| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] shpërndaniliriakombtare webmaster at liriakombtare.comThu May 31 11:43:43 EDT 2001
TE DASHUR VELLEZER, TE DASHUR DREJTUES TE "LIRIA KOMBETARE", TE DASHUR BASHKELUFTETARE TE SE NDRITSHMES UCK! Kam nderin dhe kënaqësinë e posaçme që t'iu përgëzoj nga zemra për kontributin JUAJ të paçmuar që jeni duke e dhënë(në këto çaste të vështira, por vendimtare për të dalë për jetë e mot nga thundra e hekurt koloniale sllavomaqedone)për afirmimin e luftës çlirimtare kombëtare e antikoloniale të UCK-së-jetësimin e kërkesave legjitime dhe legale të popullit shqiptar në Maqedoni. Gjithashtu, JU falënderoj për bashkëpunimin objektiv dhe të sinqertë, me shpresë dhe me bindje të fortë se bashkëpunimi ynë do të jetë në funksion të drejtpërdrejtë të mbështetjes pa rezervë dhe të çuarjes përpara të objektivave dhe të luftës së shenjtë të UCK-s,që është faktori vendimtar për realizimin e të drejtave natyrore-historike, kombëtare e politike të popullit shqiptar në Maqedoni. Cdo përpjekje që synon për të eliminuar (mbi çfarëdo baze qoftë)UCK-në nga skena politike e ushtarake,do të jetë vetëm VETEVRASJE dhe KAPITULLIM (sikurse, mjerisht që ndodhi me UCPBM-në)para agresorit sllavomaqedon! VDEKJE TE TE GJITHE ARMIQEVE TE UCK-së! POSHTE TRADHTIA! RROFTE UCK-ja! Me përzemërsi, Dr.Mehdi HYSENI, Boston,më 31.V.2001 -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |