Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Re: Agolli - Protopapa

Fatmir Cici foticici at yahoo.com
Thu Nov 22 12:18:38 EST 2001


Vendtakimi ynë këtu nuk është diçka më shumë se
bombardimi me artikuj të cilët rëndom përçojnë
ideologjinë e dërguesve. Edhe kur hapet ndonjë
diskutim nuk është gjë tjetër veçse një shkëmbim i
thartë të sharash apo kërcënimesh që shprehen duke u
mbështetur në qëndrime të sëmura pavarësisht se
formulimet janë gjoja jo vulgare; kështu e pashë unë
polemikën Agolli-Protopapa.

Në qoftë se nuk kemi diçka të udhës për të diskutuar,
le t'i kthehemi më mirë heshtjes së leximit të
artikujve-menu që na dërgojnë, sesa të vazhdojmë t'u
biem pas vogëlsirave të tanishme. Ka edhe mënyra të
tjera jashtë nga këtej për të shkarkuar mllefet dhe
marazet.

Fatmir Cici  
> 
>     E nderuara Zonja apo Zonjusha Xhuli,
> 
> megjithese i lexoj vazhdimisht mesazhet e ALBSA-s,
> nuk kam shkruar me pare 
> per disa arsye, mes te cilash faktori kohe eshte
> kryesorja.
> Ju vazhdoni te na bombardoni me artikuj nga gazetat
> qe sipas mendimit tuaj 
> duhet t'i lexojme edhe ne te tjeret. Gjithkush qe
> lexon gazetat e di qe ato 
> jane ne shumicen e rasteve relativisht te pavarura
> dhe botojne artikuj nga 
> cilido, nga njerez qe e pelqejne kete qeveri apo nga
> ata qe e urrejne ate. 
> Por edhe gazetat e bejne ate ne menyre te balancuar,
> mjafton te shikosh faqen 
> e fundit te Washington Post psh cdo dite. Prandaj do
> te qe me e udhes te 
> rekomandoni dy apo tre artikuj te kundert ne
> analizimin e situates me nje 
> hyperlink e te jepni nje mendimin tuaj per ata
> artikuj.
> Fakti qe ju jeni ne gjendje te shkruani ne keto
> borde sic ju do qefi, flet 
> shume per demokracine e ketij vendi. Neqoftese ky
> vend eshte shume i ngushte 
> per hapesiren e mendimit tuaj dhe fashist ne natyre,
> ju fare mire mund te 
> ktheheni atje ku keni lindur ose mund te shkoni ne
> Sudan, Afganistan apo 
> Arabine Saudite. Ato gjepura qe njeriu nuk e ka ne
> dore ku te banoje, nuk 
> pijne uje. Asnje nuk ju mban ju ne kete vend kunder
> deshires tuaj. Ndoshta 
> atje do te ndiheni me mire dhe jeta juaj do te marre
> me se fundi nje kuptim 
> dhe nuk do te jete me JET(E)KOTI ashtu sic ju vete e
> keni pohuar ne adresen 
> tuaj te Email-it.
> Me respekt
> J.Boci
> 
> 
> --__--__--
> 
> _______________________________________________
> ALBSA-Info mailing list
> ALBSA-Info at alb-net.com
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/albsa-info
> 
> 
> End of ALBSA-Info Digest


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! GeoCities - quick and easy web site hosting, just $8.95/month.
http://geocities.yahoo.com/ps/info1



More information about the ALBSA-Info mailing list