| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] KOMUNIKATË TË PËRBASHKËT, NR. 7armata_kombetare_shqiptare at hushmail.com armata_kombetare_shqiptare at hushmail.comThu Nov 22 10:55:51 EST 2001
KOMITETI KOMBËTAR PËR ÇLIRIMIN DHE MBROJTJEN E TOKAVE SHQIPTARE (KKÇMTSH)
DHE ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE (AKSH)
___________________________________________________________________________
Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Drejtues e KKÇMTSH-së dhe Shtabi Suprem i AKSH-së, në mbledhjen e përbashkët (urgjente) të datës 20.11.2001, shqyrtuan të gjitha burimet e veta dhe të mundshme, sikurse veprimtaritë e deritashme. Prandaj, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik (shqiptar dhe ndërkombëtar), dhe në shenjë të mbrojtjes së përcaktimeve tona tejet të qarta, parimore dhe të pastërta (konform Platformës sonë), lëshojnë unanimisht këtë:
KOMUNIKATË TË PËRBASHKËT, NR. 7
me anën e së cilës, parasegjithash demantojmë dezinformatën e mediave lidhur me rastin e shpërthimit enigmatik në tregun e boshatisur të Tetovës, të datës 18 Nëntor 2001, e Diele, të cilin, sipas tyre, e paska marrë përsipër (përmes një telefonate anonime) një pjesëtar i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH). Lidhur me këtë dhe në përputhje të Platformës sonë, konfirmojmë, si vijon:
1). Komiteti Kombëtar për Çlirimin dhe Mbrojtjen e Tokave Shqiptare (KKÇMTSH), Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), dhe askush nga strukturat tona kombëtare, nuk janë autorë të të ashtuquajturit "aksion gueril" në Tetovë, me 18 Nëntor 2001, e Diel, sipas të cilit janë dëmtuar disa dyqane shqiptare në ndërtesën ku shpërtheu bomba e kurdisur nga persona të panjohur. Ky "aksion", jo vetëm që nuk mund të quhet "gueril" apo "kombëtar", por ai paraqet vetëm një vepër të ndyrë antishqiptare, me të cilën strukturat tona fare nuk kanë të bëjnë! Një akt të tillë tipik terrorist, mund ta bëjnë vetëm vegla të shitura apo vetë organet e policisë shoviniste maqedonase, duke dashur të dëmtojnë moralisht, fizikisht, materialisht dhe politikisht popullin autokton shqiptar të IRJM-së; duke dashur të krijojnë pretekste për hakmarrjen e tyre të turpshme dhe antinjerëzore; duke dashur të hedhin baltë mbi strukturat tona, të cilave, nuk do mend se u frikësohen!
2). Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) nuk është një strukturë që përgadit dhe "zhvillon" akte të tilla. Ajo është kundër çdo veprimi nga baza e terrorizmit; kontrabandës; kriminalitetit dhe akteve tjera në kundërshtim të normave progresive ndërkombëtare. AKSH-ja është strukturë serioze ushtarake dhe strukturë poashtu serioze kombëtare që vepron në mënyrë rigoroze sipas Platformës së Komitetit Kombëtar për Çlirimin dhe Mbrojtjen e Tokave Shqiptare (KKÇMTSH), të aprovuar përfundimisht në Kuvendin Themelues të Komitetit, me 10 Qershor 2001, sipas të cilës profili moral i çdonjërit që angazhohet në strukturat tona është kriteri bazë i verifikimit! Akte si këto të tregut të Tetovës, janë veprime qesharake që mund t`i "zhvillojë" një fëmijë batakçi, pa vetëdije kombëtare dhe karakter njerëzor! Prandaj, vepra në fjalë, nuk është vepër e AKSH-së dhe askush nga strukturat tona nuk e ka marrë përsipër si akt tonin legjitim. "Burimi telefonik" që citojnë mediat, është për ne një "burim" i shpifur; i pasaktë dhe tejet i dyshimtë!...
3). Dëmtimi i dyqaneve private dhe forma të tilla të "luftës" nuk janë dhe nuk mund të jenë taktikë dhe strategji e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH). Ato janë dhe mund të jenë vetëm akte terroriste të bandave terroriste maqedonase, të cilat, vite të tëra, madje decenie me radhë po e shtypin; terrorizojnë apo shfrytëzojnë pa mëshirë popullin autokton shqiptar të Iliridës. Edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes tradhëtore të Ohrit, strukturat shoviniste sllavo-maqedonase vazhdojnë të injorojnë të drejtat elementare të popullit tonë; vazhdojnë të zvarrisin e të manipulojnë në pafundësi me aktet e kësaj marrëveshje qyqare; vazhdojnë paturpësisht të mashtrojnë popullatën e painformuar shqiptare me sot e me nesër, duke forcuar vetën e tyre ushtarakisht; materialisht; sikurse në aspektin ndërkombëtar, plotësisht në dëmin e tokës dhe të popullit autokton shqiptar. Shovinizmi shtetëror sllavo-ortodoks ka ndërsyer fare hapur lakejt antishqiptarë dhe grupe të tëra paramilitarësh të uniformuar si policë, për të vrarë, burgosur dhe maltretuar pjesëtarët e pafajshëm të etnisë shqiptare, sidomos ish-pjesëtarët e UÇK-së së demobilizuar dhe simpatizuesit e strukturave tona. Njësitë e Ushtrisë dhe të Policisë maqedono-sllave, vazhdimisht po përdhosin nderin dhe dinjitetin e qytetarëve tanë; vazhdimisht po rrahin e maltretojnë të pafajshmit, duke mos kursyer as akte të tilla kontroverse dhe të pakuptim!
