Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Koha Jone - koment - 30 shtator 2001

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Mon Oct 1 15:48:36 EDT 2001


Ministri Angjeli: "Hallexhi" para zgjedhjeve dhe kapedan pas zgjedhjes

Nje nga ministrat biznesmene e qe shquhet per ortakeri me disa pronare apo bashkebotues me median eshte ministri i Financave, Anastas Angjeli, i cili per fatin e tij te mire (dhe per fatin tone te keq) ka qelluar te jete edhe pronar i madh. Pervec ketij fati qe i ka mbire ne dere qe pas arrestimit te liderit te PS-se, Nano, ne korrik 1993, ai mbart brenda vetes edhe nje aftesi prej aktori qe do ta kishte zili edhe rektori i Akademise se Arteve, Kastriot Caushi. Ne momentet qe ka "termete politike" ai ndien si miu se ku duhet te futet, pra, gjen vrimen me te sigurte dhe natyrisht qe ka ushqim sa per kaluar "termeti". Pas kesaj Angjeli, duke qene nje grek i shqiptarizuar ne menyre perfekte, e di se cfare duhet te beje kur shikon se shefi i tij nuk e ka me ne qejf apo kur ndien se atij po i rreshqet kemba drejt gremines. Ne rastin e fundit, ai nxiton t'i jape doren per ta hedhur sa me poshte gremines, duke lare kesisoj ndergjegjen e perkundur te tij e per t'ia dhene krejt "te paster" shefit te ri qe pritet te ngjitet ne kupole pas atij qe renkon ne gremine. 

Para cdo furtune apo sezoni zgjedhor ai eshte njeriu me i dashur ne Shqiperi: te lajkaton, te ngjitet si rrodhja pas brekeve derisa ulet ne poltronin qe ka aspiruar. Pas kesaj ai ndryshon metode, njeh dhe respekton vetem ate qe e quan biznesmen dhe qe i vjen me cante ne dore, shfryn ndaj te vobekteve, pa harruar se duhet te perulet para te medhenjve qe ia kane fatin ne dore. 

Ne gjuhen e financave quhet "manovrues ekselent" dhe nuk dihet se c'fut apo c'nxjerr nga thesi i parave te shtetit. Dihet se vetem parate nuk i mungojne. Edhe kur nuk ka ne arken e madhe te shtetit, ben si ben dhe shet ndonje pjese te majme te ketij shteti andej prej nga ka origjinen helene dhe vecse buzeqesh ne ekrane te televizioneve, a thua se parate i ka gjetur ne mes te rruges. Ne te vertete ai eshte jo vetem ministri i Thesarit te nje vendi, porse edhe ministri i Planifikimit te Shtetit, pra, vete firmos e vete vulos, taman si lala kros. Nderkohe qe duhej te ishte krejt ndryshe; ai ose te bente planifikimin e parave te shtetit, pra, ne nje fare menyre kontrollin se ku shkojne, dhe dikush tjeter te hapte kasaforten e shtetit. Ministri Angjeli eshte si puna e atij hajdutit ne perrallen e arushit qe vete eshte edhe roje, edhe hajduti. Kur mbushej arka e fisit, arushi i perralles e pergjysmonte duke mbushur nje arke te tijen; ndersa kur arka e tij mbushej plot e perplot, nxitonte per te mbushur arken e fisit. Dhe keshtu ne pambarim, porse fisi nje dite mbeti jo vetem pa para, por edhe pa arken bosh! 

9/30/2001
© Koha Jone 2000 All Rights reserved 


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Listen to your Yahoo! Mail messages from any phone with Yahoo! by Phone.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list