë nuk ka ekzistuar. Ajo nuk mund të mbahet me investimet e kota euro-përëndimore!... Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) u bën thirrje të gjithë shqiptarëve atdhetarë, nga të gjitha trojet shqiptare, veçanërisht atyre nga regjioni i Luginës së Vardarit, të mos nënshtrohen nën shovinizmin nacionalist sllavo-maqedonas; të ndihmojnë strukturën çlirimtare të AKSH-së; dhe të mobilizohen në luftën e pakompromis për liri! AKSH-ja është armatë e tyre; është armatë kombëtare çlirimtare dhe vepron për të drejtat e tyre legjitime. Populli i shumëvuajtur shqiptar i këtyre trojeve, duhet të ndihmojë armatën e tij! Ata nuk duhet të bien viktimë e propagandës mercenare të ish-liderëve të UÇK-së, që tradhëtoi popullatën vendase dhe kushtëzon mbetjen e kësaj treve vitale nën dominimin sllavo-ortodoks pushtues, përshkak se është paguar prej tyre të sabotojë e të tradhëtojë luftën çlirimtare! Asnjë shpjegim, pos tradhëtisë së kulluar e të qëllimtë, nuk ka ngritja dhe shuarja e një ushtrie "çlirimtare-kombëtare", të bërë me djersën dhe gjakun e kombit shqiptar, e cila, në vend se të çlirojë territorin etnik shqiptar, përpiqet të sigurojë e të vulosë sovranitetin shtetëror e të paqenë të shtetit armik- Maqedonisë sllave! Si e tillë, „lufta“ e UÇK-së, ishte "luftë" mercenarësh, dhe dallon diametralisht me luftën e vërtetë çlirimtare të AKSH-së!... Lufta e AKSH-së, është luftë çlirimtare popullore! Lufta e AKSH-së, është luftë e shenjtë dhe mbrojtëse! Ajo është luftë për një kauzë të drejtë, dhe patjetër do të fitojë! Rroftë populli shqiptar dhe të drejtat e tij legjitime! Rroftë kombi i bashkuar shqiptar! Rroftë AKSH-ja! Vdekje tradhëtisë! JA VDEKJE-JA LIRI! Për Shtabin Suprem të AKSH-së, Shefi i Shtabit, Hekuran Asllani, Gjeneral Kolonel
More information about the ALBSA-Info mailing list |