| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Bugajski per Koha JoneAgron Alibali agron at rcn.comWed Oct 10 18:38:27 EDT 2001
Bugajski: "Fushata antishqiptare synon diskretitimin e SHBA-se ne Ballkan" Nga SHBA, Keida Kostreci - Qarqe me peshe ne hartimin e politikave strategjike te Uashingtonit mendojne se akuzat e pabazuara per lidhje me terrorizmin ndaj Shqiperise dhe shqiptareve, duhen konsideruar si dezinformacion i qellimshem qe minon perpjekjet e SHBA-se per te zhdukur terrorizmin, ndersa thone se qendrimi i shkelqyer i shqiptareve pas sulmeve ne SHBA do te mbahet mend gjate ne kryeqytetin amerikan. Janusz Bugajski, Drejtor i Projektit per Evropen Juglindore ne Qendren per Studime Strategjike dhe Nderkombetare (CSIS), me baze ne Uashington, ka sqaruar ne nje interviste ekskluzive per "KJ", se pse fushatat dezinformuese te disa vendeve ballkanike jane ne dem te perpjekjeve te SHBA ne lufte kunder terrorizmit dhe ka thene se ato jane perpjekje te tyre per te fshehur deshtimet e brendshme. Ai gjithashtu ka sugjeruar se cili duhet te jete roli i vendeve te Ballkanit ne kete moment kur vemendja e Komunitetit Nderkombetar eshte drejtuar nga lufta globale kunder terroristeve. "Per fat te keq, disa lidere politike ne rajon i kane akuzuar padrejtesisht shqiptaret si terroriste, sepse kjo eshte e lerverdisshme per te larguar vemendjen nga deshtimet e vete atyre per te kontrolluar radikalizmin dhe kriminalitetin e vendeve te tyre", eshte shprehur Bugajski, duke komentuar fushaten e koheve te fundit te ndermarre kryesisht nga Greqia, Serbia dhe Maqedonia ndaj Shqiperise dhe shqiptareve ne rajon. Por ai ben te qarte se nocioni qe shqiptaret jane "fondamentaliste" konsiderohet ne Uashington sigurisht si nje fabrikim. "Autoret e fushatave te tilla dezinformuese po shihen gjithmone e me shume si oportuniste qe kerkojne t'i terheqin vemendjen Amerikes nga misioni i saj per te crrenjosur terrorizmin nderkombetar", tha Bugajski, nje studiues i njohur i problemeve te Evropes Lindore, te politikes etnike dhe shoqerive te Botes se Trete. Ne vijim te nje paralajmerimi qe ka bere qe heret pas perplasjes se avioneve te rrembyer ne Qendren Nderkombetare te Tregtise, ne Pentagon dhe ne Pensilvani, Bugajski u ka sugjeruar vendeve ballkanike te mos manipulojne situaten e krijuar. "Shtetet e Ballkanit duhet te jene te kujdesshme dhe te mos manipulojne kercenimin e terrorizmit nderkombetar per t'u perpjekur te nxjerrin avantazhe ne kurriz te fqinjeve te tyre. Pervec rastit kur jane te provuara, akuzat provokative te lidhjeve te supozuara mes disa aktivisteve ne rajon dhe rrjetit te Bin Laden duhet te konsiderohen si dezinformacion i qellimshem qe, ne te vertete, minon perpjekjet e Shteteve te Bashkuara per te crrenjosur murtajen e terrorizmit te organizuar", ka thene ai me tej per "KJ". CSIS eshte nje qender private studimesh nderkombetare e krijuar kater dekada me pare qe u ka ofruar liderve nderkombetare shpjegime strategjike per ceshtje globale aktuale dhe ne sfaqje e siper, si edhe me zgjidhje politike per to. Studiuesit e saj i paraqesin analizat e tyre per ceshtje strategjike shume shpesh ne Kongresin Amerikan dhe tek anetare dhe komisione te vecanta te tij, duke sugjeruar qendrime te lidhura me politiken nderkombetare. Vete Bugajski ka marre pjese ne seanca te tilla, kur eshte bere fjale per probleme te Evropes Juglindore. Ai jo vetem hedh poshte ne intervisten e tij akuzat ndaj shqiptareve, por shpreh vleresimin e Uashingtonit per qendrimin e mbajtur prej tyre ndaj sulmeve. "Shqiptaret ne Shqiperi, Kosove dhe kudo tjeter kane mbajtur nje qendrim te shkelqyer ne mbeshtetje te Shteteve te Bashkuara. Kjo ishte e dukshme jo vetem ne deklaratat qeveritare, por edhe ne veprimet dhe shprehjet e qytetareve te zakonshem. Nje mbeshtetje e tille do te kujtohet dhe vleresohet gjate nga Uashingtoni", tha ai. Shqiperia eshte shprehur me ane te nje deklarate te mirutuar ne Parlament ne mbeshtetje te SHBA dhe eshte angazhuar per te punuar ne luften kunder terrorizmit. Nje prove e angazhimit te saj, eshte fakti qe ajo ve ne dispozicion te gjithe hapesiren e saj, ajrore, detare dhe tokesore ne sherbim te qellimit global te luftes kunder terrorizmit. Nderkohe qe te gjitha keto veprime flasin per pozicionin e qarte te Shqiperise ne koalicionin anti-terror, analisti amerikan mendon se eshte e qarte qe fushata antishqiptare ka per qellim qe te minimizoje pozicionin dhe aspiratat e popullsise shqiptare ne Evropen Juglindore. "Ajo (fushata) synonte gjithashtu qe te diskreditonte misionet e NATO-s dhe lidershipin amerikan, ndersa shkonte ne ndihme te Rusise ne perpjekjet e saj per te rifituar influence ne rajon", tha ai me tej. Bugajski nuk mohon se ka patur perpjekje per nguljen e bazave fondamentaliste ne Shqiperi, ashtu si edhe ne Bosnje dhe Kosove, por thote se ato kane deshtuar. "Disa interesa politike ne Lindjen e Mesme u perpoqen te ngulnin baza fondamentaliste ne vende si Bosnja, Kosova dhe Shqiperia. Por perpjekjet e tyre nuk gjeten nje terren pjellor", shprehet ai. Bugajski radhit edhe nje sere qendrimesh qe vendet e Ballkanit duhet te adaptojne, jo vetem si ndihme direkte ne luften kunder terrorizmit, por edhe per te bere te mundur qe te evitohen problemet ne kete pjese te globit, gje qe gjithashtu do te perbente nje lehtesim per SHBA. Ai u shpreh se Qeverite e Ballkanit dhe te gjithe lojtaret kryesore politike duhet te gjejne pika bashkepunimi ne nje numer fushash si ndertimi i institucioneve, bashkepunimi ekonomik, lufta kunder krimit, te drejtat e minoriteteve dhe kufizimi i radikalizmit politik, ideologjik dhe fetar. "Iniciativa te tilla do te ndihmojne ne ftohjen e "pikave te nxehta" ne Ballkan. Kjo eshte thelbesore me qellim qe vemendja amerikane te mos hiqet nga lufta me e gjere kunder vrasesve nderkombetare", tha ai per "KJ". Bugajski nuk ka munguar te shprehe indinjaten e tij per protestat e grekeve ne Athine kunder aksionit ushtarak amerikan, pas sulmeve terroriste. Behet fjale per demonstrimin e rreth 5 mije veteve ne fund te shtatorit para Ambasades Amerikane ne Athine, ku demonstruesit, aktiviste te anti-globalizmit dhe grupe te mbeshtetura nga Partia Komuniste greke, kerkuan qe Greqia te refuzonte te merrte pjese ne aksione ushtarake kunder Afganistanit dhe disa prej tyre leshuan slogane anti-amerikane. Bugajski i permbledh demonstrime te tilla me nje fjale: "Te turpshme". "Dikush mund te pyese veten, se si do te reagonte Greqia nese Lojrat e ardhshme Olimpike ne Athine do te shkaterroheshin nga nje sulm terrorist vrases qe te shkaktonte mijera te vdekur dhe te sakatuar. Jam i sigurt qe ne nje fatkeqesi te tille, Amerika do te ishte e para ne rresht per te ndihmuar qeverine dhe popullin grek per t'u shkuar pas fajtoreve. I gjithe populli grek duhet te perpiqet te beje dallimin mes miqve dhe armiqve." Ne nje artikull te koheve te fundit, ju keni paralajmeruar vendet e Ballkanit te jene te kujdesshem ne trajtimin e ceshtjeve qe kane te bejne me terrorizmin, pas sulmeve ne Shtetet e Bashkuara. A mund te flisni me me shume detaje per kete problem? -Shtetet e Ballkanit duhet te jene te kujdesshme dhe te mos manipulojne kercenimin e terrorizmit nderkombetar per t'u perpjekur te nxjerrin avantazhe ne kurriz te fqinjeve te tyre. Pervec rastit kur jane te provuara, akuzat provokative te lidhjeve te supozuara mes disa aktivisteve ne rajon dhe rrjetit te Bin Laden duhet te konsiderohen si dezinformacion i qellimshem qe ne te vertete minon perpjekjet e Shteteve te Bashkuara per te crrenjosur murtajen e terrorizmit te organizuar. Nga ana tjeter, qeverite e Ballkanit duhet te bashkepunojne plotesisht ne luften kunder terrorizmit dhe te ndihmojne Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n me cdo menyre te mundshme. Ne fund te fundit, kjo eshte ne te mire te gjithkujt. Si do ta percaktonit pozicionin e marre nga Shqiperia dhe shqiptaret, pas sulmeve? -Shqiptaret ne Shqiperi, Kosove dhe kudo tjeter kane mbajtur nje qendrim te shkelqyer ne mbeshtetje te Shteteve te Bashkuara. Kjo ishte e dukshme jo vetem ne deklaratat qeveritare, por edhe ne veprimet dhe shprehjet e qytetareve te zakonshem. Nje mbeshtetje e tille do te kujtohet dhe vleresohet gjate nga Uashingtoni. Ne betejen e gjate qe shtrihet perpara, mbeshtetja me fjale duhet te kthehet ne aksione konkrete ne disa fusha: lufta ndaj krimit, veprimtaria e inteligjences, depertimi ne bazat militante, e keshtu me radhe. A e konsideroni Shqiperine me te rrezikshme se vende te tjera te Evropes, persa i takon pranise se fondamentalisteve? -Fanatizmi fetar nuk eshte nje fenomen me peshe kudo ne Ballkan. Disa interesa politike ne Lindjen e Mesme u perpoqen te ngulnin baza fondamentaliste ne vende si Bosnja, Kosova dhe Shqiperia. Por, perpjekjet e tyre nuk gjeten nje terren pjellor. Megjithate, lidhjet mes terroristeve dhe krimineleve duhet te monitorohen gjeresisht dhe te shkulen nga rrenjet, sepse te dy fenomenet jane nje kercenim per demokracine dhe sigurine. Ne kete kuptim, Shqiperia duhet te eliminoje "fondamentalistet kriminale" te saj, te cilet, ne fund te fundit, bejne lojen e terroristeve anti-amerikane. Cili eshte komenti juaj per fushaten qe disa vende fqinje me Shqiperine, si Greqia, Serbia dhe Maqedonia kane ndermarre kohet e fundit, duke e paraqitur Shqiperine si nje "fole" terroristesh dhe shqiptaret si mbeshtetes te fondamentalizmit? -Per fat te keq, disa lidere politike ne rajon i kane akuzuar padrejtesisht shqiptaret si terroriste sepse kjo eshte e leverdisshme per te larguar vemendjen nga deshtimet e vete atyre per te kontrolluar radikalizmin dhe kriminalitetin e vendeve te tyre. Nocioni qe shqiptaret jane "fondamentaliste" konsiderohet ne Uasington sigurisht si nje fabrikim. Autoret e fushatave te tilla dezinformuese po shihen gjithmone e me shume si oportuniste qe kerkojne t'i terheqin vemendjen Amerikes nga misioni i saj per te crrenjosur terrorizmin nderkombetar. A mendoni se keto qendrime kane si synim qe te hedhin poshte kerkesat e shqiptareve per me shume te drejta ne Maqedoni, si edhe arsyet e luftes kunder regjimit te Milloshevicit ne Kosove? -Eshte e qarte qe fushata antishqiptare ka per qellim qe te minimizoje pozicionin dhe aspiratat e popullsise shqiptare ne Evropen Juglindore. Ajo synonte gjithashtu qe te diskretitonte misionet e NATO-s dhe lidershipin amerikan, ndersa shkonte ne ndihme te Rusise ne perpjekjet e saj per te rifituar influence ne rajon. Pas ngjarjeve te fundit, a duhet pare nen nje kendveshtrim tjeter vendimi i administrates se Klintonit per te mbeshtetur luften e shqiptareve te Kosoves, ne 1999? -Nuk besoj. Administrata e Klintonit mbeshteti te drejta te plota per shqiptaret ne Kosove dhe kerkoi qe te eliminonte terroristin kryesor te shtetit, Milloshevic. Askush ne administraten e Bushit nuk e ka kundershtuar ne pergjithesi kete qendrim. Zhvillimet e fundit nuk e kane ndryshuar ekuacionin. A mendoni qe Shteteve te Bashkuara u duhet te jene te pranishem ne Ballkan (sic jane ato ne Bosnje, Kosove dhe Maqedoni), edhe per te mbledhur informacion per aktivitetet terroriste, si pjese e fushates globale ne kete drejtim? Shtetet e Bashkuara kane nevoje per nje prani afatgjate ne pika te ndryshme me probleme ne Bote, jo vetem per te mbledhur informacion per terrorizmin, por per te mos lejuar asnje territor qe te behet strehe per terrorizmin. Ne kete kuptim, ngritja e institucioneve te besueshme dhe qeverive autoritare dhe te ligjshme eshte esenciale ne fushaten e "parandalimit te terrorizmit". Cfare duhet te bejne vendet e Ballkanit qe te permbushin nevojen e sa me pak pikave te nxehta ne bote? Qeverite e Ballkanit dhe te gjithe lojtaret kryesore politike duhet te gjejne pika bashkkepunimi ne nje numer fushash si ndertimi i institucioneve, bashkepunimi ekonomik, lufta kunder krimit, te drejtat e minoriteteve dhe kufizimi i radikalizmit politik, ideologjik dhe fetar. Iniciativa te tilla do te ndihmojne ne ftohjen e "pikave te nxehta" ne Ballkan. Kjo eshte thelbesore me qellim qe vemendja amerikane te mos hiqet nga lufta me e gjere kunder vrasesve nderkombetare. Cili eshte komenti juaj per protestat e koheve te fundit ne Greqi, kunder aksionit te armatosur amerikan kunder terrorizmit? Me nje fjale: te turpshme. Dikush mund te pyese veten, se si do te reagonte Greqia nese Lojerat e ardhshme Olimpike ne Athine do te shkaterroheshin nga nje sulm terrorist vrases qe te shkaktonte mijera te vdekur dhe te sakatuar. Jam i sigurt qe ne nje fatkeqesi te tille, Amerika do te ishte e para ne rresht per te ndihmuar qeverine dhe popullin grek per t'u shkuar pas fajtoreve. I gjithe populli grek duhet te perpiqet te beje dallimin mes miqve dhe armiqve. Senatorja Hillary Clinton eshte shprehur ne nje interviste te koheve te fundit se dy luftrat e fundit amerikane ne Bosnje dhe ne Kosove, u bene per te mbrojtur myslimanet. Cili eshte komenti juaj per kete thenie? Nderhyrjet amerikane si ne Bonje edhe ne Kosove, u bene me qellim qe t'u jepej fund luftrave qe kishin si shenjester vende me shumice myslimane. Amerika nuk diskriminon ne baze te besimit fetar, por diskriminon mes fajtoresh dhe te pafajshmish dhe eshte ne krahun e te pafajshmit. 10/10/2001 -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |