| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Rilindja Demokratike - 21 dhjetor 2001Agron Alibali aalibali at yahoo.comMon Nov 19 20:23:51 EST 2001
Kryetari i PS, sulmon ashpër Qeverinë dhe ministrin Angjeli Nano: Projekt-buxhetin Meta e bllokoj në Parlament "Ky buxhet është etatist, i centralizuar, paratë nuk aktivizohen dhe shkalla e lartë e qarkullimit të parave në mënyrë private jashtë bankave favorizon veprimtari ekonomike të paligjshme, për trafiqe, korrupsion, kontrabandë, krim etj. Në rast se qeveria nuk do të bëjë korrigjime në projektbuxhetin e paraqitur, atëherë unë do të kërkoj mosmiratimin e tij në Parlament" Fatos Nano, gjatë një takimi me drejtuesit dhe anëtarët e PS në Divjakë, u shpreh kundër projektbuxhetit Meta të vitit 2002, dhe sulmoi sërish me tone të ashpra ministrin e Financave, Anastas Angjeli. Kryetari i PS deklaroi se, në rast se nuk do të bëhen korrigjime nga qeveria në projektbuxhetin e vitit 2002, ai do ti kërkojë Parlamentit mosmiratimin e tij. Nano tha ndër të tjera se, "në projektbuxhet nuk ka praktika të sakta, nuk ka projekt të orientuar saktë, nuk ka stimuj dhe instrumente buxhetore dhe fiskale që nxisin aftësitë konkurruese dhe eksportuese të biznesit vendas. Çfarë do të bëhet për nxitjen e prodhimit vendas, rritjen e aftësive eksportuese të tij?". Më pas, Nano iu drejtua banorëve të Divjakës: "Një milion dollarë futen në muaj në Lushnje nga djemtë dhe të afërmit e të pranishmëve në emigracion, nga Greqia dhe Italia. Po ku shkojnë këto para?, pyeti Nano. Janë para që investohen, apo janë para që ushqejnë krimin? A duhet të jenë këto para pjesë e programeve tona buxhetore e menaxhuese të rezervave ekonomike? Në rast se qeveria nuk do të bëjë korrigjime në projektbuxhetin e paraqitur, atëherë unë do të kërkoj mosmiratimin e tij në Parlament". Gjatë kundërshtimit të buxhetit, Nano iu kundërvu përsëri ministrit të Financave, Anastas Angjeli. "Po të vazhdojmë kështu me mungesë skandaloze të transparencës që shfaqi Angjeli parmbrëmë në ekran, tha Nano, ky buxhet atëherë është etatist, i centralizuar dhe ajo që pason është, jo vetëm mosaktivizimi i parave, jo vetëm shkalla e lartë e qarkullimit të parave në mënyrë private jashtë bankave, jashtë tregut finaciar zyrtar, por ato janë subjekti më i favorizuar për veprimtari ekonomike të paligjshme, për trafiqe, korrupsion, kontrabandë, krim etj. Por, korrupsionin nuk e luftojnë të korruptuarit, as këtu në Lushnjë as në Tiranë", tha Nano. "Nuk mund të kapërcehet situata me fjalime zyrtare, që herë pas here thonë që Shqipëria po rritet 7-8 përqind në vit për të katërtin vit, apo për të pestin vit radhazi, ngaqë vetëm 4-5 maune në vit dalin nga zona juaj për eksport", deklaroi Nano në Divjakë. "Kjo do të thotë, tha ai, që ekonomia bujqësore mbi bazën e së cilës mund të ngrihet agrobiznesi, shërbimet dhe turizmi, por plazhin dhe pyllin ne e kemi për Xhevdet Mustafët", ironizoi kryetari i PS. Gjatë një takimi me drejtuesit dhe anëtarët e PS të Sarandës, kryetari i PS, Fatos Nano sulmoi ashpër Angjelin për vjedhje dhe korrupsion. Ai e akuzoi me fakte ministrin e Financave për pushtimin e bregdetit të Sarandës, ku dhjetëra hektarë tokë në bregdet do të kthehen në kazino nga farefisi i Angjelit. Nano kërkoi largimin e Angjelit nga ministër Financash, dhe deklaroi se do të kërkonte ndjekje penale për të. R.POLISI Kryetari i PS u kërkon ndihmë intelektualëve Nano: Ja pse Meidani nuk ribëhet president Fatos Nano, në një takim me intelektualët të zhvilluar mbrëmë në kryeqytet, sulmoi sërish Qeverinë e Metës dhe la të kuptohet arsyet pse ai është kundër rizgjedhjes së Meidanit president. Ndër të tjera Nano tha se, "unë nuk mund të rri duarkryq kur Europa ngopet me propagandë qeveritare dhe kur paketa e re fiskale frenon biznesin e ndershëm". Këto fenomene, tha Nano, kanë ardhur nga trafiku i votës. "Unë nuk po organizoj ndonjë konspiracion antiqeveritar me ju, por po shtroj alternativa për ta nxjerrë Shqipërinë nga bataku ku është futur". Nano i bëri thirrje Metës që të pranojë gabimet dhe të rikompozojë kabinetin, përndryshe çdo kokëfortësi e tij mund ta thellojë edhe më tej këtë krizë. Edhe më e ashpër ka qenë lufta ndaj Meidanit nga kryetari i PS, Fatos Nano. "Unë do ta votoj sërish kanditaturën e Profesor Meidanit si president, tha Nano, nëse ai do të ushtronte të gjitha kompetencat e tij si garant i Kushtetutës për të normalizuar dhe drejtpeshuar gjendjen anormale kritike që po krijon ekzekutivi në Shqipëri. Unë do ta votoj sërish Meidanin, nëse ai do të ushtronte funksionin e tij të rritjes dhe konsolidimit të sistemit të drejtësisë, kundër trafiqeve, kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit dhe sidomos vendimmarrjeve abuzive dhe klienteliste që kërcënojnë liritë e qytetarëve dhe pronën publike nëpërmjet privatizimit edhe të institucioneve shtetërore nga klane politike që bashkëpunojnë dhe janë shumë afër me botën e krimit". Në takimin e mbrëmshëm, përkrah Nanos në tribunë ishin ulur edhe Makbule Çeço, Arben Malaj, Petro Koçi dhe Spartak Poçi, të cilët njihen si mbështetësit kryesorë të tij. R.P --------------------------------- Do You Yahoo!? Find the one for you at Yahoo! Personals. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |