| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Koha JoneAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat Oct 20 20:58:12 EDT 2001
[input] --> -->Manastiri "Dyzet shenjtoret" i Sarandes i doli...pronari Sa per dijeni: Manastiri "Dyzet Shenjtoret", i Sarandes, eshte ndertuar ne shekullin e 18-te, mbi nje toke, prone te dyzet pronareve, te cilet, ne menyre krejt te pavarur e, ne te njejten nate (12 gusht, 1792), shikuan kete enderr: Sikur nje mal i madh sa Tomorri, filloi te rrotullohej si guri i mullirit te blojes se drithrave. Boshti i rrotes, prej gur mokre, sikur ishte prej ari dhe, gjate rrotullimit te gurit, prej ujit te dhesit, qe binte mbi rrote, ne folene e zgavres, shperndaheshin shkendija, prej te cilave dilte nje ze i qarte, permes te cilit, thuhej: "Ngrehu o pronar dhe thirr me ze te larte shoket e tu, bashkepronare dhe, thuaju se mbi token e juve te dyzeteve, do te ngrihet nje manastir i madh i besimit ortodoks. Frymezuesi per fillimin e ndertimit do te jete nje misionar i ndritur i Patriarkanes Ekumenike te Stambollit, i quajturi Agathokli Kajmenaqis, mitropolit i Trapezundes, bamires pakufi, per te gjithe nevojtaret e kesaj bote. Juve, do t'u takoje nje e nga nje, do te biseoje me ju, sepse, secili pronar i Sarandarit (Dyzeteshes), ka degjuar te njejtin ze, qe perhapej si jehone". Te nesermen, sarandaret, me vrap shkuan njeri te tjetri dhe u mblodhen koke me koke per te treguar te njejten enderr, qe u kishte kallur daten per faktin se duhej sakrifikuar prona e tyre e shenjte (ashtu sic ishte shenjteruar) per nje qellim te shenjte. Misionari Agathoklis Kajmenaqis, hipur mbi nje kale te bardhe e te zbukuruar me shale e sixhade te punuara ne Eubeas, mberriti ne fshatin e vogel te asaj kohe (ku sot eshte qyteti i Sarandes) te quajturin Hrisos, buze detit, ku ngriheshin shkembinj thepa-thepa. Qarkoria e derguar nga Patriarkana Ekumenike e Stambollit, kishte mberritur ne Hrisos trei dite para ardhjes se mitropolitit Agathoklis Kajmenaqis, qe kishte te veshur nje perlerine te zeze prej mendafshi kinez, nje kamillaf ne koke me nje kryq te kuq ne mes, nje pitrail te varur ne qafe, i cili i shkonte gjer ne fund te kembeve, dhe, mbi te, nje kryq floriri goxha te madh e me peshe te rende. Sikur t'ju kishte peshperitur atjeqofti ne vesh, te dyzet pronaret e tokes, te gjithe u takuan me mitropolitin ne vendin, ku do te ngrihej manastiri, po ne ate ore e ne te dite (tri dite pas mberritjes se qarkores q- mbante numrin 1072). Te dyzet pronaret, kishin midis tyre mytesarifin e Serese, qe e kishte ne ngsarkim te zone me ere portokallesh. U sollen ustallaret nga viset e "Dhjete ishujve" (nga Poros), Straqinas, Lesbos, Othonusis, Kerkyras etj) dhe, per ndertimin e manastirit, filloi puna deorde (me shpejtesi). Pas nje kohe, prej plot 36 mujash, u ngrit sinaja e manastirit "Ajios Sarandas". U pajis me te gjitha ato qe kerkonte nje manastir, nder te tjera, edhe me nje kishe te sperinose, aty perbri. Erdhen tri misionare (nje prift e tri murgj) si dhe 5 murngesha nga Manastiri i Kakomese. Meshen e pare te perurimit te manastirit e beri prifti i shquar grek i Janines Harallambis Kallokathiqis, natyrisht, ne gjuhen e Odiseut. Lexuesi i ketij materiali, te mbaje nje gje parasysh: ne kadastren e kohes (prane pashallekut te Trikalles), figuronin te dyzet pronaret e tokes, mbi te cilen u ngrit aq i bukur manastiri "Dyzet Shenjtoret". Te dyzetet, u shpallen shenjtore nga Patriarkana e Stambollit, Ekumenikja, qe luan vetem rolet "shpirterore" dhe asgje tjeter. Tridhjeteenente, prej bamiresve altruiste, qe dhuruan token per ndertimin e manastirit, nuk kishin trashegimtare, vetem njeri, i dyzeti, kishte nje djale, qe ne ate kohe studionte per teologji ne jerusalem. Sa mbaroi manastiri, para se te behej "Bekimi i Perurimit", me leckat e shenjta, u be edhe shlyerja e regjistrimeve ne kadaster dhe kalimi i manastirit ne prone te Shqiperise, por...ah, ky por, i shtatedhjeti trashegimtar (djali i atij qe studionte per teologji ne Jerusalem, kishte nje peme gjenealogjike shume te pasur dhe, per cudi, nuk iu fshi pronesia, se aty, ne kadaster punonte nje miku i babait te tij, qe me marifet, e la pronar) doli ne drite. Vitet kaluan si uji qe rrjedh nga mali poshte ne lume. Erdhi nje dite qe ne Shqiperi u shfaq ne horizont fantazma "Prone". I shtatedhjeti trashegimtar (brezpasbrezi) ishte Petro Lluka Vurgu (lindur e rritur ne Greqi), qe njihet si Petros Llukanis Vurgaqis, siguroi dokumente te "rregullta" nga arkivi dhe kadastra, mbi bazen e te cilave perfitoi me ligjin qe s'e luan... topi te drejten e pronesise absolute mbi "Manastirin Dyzetshenjtoret" te Sarandes. E uruan edhe pushtetaret qe ta trashegoje se, nje shembull i tille pronesie, eshte edhe ne vende te tjera, ku prona eshte e shenjte, por nuk e le rehat...shejtani, si atjeqofti. Thoma Comora --------------------------------- Do You Yahoo!? Make a great connection at Yahoo! Personals. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |