| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Greek violence claims another Albanian lifeBejko, Kreshnik KBejko at MFS.comThu Nov 15 12:55:38 EST 2001
I rrahur egërsisht në Greqi, s'duron më dhe vret veten në Shqipëri. Historia e dhimbshme e 24 vjeçrit që u vetëekzekutua mbrëmë pas një traume të rëndë si pasojë e dhunës në kokë. ELBASAN- Nje djale i ri, vetm 24 vjeç ka humbur jeten mbreme si pasoje e vetvrasjes brenda ne shtepine e tij. Tritan Dushku, 24 vjec banues ne fshatin Jagodine te Komunes se Shirgjanit, ka gjetur vdekjen pasi eshte goditur dy here me armen automatike tip "sharres" te cilen e kishte te fshehur ne shtepi. Dushku eshte veteqelluar ne fshehtesi dy here ne gjoks dhe me pas ka vdekur pa mundur te marre ndihmen e pare. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme por e ka zanafillen nje vit me pare. Djali i ri ishte martuar dhe vetem pak dite me pas ne vend qe t'i gezohej muajit te mjaltit shkon refugjat ne Greqi me shpresn per te rrugulluar gjendjen e tij ekonomike. Por nje muaj me pare ai eshte kapur nga policia helene e cila ka perdorur dhune te rende ndaj tij deri dhe me mjete te forta ne koke. Kur eshte kthyer ne vendlindje, i riu nuk ishte me ne nje gjendje normale por here pas here kishte humbje te ndjenjave dhe fliste perçart. Trauma qe kishte pesuar per shkak te dhunes e ka "bindur" te riun e porsamartuar qe t'i jape fund tragjikisht jetes. Ky eshte nje rast i perseritur i dhunes se uniformave blu te Greqise kunder shqiptareve emigrante. Pak muaj me pare nje 17 vjecar mbeti i paralizuar perjete si pasoje plagosjes se ushtareve greke ne kufi.
More information about the ALBSA-Info mailing list |