4). Ne ua tërheqim vërejtjen e fundit atyre dhe kujdo që guxon të paraqitet në emrin tonë, se AKSH-ja është strukturë ushtarake kombëtare që lufton për zgjidhjen e drejtë dhe të tërësishme të çështjes shqiptare, duke përgaditur Kryengritjen e Përgjithshme të Armatosur për çlirimin dhe mbrojtjen e tokës sonë legjitime, pra edhe të asaj që shekuj me radhë lëngon nën shovinizmin ultra-nacionalist sllavo-maqedonas; dhe se për këtë çështje ajo i zgjedh fare mirë mjetet dhe taktikat e veta! Ajo nuk merret me goditje të tilla qesharake! Prandaj, strukturat shoviniste sllavo-maqedonase i paralajmërojmë që të ndërpresin të gjitha manevrimet e tilla të turpshme; të lënë politikën e shantazhit antishqiptar; të ndërpresin çdo formë të shtypjes e të diskriminimit të popullatës autoktone shqiptare në zonat etnike të Iliridës, dhe të heqin dorë përfundimisht nga tratativat e supremacisë etnike! Përndryshe, jo vetëm se nuk do të mund të futen në qytetet shqiptare ku bandat e tyre vazhdimisht po ndeshen me rezistencën e organizuar qytetare, siç po ndodhë përgjatë këtyre ditëve në rrethinat e Shkupit, të Tetovës e më gjërë, por së shpejti do të ballafaqohen me goditjet tona të koncentruara, të cilat, ndarjen territoriale të IRJM-së do ta bëjnë të patjetërsuar! Edhe durimit tejet të gjërë shqiptar, po i vie fundi! Çdo gjë ka një kufi, prandaj edhe gjenocidi sllavo-madh mbi shqiptarët! ...
5). Njëherit, popullatës shqiptare të Iliridës, sikurse ish luftëtarëve të UÇK-së, ua theksojmë edhe njëherë drejtësinë e qëndrimeve tona, duke i përfshirë edhe ato lidhur me marrëveshjen e Ohrit. Qëndrimet tona të drejta dhe kombëtare, janë vërtetuar katërcipërisht! Është dhe ka qenë fare e kotë të bisedosh (apo të negociosh) me një strukturë antipopullore ultra-nacionaliste, siç është klika neofashiste e Shkupit! Është dhe ka qenë e do të jetë kurdoherë e kotë të bisedosh me një shovinizëm shtetëror, për ndryshime "demokratike"! Është, ka qenë dhe do të jetë përherë e dëmshme, të ulësh kokën kundrejt brutalizmit shtetëror shovinist! Prandaj, ne u bëjmë thirrje atyre dhe popullit autokton shqiptar të IRJM-së që të këndellen dhe të shohin greminën e pafund të shkatërrimit, ku i ka hedhur armiku kombëtar dhe veglat tradhëtore sahanlëpirëse shqipfolëse! U bëjmë thirrje të hapin sytë kundrejt këtij shovinizmi dhe makinacioneve të tij diskriminuese; u bëjmë thirrje të na bashkohen në luftën vendimtare për çlirim dhe bashkim kombëtar, si e vetmja alternativë e sukseshme në zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare! Sepse, asnjëherë dhe në asnjë kohë populli autokton shqiptar në IRJM, nuk do të ketë "përmirësim të kushteve" nën shovinizmin sllavo-maqedonas dhe nuk do të ketë "barazi politike"! Shovinizmi maqedonas është një ujk dinak; gjakpirrës; lakmitar dhe i pangopur me gjakun e pafajshëm shqiptar! Atij, vetëm forca e goditjes së përtërirë çlirimtare, mund t`i dalë hakut!...
Rroftë KKÇMTSH-ja! Rroftë AKSH-ja! JA VDEKJE-JA LIRI!...
Dibër-Tiranë-Prishtinë, 21 Nëntor 2001
Për Kryesinë e KPD të KKÇMTSH-së, Për Shtabin Suprem të AKSH-së
Kryetari, Kushtrim Dukagjini, d.v. Shefi i Shtabit, Gjeneral-Kolonel
Hekuran Asllani, d.v.
More information about the ALBSA-Info mailing list |