| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Shkaterrohet Bregdeti i Himares - Koha JoneAgron Alibali aalibali at yahoo.comSun Oct 21 22:15:12 EDT 2001
-->Kush e shet Shqiperine? Nga Xhemal Mato* /Ka mbi 6 dite perseri nje anije ka filluar te vjedhe reren e bregdetit te Jonit per ta shitur ne Greqi. Te gjithe banoret e Himares dhe te fshatrave perreth, e quajne "anija greke", ndonese asnje nuk e di se cili eshte pronari i vertete. Cdo dite ajo akustohet perballe gjiut te Gjipese, ne jug te Dhermiut per te gerryer nga fundi i detit reren me te mire te bregdetit te Himares. Gjiu dhe kanioni i Gjipese jane cilesuar si nje nga bukurite natyrore me te bukura te gjithe Detit Mesdhe dhe eshte diskutuar disa here nga ambientalistet tane te shpallet monument natyre per tu mbrojtur me ligj. Mali ketu eshte care mbi 100 meter thelle dhe ka krijuar ne bregdet nje plazh te vogel ranor mes shkembinjve. Kete vere ketu erdhen shume turiste te huaj dhe shqiptare sa per te kaluar nje dite dhe per te bere disa fotografi. Ne veren e vitit 1999, nje anije e nje pronari shqiptar filloi te grabise reren e gjiut te Gjipese per ta shitur ne Greqi. U fol se ajo kishte nxjerre dhe lejet perkatese per kete lloj biznesi si nga pushteti dhe nga Agjensia Kombetare e Mjedisit. Por kembengulja e banoreve perreth dhe lufta e pergjithshme e te gjitha mediave beri qe kjo grabitje te nderpritej duke mos nxjerre mbeshtetesit qe fshiheshin pas saj. Si rezultat, gropave te medha qe u krijuan nen uje nga marrja e reres, deti gjate dimrit terhoqi reren nga plazhi dhe shkaktoi daljen e shkembinjve ne zonen ku me pare pushuesit shtiheshin ne rere. Ne kete menyre u rrezikua plazhi i bukur i Gjipese, i vetmi ne kete zone shkembore. Kete radhe grabitesit filluan grabitjen ne vjeshte kur ne bregdetin e Himares s'ka pushues te shumte per ta bere buje dhe neper fshatrat e rivieres kane ngelur vetem plakat shamizeza. Megjithate, konflikti ka plasur perseri midis banoreve te paket dhe "anijes greke". Ja si e treguan ngjarjen dy banore te fshatit Vuno, Taqua dhe Lavdoshi: "Kur pame se erdhi perseri nje anije e ngjashme me ate te dy viteve me pare per marjen e reres nga fundi i detit, te gjithe burrat e fshatit Vuno u mblodhen prane bregdetit, perballe anijes qe ishte rreth 100 larg dhe protestuan me ze te larte. Por anija s'donte tia dinte dhe vazhdonte te merrte rere me kovat e saj sa nje shtepi. Atehere njeri nga burrat vajti mori ciften dhe filloi te gjuaje drejt tyre. Vetem atehere anija u detyrua te largohet drejt Himares. Po ate dite vajtem dhe u ankuam ne policin` e Himares. Por per cudi policia nuk u muar me "anijen greke" por erdhi ne fshat per te arrestuar ate qe kishte qelluar me arme. Natyrisht ne se treguam ate. Diten tjeter anija erdhi perseri ne Gjiun e Gjipese por kete radhe kishte marre ne bordin e saj edhe nje polic. Perseri ne u mblodhem ne breg dhe reaguam me te gjitha menyrat. Kete radhe ajo u largua pasi kishte mbushur barkun me reren tone. Diten tjeter anija filloi te vinte ne gji vetem naten. Ne vajtem perseri ne Himare per tu ankuar ne Bashki dhe per cudi Kryetari i Bashkise nuk kishte dijeni fare per aktivitetin e kesaj anije. Atehere ne Himarte u hap llafi se anija greke mbrohet nga nje qeveritar i larte ne Tirane. Kjo eshte historia. Anija vazhdon te marre reren tone cdo nate dhe e shet ne Greqi per te thithur sa me shume turiste atje se te ne turizmin e ka marre lumi". Pothuajse te njejten histori treguan dhe Jorgua, Bashkimi dhe banore te tjere te Bregut. Por me e cuditshmja eshte pohimi i disa specialisteve te mjedisit qe thone se "Agjensi Kombetare e Mjedisit" para disa muajsh jua ka dhene lejen kesaj anije qe te ushtroje kete lloj biznesi "ta shese reren e Shqiperise ne Greqi" *Kryetar i Shoqates "Masmedia dhe Mjedisi" 10/21/2001 --------------------------------- Do You Yahoo!? Make a great connection at Yahoo! Personals. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |