Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Reportazh per Shqiptaret ne Greqi

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sun Oct 21 22:20:03 EDT 2001


Sunday, October 21, 2001 Mirembrema Mireseerdhet ne Koha Jone                         -->       -->--> 
Designed by
Suad Barbullushi --> [input] -->  -->Shqiptaret ne Greqi: duam shkolla shqip

Nga Greqia Zenepe Luka/ Teksa shkon e kthehesh nga shteti fqinj Greqia, nuk ndjehesh aspak vetem. Ne kufi, dhe me pas ne cdo qytet qe do te shkelWsh deri edhe ne Ishull, te rrethojne njerez qe flasin gjuhen e nenes. Kudo gjen shqiptare ne rruge, ne lokale luksoze, neper burgje. Ata jane punetore te nderuar, pronare lokalesh, shkrimtare, artiste qe mbushin orkestrat greke, jane sportiste qe i kane ngritur lart emrin Greqise, megjithese ne dej u rrjedh gjak shqiptari. Jane gjysem milioni shqiptare qe jetojne, punojne ne token helene, duke percjelle ndjenjat e vellazerimit te popujve. Ne Greqi nuk ndjehesh ne toke te huaj, aty ka shqiptare te hershem, arvanitas dhe te 10 vjeteve me pare qe se bashku ngrejn lart emrin e Arberise. 

Ne Kakavije, kur shqiptaret qendrojne ne radhe pa thene nje fjale, ne pritje per te marre vulen 

Ne ate dite mes tetori, ne Kakavije prisnin te pakten 300 shqiptare ne radhe per te marre vulen, e per te nisur me tej udh-_ gjate, qe deri ne Athine shenon 700 km. Te ben pershtypje qe rrine per ore te tera pa thene edhe nje fjale te vetme. Rasti i vetem qe beri buje ishte, ai i Hamdi Elmazit nga Patosi. Kur e moren vesh se cfare i kishte ndodhur, vargu filloi te tundej dhe dikush te shprehte zemerimin hapur. Ai flet ne diktofonin e "KJ", se kishte 4 nete qe flinte aty ne kufi dhe dogana greke nuk i jepte vulen. "Me humbi karta jeshile kur isha ne Shqiperi. U pajisa me nje vendim dhe me pas zyra e punes ne Greqi gjithcka qe i duhej doganes greke. Gjithcka eshte ne rregull, por kryenecesia e doganierit me bllokoi ketu me grua e dy vajzat. Kam 8 vjet qe punoj andej e gjithmone kam pare punen time", flet ai dhe syte i mbushen me lot. Vajzat Irma dhe Rovena, jane ne vitin e dyte ne gjimnaz. E para thote se do te behem kengetare popullore, kurse tjetra i ka dhene kara per tu bere avokate, vetem per te mbrojtur te drejtat e shqiptareve ne Greqi. Ne kete konfuzion qe u be padashur, prane diktofonit u afrua nje grua. Quhej Refie Jazaj, ishte nga lagja centrale ne Vlore, por kishte 12 vjet qe punonte e jetonte ne Athine familjarisht. Erdha ne Vlore se mu ca zemra nga malli, i kam te gjithe njerezit atje, por ja cti besh hallit qe na con larg, dhe pas ketyre fjaleve asaj i mblidhen lotet ne gropezen e mjekerres qe i dridhet. Por duket se diktofoni i gazetarit, ne kete rast beri pune. Kryedoganieri grek keshillon se nuk duhet te marre intervista neper rruge, aq me teper ketu ku punohet dhe pas kesaj thirri sa kishte ne koke emrin e kryefamiljarit nga Patosi, levizi syzet nga vendi, kerciti vulen mbi dokumentat e tij dhe perplasi sportelin. Ndersa shqiptari puthi diktofonin dhe iku vetetimthi drejt Athines me mjetin e tij. 

Tek sheshi i Omonias, ku preket dhimbja dhe malli i emigranteve 

Nuk ka vend me te pershtatshem se sa sheshi i Omonias, per te takuar e biseduar me bashkekombesit e tu. Ata rrethojne kiosken qe shet gazetat shqiptare, lexojne me ze te larte titujt e tyre bombastike, pastaj qendrojne te heshtur me duar ne xhepa, duke medituar. Sapo marrin vesh qe ke ardhur nga Shqiperia, te rrethojne, pyesin si vene punet, por edhe nervozohen qe i ka harruar shteti i tyre. Nuk mungojne edhe ata qe te zene nga krahu te shqetesuar, duke u ankuar per ambasaden, per gjuhen qe nuk po mesohet nga femijet. Perpara kesaj situate kur te gjithe duan te flasin, je i detyruar te heshtesh dhe vetem te rregjistrosh me diktofon, cili te jep tabllone e nje proteste ne gjuhen shqipe, ne zemer te Athines. Heno Deraj eshte nga Laci, baba i 6 femijve dhe shpreh ate qe duan ta thone te gjithe si ne kor se jemi ne vend te huaj, jemi pa dinjitetin e shqiptarit dhe kjo eshte thelbesore, te tjerat nuk na duhen. Mos ka ardhur koha te ktheheni ne vendin tuaj, ku eshte edhe dinjiteti?.. e pyesim. Por pergjigjen e japin shume zera. Ku te vime, atje nuk ka drita, uje.. 

Metush Mehmeti nga Fieri shpreh nervozizmin e tij, se perse nuk interesohet shteti qe femijet tane te mesojne historine e gjuhen shqipe qofte edhe nje ore ne dite. "Femijet tane, ngre zerin ai, po marrin te vertete vetem ate qe u thote dhaskali grek, e vlerat e kombit kane mbetur vetem ne duart e prinderve per tua trasmetuar femijeve, packa se nuk kane kohe e rropaten duke punuar 16 ore". "Ne,- thote ai,- dhe pushton me krahe grumbullin e madh te refugjateve, i ngjajme tufes se deleve te leshuar pa bari". Ne kete grumbull eshte edhe Lefter Marto,kreu i konfederates per refugjatet ne Greqi, qe me shume se cilido ju qendron prane. Ai ngre shqetesimin se ekzistojne tarifa te larta per kryerjen e dokumentacionit ne Ambasaden shqiptare ne Athine, se ne raste te vecanta ka shfjaqje korrupsioni. Po keto thenie te tij mbeshteten edhe nga te tjere. Po ne kete shesh meson se familje te tera jane pa pune, sikurse te gezon fakti qe tashme emigrantet shqiptare jane legalizuar dhe se jane qindra qe kane blere apartamente dhe jetojne njesoj si greket. Gjithcka vjen duke u rregulluar, edhe pa pune nuk kemi mbetur, por si t'ia besh mallit per njerezit, per vendin tend, shprehet Gazmir Dema nga Burreli, si tia bejme? Kjo pyetje e tij, qe mbeti pa pergjigje, na preku te gjitheve. Pas dy ore qendrimi sebashku, ata lane sheshin Omonia dhe u shperndane si zogjte, dikush ne pune, te tjere neper familje, ku presin femijet per te cuar pagen e dites. Aty, ne ate shesh preket dhimbja dhe malli i emigranteve, qe menjehere deperton ne qenien tende dhe te krijohet nje ndjesi e vecante. 

Neper Ahine tek lokalet e shqiptareve. Nisim me Klubin Laberia 

Ne kryeqytetin grek ka dhjetra lokale qe kane emrat e qyteteve apo krahinave nga vijne emigrantet qe jane bere pronare te tyre. Laberia eshte shkruar me germa te medha dhe pronari i tij eshte Luan Kaci nga Vlora. Ai rri mbushur plot me vlonjate, qe jane si mize lisi ketu ne Athine. Perballe tij edhe nje lokal tjeter qe ka pronare vajzen nga Vlora, Albanen, vajzen e Teki Gjolikut, por qe eshte martuar me nje shkodran e ka lindur dy femije, Denis e Serxhio. Aty sherben edhe i vellai, qe na thote se e ka marre malli te haje mish te pjekur nga Llogaraja, por edhe mjalte nga Kuci. Nje nate me pare aty ishin grumbulluar 50 vlonjate, ja ashtu kot si dite pushimi qe ishte dhe ia kishin shtruar vence me kenge labe. "U cmallem, -thote Albana,- qe pervec te tjerash e dallon edhe emri se eshte shqiptare. Me tej shohim nje berberane, ku punon mjeshtri shqiptar me emrin Timo. Mesuam se atij i kercet kurrizi nga puna, pasi jo vetem shqiptaret, por edhe shume greke qethen tek ai. Disa metra me larg, nje tjeter lokal me emrin Narta, me tutje, Leskoviku, Lushnja, Korca... Gjysma e qyteteve te Shqiperise ishin aty ne zemer te Athines. Pse pronare te lokaleve, jane bij te tyre dhe eshte e pamundur te harrosh vendin tend. Kjo eshte deshmi e gjalle e lidhjes me vendlindjen. Ambasadori shqiptar ne Athine, Kastriot Robo, na dergon tek nje selenicar, ne Pire, Lili Jarazi, quhej ai. Ai kishte marre me qera nje taverrne, per te cilin ishin bere xheloze greket. Kishte punesuar aty vjehrrin e vjehrren, vellane, nusen, por kishte edhe greke e italiane. Gjithcka shkonte shume mire dhe Lili mburrej me kete, pasi sic thote ai, kemi sjelle ketu krenarine shqiptare. "Kam ikur qysh me 1992,- thote ai,- dhe kam punuar edhe 16 ore si hamall. Tani qe kam kete lokal luksoz, vura ne vend krenarine e shqiptarit. Ata gatuajne mrekullisht me duart e tyre dhe ishte kjo aresyeja qe klientela shtohej nga dita ne dite. Ndersa synonte qe te gatuante edhe gjellet specifike shqiptare, qysh nga fasulja deri tek tava e baltes. Teksa largohemi prej tij me gezimin qe na pushtoi, ndalemi disa caste perpara godines se Teatrit Popullor publik te Pireut, qe te mahnit me arkitekturen e stilit grek. Te gjithe e kane mesuar faktin se aty, ne Teatrin e Pireut ka qene sufler, i madhi Fan Noli 

