Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Copy and past Mrs.AGOLLI

Jboci at aol.com Jboci at aol.com
Wed Nov 21 16:27:43 EST 2001


    E nderuara Zonja apo Zonjusha Xhuli,

megjithese i lexoj vazhdimisht mesazhet e ALBSA-s, nuk kam shkruar me pare 
per disa arsye, mes te cilash faktori kohe eshte kryesorja.
Ju vazhdoni te na bombardoni me artikuj nga gazetat qe sipas mendimit tuaj 
duhet t'i lexojme edhe ne te tjeret. Gjithkush qe lexon gazetat e di qe ato 
jane ne shumicen e rasteve relativisht te pavarura dhe botojne artikuj nga 
cilido, nga njerez qe e pelqejne kete qeveri apo nga ata qe e urrejne ate. 
Por edhe gazetat e bejne ate ne menyre te balancuar, mjafton te shikosh faqen 
e fundit te Washington Post psh cdo dite. Prandaj do te qe me e udhes te 
rekomandoni dy apo tre artikuj te kundert ne analizimin e situates me nje 
hyperlink e te jepni nje mendimin tuaj per ata artikuj.
Fakti qe ju jeni ne gjendje te shkruani ne keto borde sic ju do qefi, flet 
shume per demokracine e ketij vendi. Neqoftese ky vend eshte shume i ngushte 
per hapesiren e mendimit tuaj dhe fashist ne natyre, ju fare mire mund te 
ktheheni atje ku keni lindur ose mund te shkoni ne Sudan, Afganistan apo 
Arabine Saudite. Ato gjepura qe njeriu nuk e ka ne dore ku te banoje, nuk 
pijne uje. Asnje nuk ju mban ju ne kete vend kunder deshires tuaj. Ndoshta 
atje do te ndiheni me mire dhe jeta juaj do te marre me se fundi nje kuptim 
dhe nuk do te jete me JET(E)KOTI ashtu sic ju vete e keni pohuar ne adresen 
tuaj te Email-it.
Me respekt
J.Boci



More information about the ALBSA-Info mailing list