Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Dhuna nis prape ne FYROM

Kreshnik Bejko kbejko at hotmail.com
Sun Nov 18 00:50:29 EST 2001


Armata Kombetare fillon "luften per çlirimin e trojeve te pushtuara ne ish-Jugosllavi".


Per ore te tera bresheri armesh ne fshatra te FYROM.

FYROM/ PRELE- Armata Kombetare Shqiptare ka nisur sot nje proces te cilin nepermjet zedhenesit te saj e cilesoi si "nisje te luftes per clirimin e territoreve te pushtuara shqiptare ne Ish-Jugosllavi". Kete pohim e ka bere zedhenesi i kesaj Armate Kombetare, Alban Berisha.

Berisha pohoi gjithashtu edhe se ky proces synon te beje clirimin e plote nga ata qe i cilesoi pushtues te shqiptareve dhe zonave te populluara nga ata. Nderkohe edhe reagimet e para kane mberritur. Vetem pak ore me pare jane konstatuar nje sere bresherish me arme zjarri ne fshatrat Prele dhe Lubishte. 

Per mese dy ore, luftetare shqiptare te Armates Kombetare Shqiptare, grup i ri ushtarak, kane hapur zjarr kunder patrullave maqedone ne keto fshatra me shumice shqiptare. Por megjithate mesohet se deri tani nuk eshte shenuar asnje viktime ne rradhet e shqiptareve. Pasoja nuk ka patur as ne krahun kundershtar i cili mesohet se gjithashtu eshte pergjigjur me zjarr ne batarene e se shtunes.

-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list