Ne burgjet greke, 1955 shqiptare, ose 1/3 e te gjithe te burgosurve 

Te burgosurit jane pjesa me e dhimshme e emigranteve shqiptare. Sekretari i dyte i Ambasades Shqiptare ne Athine, Andi Mahilaj, na njeh me punen qe eshte bere per tju ardhur ne ndihme shtetasve, ndersa na shqetesojne shifrat e larta te te denuarve. Ne te 27 burgjet greke, vuajne denimin plot 1955 shqiptare, nder ta jane 49 femra, 109 te mitur dhe mosha e tyre varion nga 15 deri ne 55 vjec. Krimet e kryera nga shqiptaret jane trafik droge, qe zene pjesen me te madhe, por edhe krime ndaj personit nga grabitja e deri ne vrasje. Disa dite me pare u kap edhe nje grup i madh falsifikatoresh, aty ne afersi te selise se Ambasades. Ishin 10 vete qe u arrestuan nga policia greke dhe ju gjeten si prova materiale vula te falsifikuara te ambasades, te Ministrise se jashtme Greke pasaporta shqiptare, certifikata te falsifikuara, 70 patenta nderkombetare etj etj. Ata kishin abuzuar ne kohen e pikut te punes qe behej per legalizimin e emigrante duke percjelle edhe imazhin e keq te Ambasades. Lidhur me njerezit e burgjeve, ku nje pjese e mire eshte denuar me 25 vjet deri edhe me burg te perjetshem. Ambasada ka vendosur kontaktet e saj. Madje sikurse shprehet ambasadori Robo, konsujt shkojne ne te gjitha burgjet per te kontaktuar, marrin pjese edhe ne gjyqe dhe nuk jane te rralla rastet kur vete drejtesia greke ka pranuar se eshte bere padrejtesi sikurse ishte rasti i nje te riu ne Selanik, qe u lirua menjehere. "Jane te dyja anet e medaljes, edhe numuri i madh i te denuarve, por edhe denimi i ashper qe aplikohet per shqiptaret", thote Mahilaj. Ne burgun e Koridholes, fare prane Athines, vuajne denimin 386 shqiptare. Autoritetet e burgut u treguan te sjellshem ne komunikim, por edhe te burgosurit nuk kishin ndonje verejtje per ta. Aty mesuam historine e Mentor Menkshit, emigranitit te ardhur nga Cerma e Lushnjes. Ai ishte nder djemte me te mire qe punonte ne Alqidhe prej 7 vjetesh, por nje dite e pesoi. "Isha me mjetin tim,- thote ai,- kur me del perpara nje shqiptar e me thote. Merre kete porosi e coje tek ai lokali. Merre se ndryshe do te vras ty dhe prinderit e tu qe i njoh mire. E mora, sapo eca 100 metra, me zuri policia, ne qeske kishte pasur 5 kg kanabis, qe mua do te me kushtoje jeten", thote ai dhe qan si femije. Aty ka ardhur per ta takuar edhe motra e vetme, Ledi, nje vajze e bukurr qe prek me ngasherimin e saj edhe policet greke. Gjithe kjo ushtri te burgosurish, qe ze nje te treten e te burgosurve, eshte pjesa me e dhimshme e atij gjysem milion emigrantesh shqiptare qe punojne e jeton ne Greqi. 

Ne spitalin e Athines, ku Elida, vajza e policit nga Lushnja, pret kembet e drunjta. 

Ne spitalet greke ka shume shqiptare qe kurohen sipas kontratave midis shteteve. Nje pjese e mire bejne dializen e veshkave, ka edhe semundje te renda, por rasti i Elida Shulit, ishte pika me e dhimshme, qe prek edhe gurin. Historia e dhimshme e policit Idriz Shuli, te cilit i u vu bomba me 4 korrik ne shtepi, ka mbushur me dhimbje jo vetem spitalin e femijve te Athines. Ne dhomen nr, 5. mbi nje krevat rri shtrire mbi krevat e mbuluar nga lotet e te emes Elida Shuli. Kjo vajze e bukur si yll, me nje intelekt tej moshes, eshte mbuluar me letrat e shoqeve, te mesueses dhe mytet ne lote. Asaj i u prene te dy kembet nga gjuri e poshte dhe pret qe shteti shqiptar ti bleja kembet prej druri ne Gjermani. Nena e saj, Dallandyshja, qe e ka femije te vetem e ka te veshtire te kujtoje tragjedine e asaj dite, kur i vendosen tritol ne ballkon e ne dere, per shkak se burri i saj ishte polic. Gjithcka u shkaterrua, por dhimbja e familjes eshte prerja e kembeve te vajzes. Ia dime per nder Arta Dades, deputetes, qe na ndihmoi te vijme deri ketu dhe te shpetojme jeten e vajzes, ndersa po vonohen kembet e Elides. "Ta shoh edhe njehere qe te ece dhe te vdes", ngasherehet ajo. Elida na lexon me ze te larte letren qe i ka derguar mesuesja nga Lushnja Tatjana Shtamo. "Harroje gjithcka ndodhi, e keshillon ajo, quaje si nje enderr te keqe, une e di qe ti je vajze e zgjuar dhe me kurajo". Po Elida ze fytyren me duart e vogla dhe pyet: Si ta harroj mesuese, po kembet? Po momenti me i dhimbshem, qe na preku te gjitheve ishte kur lexoi letren e shoqes se banges Ela Nezirit. "Une do te kujtoj sa te kem jeten, i thoshte ajo dhe pres te vish, se me plasi malli". Nga diktofoni i "KJ" Elida donte te pershendeste mesuesen shoket e shoqet e klases, komshijen dhe vajzat e saj me te cilat eshte rritur dhe qe tani kane shkuar ne Durres, dhe i lutet xhaxhi kryeministrit qe te dergoje te hollat qeveria dhe asaj ti vijne kembet e drunjta. "Une s'kam cti bej atij qe na vuri tritolin e me mori kembet, por i lutem Zotit te me marre hakun", thote vogelushja, qe perseri mbulon syte e qan. Elida Shuli. dhimbja qe ahpon si piskame cdo zemer q e e sheh. Ajo nuk ecen me, leviz me nje karroce dhe fotot qe ka bere me pare, i ruan si gjene me te shtrenjte. 

Ne Ishullin e Ebuies, Alkidha, ku operon kirurgu vlonjat 

Ne ishullin e Evies, ka shume shqiptare qe punojne e jetojne. Ai eshte i dyti pas Kretes dhe ka nje gjatesi prej 180 km e gjeresia shkon deri 50 km. Qyteti ne zemren e tij, eshte Alkidha, qe ka 110 mije banore, aq sa Vlora. Ka dy ura, e vjetra eshte 40 metra e gjate dhe hapet e mbyllet sa here kalojne vaporret nen uje per ne Selanik e gjetke. Prej 5 vjetesh eshte bere ura e re e larte, ku vaporrat kalojne lirshem. Karakteristike eshte levizja e ujrave qe nderrojne drejtimin cdo 6 ore dhe te jep pershtypjen e nje lumi te rrembyeshem. Aty takuam kirurgun nga Vlora, doktorin e shkencave, Odise Papa. Ate e njohin greke e shqiptare aty. Ai tregon kalvarin e peripecive kur erdhi per here te pare ne Alkidhe, i ndihmuar nga profesori Dhimiter Gloras. Me perpjekjet e tij njohu diplomen, specializimin si kirurg dhe arriti te behej doktor i shkencave aty, mes kirurgeve greke dhe te operonte njesh me ata. Per gjate 10 vjeteve ai ka kryer aty 726 operacione nga me te veshtirat, te shkalleve me me te larte ku futet edhe laboraskopia. Por ska pak muaj qe kirurgu Odise Papa ka ardhur ne Vlore, eshte shef i pavionit te Kirurgjise. Alkidha dhe Vlora, jane njesoj te dashura per mua. Nje dite do te marr edhe gruan, mjeken pediatre Sofie dhe femijet e do te jetoj ne vendlindje. E rendesishme eshte qe te cosh ne vendin tend ate qe mungon dhe tju sherbesh bashkeqytetareve te ty. Me stafin e tij, ne sallen e re e aparaturat moderne qe kane ardhur ne Vlore, Odise Papa po kryen operacionet qe bente ne Alkidhe, qe behen nga kirurge te botes. Duke u kthyer drejt vendit tend, ndjehesh e mbushur me mbresa, qe shpalosin jeten e vrullshme te baskekombesve te tu, por edhe dhimbjen qe mbart fjala e rende refugjat. Ndoshta do te jete e afert dita, qe ky gjysem milion shqiptare te kthehen e te bejne vendin e tyre dhe qe te mos i bluaj malli, duhet te nxitojne: Shqiperine do ta bejne shqiptaret. 



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Make a great connection at Yahoo! Personals.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list