Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Majko per te ardhmen e Sazanit - RD

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Nov 13 21:50:58 EST 2001


 
Ministri i Mbrojtjes replikon ashpër me ministrin e Financave për privatizimin e ishullit strategjik

Sazani çan qeverinë, Majko kundër Metës dhe Angjelit

Majko - Angjelit: "Ke privatizuar Ksamilin dhe atë pikë mund ta kthesh në kazino, por Sazanin kurrësesi jo"

Ministri i Mbrojtjes nuk ka lejuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, që ishulli i Sazanit të kthehet në një Kazino turistike. Projekti për kthimin e Sazanit është paraqitur dhe mbrojtur në mbledhjen e qeverisë nga ministri i Financave, Angjeli, i cili ka pasur dhe mbështetjen e kryeministrit Meta. Angjeli ka hedhur në diskutim projektin për kazinotë, përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë, duke filluar që nga Velipoja dhe deri në Ksamil. Një nga vendet ku Angjeli ka insistuar për ngritjen e disa kazinove ka qenë edhe ishulli i Sazanit, i cili prej kohësh është folur në media, si një nga zonat e lakmuara nga Angjeli dhe njerëzit e tij, për ta kthyer në një ishull kumari.

Ministri i Mbrojtjes, Majko, ka kundërshtuar projektin e Metës, të paraqitur nga Angjeli, me faktin se ky ishull është një nga pikat strategjike ushtarake, ku aleatët e Shqipërisë kryejnë një sërë veprimtarish ushtarake, si dhe është një nga pikat më strategjike të Shqipërisë, që kërkohet nga këta aleatë. Debati mes Angjelit dhe Majkos, ka qenë i ashpër dhe tepër i gjatë. "Ke prizatizuar Ksamilin dhe atë pikë mund ta kthesh në kazino, por Sazanin kurrësesi jo", i është drejtuar Majko, ministrit të Financave.

Elvi FUNDO



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Find the one for you at Yahoo! Personals.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list