Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] "Slogans"

Xhuliana Agolli xagolli at stumail.sjcsf.edu
Fri Nov 16 23:55:46 EST 2001


"Slogans", komedia dramatike e komunizmit

Marre nga Dritare.com

Nga: A. Xhakollari

 Pasi është shfaqur në 10 ekranet e konkurimit ndërkombëtar të artit të shtatë, për herë të parë, do të shfaqet edhe për artëdashësit shqiptarë. Të cilët, më shumë se spektatorët e deritanishëm, e kuptojnë realitetin e një të kaluare të afërt
"SLOGANS" do të shfaqet në Milenium 2, pas dy ditësh. Si do të reagojë publiku shqiptar në një orë e gjysëm projeksion?! Ky ankth regjisorial nuk e ka penguar Gjergj Xhuvanin të rrëfejë historinë pelegrine të filmit, nga Petrela në Kanë, reagimet e kritikës, ilaritetin në sallë apo lotët e publikut me paradoksin real që mbart kjo ngjarje. "Para disa kohësh filmi u shfaq në Toronto- tregon Xhuvani. Më kujtohet që spektatorët në sallë ndaheshin në dy kategori, të huaj dhe shqiptarë. Teksa SLOGANS projektohej, vura re shqiptarët ( të mërguarit) po qanin dhe të huajt po qeshnin. Filmi është një komedi dramatike". Dhe për më shumë, të qeshësh dhe të përlotesh mbi ngjarje reale, mbi gjithë këtë histori idealesh dhe paradoksesh, duket se i ka dhënë vlerë filmit. Xhuvani nuk e fsheh se synimi më qartë i tij, ka qenë retrospektiva, shkëputja prej saj e një copëz jete, sa reale aq absurde, në mënyrë që spektatori të ndjejë natyrshëm, edhe nga ekrani. Ndërsa, triumfi regjizorial i tij (nëse mund të shprehemi kështu) qëndron tek paanshmëria, larg ndarjes klasike në të mirë e të liq apo vështruar bardhë e zi. "I vetmi film lindor ku regjisori nuk mban asnjë lloj qëndrimi...është shprehur kritika"- duke përligjur edhe njëherë atë çka e bën të veçantë "SLOGANS", sidomos në kinematografinë shqiptare. Kinema e madhe në katundin e vogël... Xhuvani ka zgjedhur fshatin Petrelë, për të "sfiduar me sllogane imperializmin amerikan" (një nga paradokset e jetuara, të një periudhe të gjatë). Në një muaj e gjysëm xhirime, çdo gjë ka ecur përsëmbari; aktorët kanë krijuar një mozaik personazhesh, duke i shtuar petkut të tyre diçka nga mbresat e një jete të shkuar. Ata janë nga më të mirët, Qirjaqi, Hasko, Ndrenika, Gorishti, Xhuvani, mbledhur së bashku pedagogë e studentë, në një film që ngërthen vlerat e shkollës shqiptare të kinemasë. Ngjarjet zhvillohen në fshatin e vogël malor, të bombardur me dogmat e kohës së izolimit, të survejuar nga "syri vigjilent i sigurimit dhe hija e rëndë e figurës së Enverit, të ngjitura bash në kala". Subjekti ka një Sekretar tipik Partie (Hasko), një Drejtor makiavelist Shkolle (Qirjaqi), një mësues të ndershëm, që nuk ka kurajo të bërtasë, ka Dianën mësuese (L. Xhuvani) etj. Disidenca nuk egziston, ajo mbetet memece në gjullurdinë e slloganeve. Megjithatë ka një jetë, një histori dashurie, një magji. Xhuvani në këtë rast ka filozofinë e tij; "do të desha që magjia e filmit të vijë nga realiteti, filmi të jetë si i neglizhuar...". Ndërkohë, regjisori tregon se është punuar shumë për pasurimin e dialogut dhe për këtë një kontribut kanë dhënë vetë aktorët. Jehonë dhe bashkëpunim. Filmi është bashkëprodhim shqiptaro-francez, i realizuar sipas të gjithë parametrave bashkëkohorë të kinematografisë. Producentët francezë të "SLOGANS" janë Anne-Dominique Toussaint dhe Pascal Judeleëicz ndërsa nga pala shqiptare Arben Tasellari, Gjergj Xhuvani dhe Arben Vehbiu. Për filmin artistik "SLOGANS" janë shkruar në shtypin e huaj mbi 120 kritika, 30 intervista televizive si dhe është realizuar një dokumentar në Francë. "Francezët e adhurojnë filmin- shprehet Xhuvani." Gazeta amerikane "Neë York Post" e cilëson "SLOGANS" si filmin më të mirë të shfaqur në Kanë ..."ëndrra bëhet realitet" ka shkruar gazetari, për një film të tillë që vjen nga një vend kaq i vogël. Filmi është shfaqur në 10 festivale të kinëmasë, anekënd botës si në Montreal, Toronto, Moskë, Tokio, Sarajevo etj. Ndërkohë ai është përzgjedhur mes 35 filmave të tjerë nga Akademia Europiane e Filmit, si kandidat për çmimin anual që jep ky institucion. "Prix de la jeunesse" është trofeu më i rëndësishëm që "SLOGANS" fitoi në Kanë, një çmim që jepet nga një juri kineastësh të rinj europianë. Filmi artistik "SLOGANS" do të fillojë rrugëtimin në kinematë europiane më 31 tetor, me premierën që do të shfaqet në Paris. 
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list