| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Lahuta e Malcise - GSHAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri Oct 19 15:46:03 EDT 2001
KULTURE Reshat Arbana reciton "Lahutën" në kasetë TIRANE Zëri i aktorit Reshat Arbana duke interpretuar "Lahutën e Malcis" është inçizuar në një kasetë. Kjo kasetë shoqëron botimin e fundit të kryeveprës së Fishtës. 16000 vargjet e "Lahutës së Malcis" janë përmbledhur në 4000 vargjet më të zgjedhura të tij. Botimi i fundit është përgatitur për moshat e ndryshme, me theks gjimnazet, nga Shtëpia Botuese e Librit Shkollor. Përgatitja e saj është bërë nga Tonin Çobani dhe është plotësuar me shënime filologjike nga Tef Topalli. "Eshtë prekur gjuha origjinale e Fishtës, por ajo është përshtatur për gjuhën e sotme. Gjithsesi, atje ku nuk ka qenë e mundur, është bërë një shpjegim filologjik nga Topalli", thotë Çobani. E veçanta e këtij botimi qëndron në faktin se, kjo do të çelë serinë e përshtatjeve të tjera. Pra, figurat më të shquara të letërsisë shqiptare do të vijnë përmes zërit të artistëve më të njohur shqiptarë. Ende sot është i gjallë interpretimi brilant i aktorit Naim Frashëri për poemën "Bagëti e Bujqësi" dhe i aktorëve të tjerë: Pjetër Gjoka, Prokop Mima, Kadri Roshi, etj. Ajo që kanë menduar njerëzit e kësaj shtëpie botuese është që të pajisin botimet klasike shqiptare edhe me kaseta apo CD, ku janë të recituara pjesët nga artistë shqiptarë. E filluar me artistin Reshat Arbana për veprën e Gjergj Fishtës, kolana do të vazhdojë edhe me pjesë me artistë të tjerë. Për këtë përshtatje të "Lahutës së Malcis" është menduar që pjesët e reduktuara do të zëvendësohen me shpjegime në tekst, të cilat do të ruajnë uniformitetin e pjesës si një të tërë. "Ky botim do t'i japë mundësi njerëzve të ndryshëm, që të afrohen vetë në botimet origjinale të këtyre titanëve të letërsisë sonë", kanë thënë organizatorët e tyre. Reshat Arbana është një nga aktorët më të njohur të artit shqiptar në 30 vitet e fundit. Mjafton emri i tij, për t'i siguruar sukses një vepre. --------------------------------- Do You Yahoo!? Make a great connection at Yahoo! Personals. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |