| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] (no subject)Xhuliana Agolli xagolli at stumail.sjcsf.eduSun Oct 14 15:31:39 EDT 2001
Pershendetje, Une kam disa jave qe po mendoj se do t'ishte shume e dobishme dhe interesante--per arsye disa prej te cilave edhe nuk mund te parashikohen :-)--qe studentet shqiptare neper ShBA te mblidheshin dikur sebashku per te kaluar nje mbremje ne nje restorant diku. Ideja ime eshte qe kjo gje te ndodhe andej nga mesi a fundi i Dhjetorit ne NYC ose Boston, kur shume studente duhet jene me pushime shkolle, dhe ku ata si une do te kene mundesi te kthehen prane te afermeve (dhe miqve qe i duan shume). Une do vazhdoj te perpiqem per te kontaktuar studente te tjere te interesuar ne NY, Boston dhe vende te tjera, por, nderkohe, nqs ju jeni te interesuar te merrni pjese ne kete eveniment te mundshem, apo edhe te me ndihmoni ne realizimin e kesaj ideje (sidomos nqs ju ndodheni ne NY ose Boston personalisht), ju lutem te me dergoni nje mesazh ne posten time elektronike (xagolli at stumail.sjcsf.edu). Dhe nqs ju njihni studente te tjere te interesuar, ju lutem njoftojini edhe ata qe nje ide e ketille eshte duke u harbuar ne mendjet e disave, dhe se realizimi i saj varet direkt prej tyre (studentave qe do te duan dhe kene mundesi per te marre pjese). Miqesisht, Xhuliana Agolli -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |