| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Rilindja DemokratikeAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu Nov 1 22:17:01 EST 2001
A eshte Greqia nje komb perendimor? -Reagimet ne Greqi ndaj 11 Shtatorit 2001 u ngjajne me teper atyre ne Damask se ne Berlin. Klasa politike greke, per te keqen e saj te madhe, perfundimisht po korr frutet e antiamerikanizmit qe ajo ka toleruar dhe me raste ka perkrahur gjete 20 viteve te fundit. Sipas anketimeve te fundit, Greqia eshte I vetmi vend I NATO-s dhe shtet anetar I Bashkimit Europian ne te cilin menjehere pas tragjedise se 11 shtatorit, shumica e popullsise shpehu ndjenja mospelqimi per SHBA dhe nuk miratoi vendimin e Aleances Atlantike per te sulmuar Talebanet. Ne nje votim anketues te botuar ne nje gazete greke menjehere pas sulmeve, vetem 18.9 % e te anketuarve thane qe ushqenin ndjenja pozitive ndaj SHBA-se dhe banoreve te saj. Nje votim i vecante zbuloi se 25% e te anketuarve thane qe ndjeheshin "te kenaqur" dhe besonin qe "u vu drejtesia ne vend". Per me teper, 30% e te pyeturve thene qe sulmet ishin nje reaksion I perligjur ndaj politikave te SHBA-se. Vetem 10% e te anketuarve pajtoheshin me pikepamjen se Greqia duhet te bashkepunoje ushtarakisht me partneret e saj te NATO-s ne nje fushate te mundshme kundra shteteve qe strehojne terrorizmin. Takis Kafexis, analisti politik qe mbikqyri anketimet, pretendon se ne realitet mbi 40% e te anketuarve ndjeheshin te kenaqur me ate cka ndodhi. "Fakti qe ata nuk u shprehen keshtu I detyrohej thjesht asaj qe ata e ndjenin se duhej tI kontrollonin disi pergjigjet e tyre". Greqia, thote ai, thjesht nuk ndan te njejtat vlera dhe perceptime me Perendimin. Pikepamja qe deri diku vete Amerikanet duhen fajesuar per sulmet terroriste, mbizoteroi neper fjalimet publike qysh ne fillim. Duke mesuar per sulmet terroriste, Arkipeshkopi jashtezakonisht popullor Kristodulos, I Kishes Ortodokse Greke deklaroi se akti terrorist ishte rezultat I "padrejtesise dhe pabarazise" qe pershkon mbare boten. Edhe media, gjithashtu, u bashkua me kete grindje. Sipas raportimeve te Ass. Press, transmetimet televizive ne Greqi u konsumuan me diskutimet "se nese Amerikes I ra mbi vete ky hall I madh per te lare mekatet politike dhe ushtarake". Kriminale dhe raciste Jo shume kohe mbas ngjarjes ne fjale, Qendra per Politiken e re Pavlos Bakojanis e mbiquajtur keshtu per nder te viktimes me te shquar te terrorizmit I ftoi qytetaret e Athines te merrnin pjese ne nje sherbese perkujtimore per viktimat e sulmeve terroriste. U mblodhen vetem rreth 500 njerez. Perkundrazi, diten tjeter gati 5.000 (pese mije) vete morren pjese ne nje demonstrate te udhehequr nga komunistet kundra SHBA-se duke denoncuar CIA-n per rolin e saj ne aktet terroriste. Nderkohe, pohimet se Izraelitet ishin pergjegjes per 11 shtatorin, ishin kaq mbizoteruese ne seksionet e mediave greke sa qe Ambasada e Izraelit ndermori hapin e pashembullt te denoncimit te atyre pohimeve-akuze mbasi perbenin nje "propagande antisemite, kriminale dhe raciste te ngjashme me ate te nazisteve". Por ndoshta incidenti me I terbuar dhe fyes ndodhi gjate nje ndeshjeje futbolli ndermjet nje klubi grek dhe nje tjetri skocez me 13 Shtator. Tifozet e klubit grek u perpoqen te digjnin flamurin Amerikan para fillimit te ndeshjes dhe fishkellyen ne shenje mosmiratimi gjate nje momenti heshtjeje ne kujtim te viktimave te akteve terroriste ne SHBA. "Ajo cka ndodhi ne Athine me neveriti mua," tha traineri I ekipit skocez ne nje delkarate dhene Ass.Press. "Ajo cka me zhgenjeu se tepermi ishte fakti se aty nuk u be asnjelloj perpjekjeje nga ndokush, perfshi edhe policine, per tI ndaluar ato veprime. Une nuk mund ta besoja nje ndjenje te tille antiamerikane ne nje vend europian". Sipas Rihardos Someritis, nje shkrimtar I se perditshmes TOVIMA, kater idete kryesore qe mbizoterojne shpjegimet e turmave greke mbi sulmet terroriste jane: - Qe ai ishte nje akt I cifuteve, te cilet duan te fuqizojne me tej pozitat dhe interesat e tyre. - Qe Osama Bin Laden eshte krijim I propagandes se CIA-s. - Qe akti terrorist eshte pjese e luftes se te shtypurve kundra imperializmit amerikan. - Qe Greqia nuk kercenohet nga terrorizmi por nga lufta kunder terrorizmit. Te tilla pikepamje duken si me te aferta me opinionin publik ne Kairo ose Damask se sa me ate ne Berlin apo Rome. Nga rrjedhin keto? Qysh nga te pakrten mesi I viteve 70, perceptimi qe ka mbizoteruar te majten politike greke eshte se aspiratat kombetare greke kerkojne nje ndarje me SHBA-ne dhe politikat e saja. Keshtu, gjate gjithe viteve 80, PASOK-u ne pushtet ndene Andreas Papandreun e beri ceshtje themelore antagonizmin me Perendimin dhe vecanerisht me qeverite amerikane. Ai perkrahu diktaturen e Jaruzelskit ne Poloni, refuzoi te denoje shtypjen e disidenteve ne Bashkimin Sovjetik dhe rrezimin me 1993 te nje avioni Koreano-Jugor, strehoi organizata te vleresuara si terroriste nga Perendimi dhe kundershtoi vendosjen e raketave Cruise dhe Pershing ne europe nga ana e administrates se Reganit. Pastaj gjithashtu, mbas renies se komunizmit ne Evropen lindore rrefenjat antiamerikane erdhi e u biresua edhe nga e djathta politike greke. Sipas anketimeve te fundit, mbi 50% e konservatoreve greke nuk e duan Ameriken. Shume nga kjo gje u detyrohet ngjarjeve ne Ballkan gjate dekades se fundit. Politikat Amerikane ne Bosnje dhe Kosove u pane gjeresisht si synime per te shkaterruar Orthodoksine Lindore ne vetvete. Perpjekjet e vobekta te qeverise se tashme te Kostas Simitis per te zvogeluar identifikimin e kishes me shtetin ne Greqi, u sulmuan menjehere si te drejtuara nga "Lobi Izraelit" ne Washington, ndersa permbysja e Sllobodan Miloshevicit- e mirepritur ne mbareboten- u pa si nje komplot I lig I CIA-s. Sot nacionalizmi grek, I perfshire ne nje shkalle te gjere ne gjithe partite greke, eshte njehesuar me anti-amerikanizmin. "Me te vertete e turpshme" Te tilla qendrime nuk kalojne pa u vene re si nga mediat perendimore ashtu edhe nga bashkesia e madhe dhe me ndikim Greko-Amerikane ne SHBA. Ne nje ortek letrash te drejtuar se perditmes greke "Kathimerini", greko-amerikanet shrehen zemerimin e tyre ndaj sjelljes se kusherinjve te tyre etnike. Njeri shkruante se Greqia ka rene "ne fund te kenetes"."Eshte me te vertete e turpshme", shkruante nje tjeter, "qe shtypi kryesor I nje kombi te qyteteruar mundi te gjente menyra per te perligjur sulmet terroriste ndaj civileve te pafajshem". Por ndoshta reagimi me I fuqishem emocional ndaj ngjarjeve ne Greqi erdhi nga Stifen Miller, profesor I arkeologjise klasike ne Berkli (Berkeley). Mbasi vuri ne dukje se nje pune e konsiderueshme arkeologjike ne Greqi u vu ne jete ne saje te donacioneve private te qytetareve amerikane, ai shtroi pyetjen nese duhet te vazhdoje kjo rrjedhje fondesh mbas njohjes se donatoreve me anketimet greke. "Mbas perpjeskjes per ta djegur flamurin amerikan, mbas kryeartikujve me fryme antiamerikane ne kaq gazeta te Athines si mund tu afrohem atyre donatoreve amerikane dhe tu kerkoj te vazhdojne perkrahjen per kerkimet arkeologjike ne Greqi? Si mund tu kerkoj atyre para par tu perdorur ne nje vend ku amerikanet urrehen?" Udheheqesit e dy partive kryesore greke shprehin hidherimin e tyre per sulmet terroriste dhe garantuan mbeshtetjen e tyre per perpjekjet e SHBA-se per te luftuar terrorizmin. Megjithate, sic tregojne anketimet, aftesia e tyre per te ndikuar opinionin publik eshte minimale duke pase toleruar per kaq shume vite sulmet nga koleget e tyre kundra politikave amerikane mbi terrorizmit, globalizimin ekonomik, ballkanin, te drejtat e njeriut etj. Ata tani ndoshen ne nje pozicion te pakendeshem sepse u duhet te japin argumente kundra versionit (ballkanik) te tiersmondisme (ideologjia e botes se trete-Gj.Z.) qe perben ideologjine sunduese te Greqise. Gjate gjithe dekades se fundit as edhe nje figure madhore politike greke nuk pati vullnetin, guximin apo prirjen per ta sfiduar anti-amerikanizmin populist te fuqizuar sistematikisht nga shumica dermuese e mediave greke. Ne se sot politikanet greke ndjehen te shqetesuar nga pikepamjet e bashkatdhetareve te tyre, per kete ata duhet te fajesojne vetem vetveten. Pergatiti Gjergj Zavalani --------------------------------- Do You Yahoo!? Find a job, post your resume on Yahoo! Careers. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |