| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Ancient scriptures discovered in Albania are in dangerAgron Alibali aalibali at yahoo.comWed Oct 3 22:57:52 EDT 2001
AKTUALITET Rruga zbulon qytetin antik Gjatë punimeve të rrugës Qukës - Qafë-Thanë LIBRAZHD Deri në fillimin e kësaj jave në Qafë-Thanë të rrethit të Librazhdit dihej që gjendej një shpellë-kishë, por që e gjithë zona ka qenë një qytezë e madhe, këtë askush nuk e pati thënë ndonjëherë. Rastësisht punëtorët e një firme shqiptare që punojnë në një gurore të firmës turke "Mak-Jol", e cila po rikonstrukton segmentin rrugor Qukës-Doganë (Qafë-Thanë), kanë zbuluar ekzistencën e një qyteze ilire. Firma shqiptare "Adi", nënkontraktore e "Mak-Jol", e ka ngritur kantierin e saj të punës në afërsi të rrugës nacionale Tiranë-Korçë, në vendin e quajtur Qafë-Thanë. Në hapësirën ku kryen punimet, kjo firmë është një shkëmb gjigant në lartësi rreth 950 metra mbi nivelin e detit, ku ekziston një shpellë qindravjeçare në brendësi të së cilës janë vizatuar piktura shumëngjyrëshe me mozaikë të ndryshëm dhe mbishkrime të panumërta. Në afërsi të shpellës, para pak muajsh është ngritur një gurore e cila furnizon me materiale firmën turke "Mak Jol". Nga gërmimet e bëra rreth masivit shkëmbor, punëtorët e ekskavatorëve kanë ndeshur në gjurmët e një vendbanimi të hershëm i cili, me sa duket, mund t'i takojë kohës së ilirëve. Në thellësitë e nëntokës së gërmuar punëtorët kanë gjetur enë të ndryshme prej balte, copa tjegullash, mbeturina të ndryshme që tregojnë për gjurmë qytetërimi, si dhe pllaka të dëmtuara guri me mbishkrime. Këto zbulime të rastësishme me karakter arkeologjik duhet të vlerësohen nga epigrafia, shkenca që merret me mbishkrime në gjuhë e alfabete të ndryshme, që nuk përdoren më sot. Por të vetmit që nuk janë parë ende në ato anë, janë arkeologët. --------------------------------- Do You Yahoo!? NEW from Yahoo! GeoCities - quick and easy web site hosting, just $8.95/month. Yahoo! by Phone. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |