| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Koha Jone per raportimet e gazetareve greke ne Shqiperi - 3.10.01Agron Alibali aalibali at yahoo.comWed Oct 3 22:27:30 EDT 2001
Si me bene gazetaret greke, ushtar te Bin Ladenit Ndricim Nero/ Braho Llapi nga Gjirokastra ngeli i pataksur ndersa ndiqte lajmet ne stacionin televiziv grek ANT1 (lexohet antena). Nuk ishte aspak halucinacion viziv dhe as degjimor. Pamja ne ekran ishte plotesisht e tij. Por ajo qe hoqi cdo lloj dyshimi ishin fjalet e gazetarit: "Ky person eshte nje nga njerezit e rekrutuar te Bin Ladenit ne Shqiperi. Eshte nga Gjirokastra. Ka milituar ne grupet terroriste gjate luftes ne Kosove. Quhet Braho Llapi. Aktualisht punon ne sherbimin e fshehte shqiptar". "Keta me siguri jane cmendur", foli me vete ai, ndersa pas tij gruaja kishte kapur koken me duar. Nuk eshte aspak triller, por nje histori e vertete e gatuar nga gazetare te lajthitur te shtetit fqinj. Braho Llapi ekziston me te vertete. Ai punon ekonomist ne degen e SHIK-ut ne Gjirokaster, ose e thene ndryshe eshte magaziner aty prej 6 vjetesh. I mbushur me merzitje deri ne fyt, ai perpiqet ta fshehe gjendjen e stresuar me me nje humor te zi. "Une ushtar i Bin Ladenit?!. Une ne Kosove?! Une terrorist?! Si thua mund te kem qene ndonjehere ne Amerike? Per kete duhet pyetur ndonje gazetar i ANT 1". Te shkretin Braho e ka zene halli dhe c'eshte me e keqja, shihet me dyshim nga nje pjese e miqve te tij. Por, me ne fund, duket se i ka dhene karar kesaj historie tek merr rrugen drejt kryeqytetit per t'u takuar me Avokatin e Popullit. Do te hedhi ne gjyq ANT1 per shpifje. Mbase ky do te jete nje nga gjyqet me te bujshme dhe emri i Brahos do te mbetet ne histori. TRAZIRAT E MARSIT, FILLESA E HISTORISE ABSURDE 45 vjecari Braho Llapi u ngrit heret per te shkuar ne pune mengjesin e 11 marsit te vitit 1997. Dy dite me pare ishte bastisur divizioni "Laberia" ne Gerhot dhe qarkullonin zera se do te digjej godina e SHIK-ut. Parandjenja nuk e genjeu tek dalloi nga larg tymin ne godinen dykateshe qe ndodhej ne hyrjen jugore te qytetit vetem disa metra nga rruga nacionale. Godines i kishin vene flaken qe ne oren 5 te mengjesit, por fillimisht e kishin plackitur. Materialetme te rendesishme kishin shpetuar, pasi dy dite me pare i kishin cuar ne ruajtje ne Divizionin "Laberia". Sipas nje ish-oficeri te SHIk-ut, arkat me dokumente nuk ishin pikasur nga plackitesit qe me shume e kishin mendjen per ndonje thes me oriz e miell apo per ndonje pushke a automatik. "Te nesermen ne shkuam ne divizion dhe i gjetem arkat te paprekura me perjashtim te njeres qe vetem sa ishte zbrazur nga ndonje plackites qe nuk ka ditur shkrim e kendim", tha ishoficeri. Keshtu qe nga godina e SHIK-ut plackitesit perfituan vetem disa mobilje te vjeteruara dhe ndonje arme te harruar pasi gjithe armatimi ishte shperndare sipas listave te prefektures. Ne zyren e drejtorit te SHIK-ut ndodhej kasaforta dhe brenda saj gjendeshin disa dokumenta pa rendesi, mes te cilave edhe nje fotografi me te gjitha te dhenat e magazinierit Llapi. Per fat te keq kasaforta e rende u shperthye me lehtesi, pasi ndoshta nga nxitimi apo ndonje arsye tjeter, drejtori i atehershem e kishte mbyllur vetem me njerin nga te kater celesat. Fotografia e Brahos ju shit nje gazetari te ANT-1 qe nuk ishte aspak i mendimit ta ruante ne arkiv. SHNDERRIMI I MAGAZINERIT NE SUPERTRAFIKANT DHE TERRORIST Para se te shpallej terrorist nga gazetari i ANT 1, ne shtator te ketij viti, magazinieri Llapi kishte pushtuar per disa dite me radhe ekranin e stacionit grek qe ne korrik te vitit 1997. "Atehere akuzohesha per kontrabande te naftes. "Gazetari grek qe me eshte ngjitur pas si semundje e keqe, me cilesonte supertrafikant qe kontrolloja cdo afere te paligjshme ne Piken e Kakavijes", tregon Llapi. Ceshte me e cuditshmja, ata tregonin edhe targat e boteve te naftes qe une kisha futur ne Shqiperi nga Greqia. Gazetari manjak grek (ai nuk ja di emrin) kishte tjerrur nje histori te tere duke bashkangjitur emrin e Llapit me dokumentacionin e vjedhur ne Kakavije dhe qe jo rastesisht i kishin rene ne dore atij. Llapi shprehet se "atehere nuk e vrava shume mendjen, pasi mendova se mund te ishte thjesht ndonje ngaterrese. Pastaj, shteti nuk e kishte marre ende veten pas trazirave te ndodhura ne mars dhe nuk ma kishte kush oreksin te merrej me hallin tim". Shumica e njerezve qe tek pamja e shfaqur e Llapit nga stacioni televiziv grek njohu magazinierin e urte dhe te ndershem e percolli me humor kete lajm te cuditshem. "Une nuk kam qene asnjehere ne Greqi dhe c'eshte me e bukura, vetem dy here kam shkelur ne Piken e Kakavijes. Ne te dy keto raste, kam dale te pres vellain", rrefen Llapi. 4 vjet me vone ne shtator te ketij viti ose rreth 15 dite me pare, fotografia e magazinierit shfaqet serish nga stacioni televiz ANT 1. Kete here "bosi i kontrabandes se naftes" na shfaqet si terrorist. "Ky person eshte nje nga njerezit e rekrutuar te Bin Ladenit ne Shqiperi. Eshte nga Gjirokastra. Ka milituar ne grupet terroriste gjate luftes ne Kosove. Quhet Braho Llapi. Aktualisht punon ne sherbimin e fshehte shqiptar". Vellai i tij Shkelqimi qe ndodhet ne kryeqytetin grek prej 6 vjetesh mbeti edhe ai i shokuar kur dalloi ne ekranin e ANT1 portretin e vellait. Ai i telefonoi menjehere stacionit televiziv grek, por askush nuk pranoi ta sqaronte dhe si per inat te tij pamja e Llapit u shfaq ne te gjitha edicionet e mevonshme te lajmeve. CESHTJA TEK AVOKATI I POPULLIT, LLAPI KERKON DEMSHPERBLIM "Mendoj se ka ardhur momenti qe une te reagoj. Duhet te bej dicka per te cnjollosur veten nga kjo padrejtesi. Nese nuk veproj keshtu, atehere do me duhet te suportoj te tjera trillime de te mbaj ne shpine te tjera epitete mbase me te renda akoma", thote Llapi. Kerkoj ndihmen e shtetit, pasi nuk jam vetem une i akuzuari dhe i fyeri". Braho mendon se "gjerat duhet te shkojne ne vendin e vet, pasi nuk ka se si te ndodhe ndryshe". Ai beson se drejtesia do te zgjidhe gjithcka dhe se pas kesaj miqte e tij nuk do ta shohin me venger. GAZETARET GREKE NE TRAZIRAT E _97 Ngjarjet e marsit te vitit '97 gjeten pasqyrim te gjere ne te gjitha kanalet televizive te botes por me afer ngjarjeve kane qene gazetaret e shtetit fqinj, Greqise. Ne jug hasje me dhjetra gazetare greke qe qarkullon te shoqeruar me badigarde te armatosur me armet e grabitura ne depot e ushtrise shqiptare. Nje taksixhi nga Gjirokastra ka shoqeruar gati ne te gjithe qytetet e jugut gazetarin e ANT-1 Vasilis Hitos. Taksisti tregon se Hitua arrinte gjithmone ne kohe per cdo ngjarje te ndodhur. Me ka bere pershtypje kur shkuam ne Korce vetem pak minuta para fillimit te trazirave". Gazetaret greke te vendosur ne Jug nuk flinin ne Shqiperi. Darka ata i gjente gjithmone ne Janine ose ne ndonje qytet tjeter kufitar. "Cdo mengjes e merrja Hiton ne Kakavije dhe aty me tregonte se per ku do te niseshim. Vetem njehere fjetem ne hotel "Cajupi" ne Gjirokaster, por te nesermen iken te tmerruar nga pleshtat dhe morrat. Telefonin e mbyllte, pasi ne rastin me te keq kishte frike mos u binte ne dore grabitesve dhe keshtu zbuloheshin numrat e telefonit te bashkepunetoreve te tij ne Shqiperi". Kronikat e gazetareve greke gjate trazirave te _97-es ne Shqiperi ishin nga me te plotat dhe me te guximshmet. Kjo per arsye te afrimimitetit te tyre me lideret e komiteteve te shpetimit. Keta te fundit e shfrytezuan ne jo pak raste televizionin grek si mjetin me efikas per te lajmeruar pushtimin e institucioneve te shtetit te papranuar prej tyre. 24 ore me pare ne mars te _97-es, stacioni televiziv MEGA lajmeroi "renien" e Prmetit, ndersa shperthimi i depove me lende eksplozive ne ish-repartin e Kordhoces u shfaq i plote nga i njejti kanal. Gazetaret greke ishin te gjithe te pajisur me radio nderlidhese, pasi ne thellesi te vendit nuk funksiononte sherbimi i telefonit celular, me perjashtim te Sarandes dhe pjeses kufitare te rrethit te Gjirokastres. Materiale shume te rendesishme rane atehere ne doren e tyre ne shkembim te shumave qesharake. Pervec demeve qe i kane sjelle shtetit ne ndonje rast ato kane shkaktuar edhe drama tek ndonje individ i vecante i ingranuar ne sherbimin e fshehte shqiptar. 10/3/2001 --------------------------------- Do You Yahoo!? NEW from Yahoo! GeoCities - quick and easy web site hosting, just $8.95/month. Yahoo! by Phone. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |