Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Konica dhe Koloneli Tomson - Koha Jone

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Oct 3 22:35:43 EDT 2001


 [input] -->  -->Fjala e z. Faik beg Konica ne qivur te Thomsonit

Ministri i Brendshem m'u lut ne emer te tij, te flisja perpara ketij varri, dhe kete nder, te themi te trishtuar, e pranova ne emer te Qeverise Princerore per t'i dhene lamtumiren e fundit heroit holandez qe gjithe Shqiperia po e qan. 

Koloneli Tomson sapo ka mbushur gjashte muaj qe kish ardhur ne Shqiperi se bashku me oficere te tjere holandeze per te vendosur pak rregull ne kete vend te mjere. Komploti i Beqirit nxori menjehere ne reliev karakterin burreror, mendjen largpamese dhe shqetesimin e Tomsonit. Eshte e njohur gjakftohtesia e tij e mrekullueshme kur shkoi ne anijen qe kishin derguar komplotistet dhe i carmatosi nje nga nje dhe me nje gjest sa madheror aq dhe shperfilles hodhi ne det bomben qe e gjeti tek njeri nder ta dhe si ai pastaj i coi menjehere para gjyqit ushtarak. Keto episode te bujshme ne fillimet e shtetit tone te ri ndezen imagjinaten e popullit, dhe emri i Tomsonit shpejt behet legjendar ne kasollet tona. 

Nje episod me i dhimbshem, disa muaj me pas, e larteson shkelqimin e ketij emri dhe e rrit me shume admirimin dhe dashurine qe Tomsoni kishte ne Shqiperi. Sapo kryengritja shpertheu ne Shijak dhe ne Kavaje, nga te gjitha anet therrisnin: "Ku eshte Tomsoni"? Dhe disa dite me pas, shkruhej me gezim: "Tomsoni arriti, gjithcka do te veje mire". Besimi i pergjithshem ishte plotesisht i perligjur. Tomsoni me te mberritur ne Durres iu fut punes. Dhe nderkohe qe ai kerkonte te zbulonte doren misterioze qe kishte ndezur luften civile dhe ate qe i frynte zjarrit, ai organizoi nje levizje te pergjithshme e destinuar per te rrethuar rebelet nga te gjitha anet, dhe per te asgjesuar me nje goditje forcat dhe shpresat e tyre te kota. 

Eh! Ndertuesi heroik nuk do ta shihte fundin e vepres qe kishte projektuar. Te habitur nga nje sulm rrufe qe gati e vuri Durresin ne duart e rebeleve, koloneli Tomson e shpetoi situaten, fale gatishmerise se heroizmit te tij. Por Shqiperia qe ishte mesuar ta donte si mbrojtesin e saj te madh te rendit publik, tani e qan si nje martir te lirise se saj. Tomsoni vdiq ne fushen e lavdise. Mirenjohja jone, Veneve te Uleta qe na e derguan, admirimi yne popullit qe lind te tille heronj. 

Tomsoni ishte shume i kenaqur nga besimi i Princit, Sovranit tone te madherishem. 

Populli shqiptar e donte me nje dhembshuri te thelle. 

Edhe vete kundershtaret ishin te detyruar ta vleresonin. 

Qendrimi i tij i shkurter ne Shqiperi ka lene nje gjurme te ndritshme, qe do te na shkelqeje ne rrugen tone te detyres. Shembulli i tij do te rroje gjithmone ne zemrat tona dhe ne historine tone, si nje monument me i perjetshem se bronzi. 

E perktheu nga frengjishtja: 

Teuta Hoxha

==

 [input] -->  -->Vrasja e Tomsonit, atentat oksidentalizmit te Shqiperise

"Koloneli Tomson, bashke me disa krere te vullnetareve, ishte ne Gazhane ku kontrollonte luften. Nje kavajas kalon tinzisht nga Ura e Dajlanit e neper det i afohet Gazhanes, fshihet prapa nje shkoze dhe qe andej qellon dhe vret Tomsonin. Mbas atij, ai vret dhe Ajdin Dragen, te vellane e Nexhipi Drages... Por nje xhandar kurveleshas e dikton kavajsin dhe midis dy paleve fillon nje duel qitjesh i cili merr fund me vrasjen e kavajsit. (Sejfi Vllamasi; "Ballafaqime politike ne Shqiperi" Tirane 1995. f.68) 

Nga Nasho Jorgaqi 

Te pakte jane ata te huaj qe kane dhene jeten per ceshtjen shqiptare e akoma me te rralle jane ata qe kane mbetur qofte dhe si episode teper domethenes ne analet e historise sone. Pa dyshim, ketyre te fundit, vendi i nderit i takon kolonelit holandez Tomson. I derguar nga Fuqite e Medha ne fillimet e ndertimit te shtetit te ri shqiptar, ky ushtarak i talentuar dhe njeri me ndergjegje te larte qytetare, u vu teresisht ne sherbim te organizimit te forcave shqiptare te rendit dhe ne mbrojtje te shtetit deri ne vetemohim. Ai eshte kthyer ne shembull lapidar, qe sjell edhe ne kohen tone nje mesazh aktual. 

Vdekja heroike e kolonel Tomsonit ndodhi ne nje vit te mbrapshte te historise shqiptare, kur ne vend kish shperthyer anarkia dhe elementet fondamentaliste orvateshin ta kthenin Shqiperine prapa. Por forcat patriotike, sado te percara e te befasuara, iu kundervune me cdo cmim dhe arriten t'i mposhtnin armiqte e perparimit. 

Jo rastesisht ne krah dhe ne krye te tyre luftoi dhe dha jeten koloneli Tomson. Dhe merr nje kuptim simbolik, qe gjaku i heroit holandez u trazua me gjakun shqiptar ne mbrojtje te progresit. Nje deshmi e kohes na e tregon kete: "Koloneli Tomson, bashke me disa krere te vullnetareve, ishte ne Gazhane ku kontrollonte luften. Nje kavajas kalon tinzisht nga Ura e Dajlanit e neper det i afohet Gazhanes, fshihet prapa nje shkoze dhe qe andej qellon dhe vret Tomsonin. Mbas atij, ai vret edhe Ajdin Dragen, te vellane e Nexhipi Drages... Por nje xhandar kurveleshas e dikton kavajsin dhe midis dy paleve fillon nje duel qitjesh, i cili merr fund me vrasjen e kavajsit. (Sejfi Vllamasi; "Ballafaqime politike ne Shqiperi" Tirane 1995. f.68) 

Vdekja e kolonel Tomsonit ishte nje humbje e rende, po ne te njejten kohe, vetemohimi tij, beri pershtypje te thelle te shqiptaret dhe u shnderrua ne nje mesim per ta. Shtypi i dites dhe kujtimet e bashkekohesve na japin nje pasqyre te sakte te jehones se madhe qe pati kjo ngjarje e paprecedent. 

Me rastin e percjelljes per ne vendlindje te trupit te kolonel Tomsonit, ne Durres, kryeqyteti aso kohe i Shqiperise, u organizua ne qershor 1914 nje ceremoni mortore ne prani te princ Vidit dhe te elites politike dhe intelektuale te kohes. Faik Konica ishte nder te paret qe kish arritur ne atdhe per t'i dhene mbeshtetje shtetit te ri. Sado qe ai nuk mori ndonje post shteteror, njihej si nje nga lideret politike, qe punoi per nje orientim perendimor te atdheut te tij. Vrasja e kolonel Tomsonit ishte nje atentat qe i behej perpjekjeve per oksidentalizimin e vendit. Faik Konica, si nje nga shtyllat e kesaj politike, ne fjalimin qe do te mbante para martirit te rene ne krye te detyres, do te behej interpret i mendimit me te perparuar shqiptar. Ky fakt dihej, por nuk njihej teksti i fjalimit. Fatmiresisht, ate patem fat ta gjejme ne numrat e koleksionit te rralle te revistes "Zana", qe dilte aso kohe e Durres. Fjalimi i botuar ne numrin e gushtit te vitit 1914 eshte nga faqet me te bukura te oratorise se kursyer te Faik Konices. Duke e shqiptuar me nje frengjishte ekspresive dhe elegante, sic dinte vetem ai, do te shprehte dhimbjen dhe mirenjohjen e shqiptareve ndaj mikut te huaj qe dha jeten per lirine e tyre. Ai do te skaliste portretin burreror te Tomsonit, karakterin e forte, mendjen largpamese, gjakftohtesine, ndjenjen e larte te detyres dhe mbi te gjitha devocionin per nje vend te vogel, sic ishte Shqiperia e sapozgjuar nga roberia disashekullore. Te Tomsoni, ai shikonte "mbrojtesin e madh te rendit publik" per te cilin kish nevoje aq shume vendi, i pushtuar nga anarkia. 

Fjala e Faik Konices per kolonel Tomsonin, na vjen nga kohe disi te ndjeshme te historise sone. Me shume se sa nje dokument, ai eshte nje mesazh kuptimplote qe ka c'i thote shoqerise sone edhe ne stadin e sotem. 

SOT




---------------------------------
Do You Yahoo!?
NEW from Yahoo! GeoCities - quick and easy web site hosting, just $8.95/month. Yahoo! by Phone.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list