| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Shkrim idiotesk i gazetes maqedonase "vecer" per gjoja ndrim territorial mes Maqedonise dhe ShqiperiseAzem Galica azemgalica at yahoo.comThu May 31 02:49:24 EDT 2001
Maqedonasit: Ne marrim
Pogradecin, ju Tetovën
Ndërkohë që konflikti në Maqedoni mes shqiptarëve dhe
ushtrisë maqedonase sa vjen dhe ashpërsohet, kur
mijëra civilë shqiptarë vazhdojnë të qëndrojnë nën
bomba, akademikët maqedonas "futen në betejë" me një
propozim për zgjidhjen e krizës. Kështu, pasi janë
mbledhur javën e shkuar në Shkup, në një Konferencë
për Ballkanin në Mileniumin e Tretë, ku merrnin pjesë
dhe akademikë shqiptarë, kanë arritur në përfundimin
se mundësia e një bashkëjetese mes dy popujve është
shkatërruar në pak muaj luftë dhe se zgjidhja e vetme
do të ishte një ndarje territoriale dhe zhvendosja e
popullsisë.
Lajmi është botuar të mërkurën në faqen e parë të
gazetës së dyte maqedonase "Vecer" dhe ka shkaktuar
shumë polemika mes politikanëve. Presidenti Trajkovski
e ka konsideruar po dje si "absurde", ndërsa partia e
Cervenkovskit e ka quajtur si "një hap të sigurt drejt
luftës civile". I vetmi që e ka marrë në konsideratë
idenë e akademikëve maqedonas ka qenë Stojan Andov,
kryetari i Parlamentit. "Akademikët nuk e bejnë kot
një propozim të tillë - është shprehur ai - mund të
jetë një zgjidhje për Maqedoninë". Ndërsa dje pasdite
Kryetari i kësaj Akademie, Gjorgji Efermov, në një
konferencë për shtyp të dhënë në kulmin e polemikave,
ka rikonfirmuar ekzistencën e këtij plani, i cili
do të përfshihet brenda një strategjie që do të
paraqitet javën e ardhshme.
Kryetari i Akademisë Shqiptare të Shkencave, Ylli
Popa, i cili ka marrë pjesë në mbledhjen e javës së
shkuar në Shkup, i pyetur nga Gazeta, shpjegoi se
"Gjatë seancave të takimit të Akademive nuk është
diskutuar për një gjë të tillë. Ka patur vetëm një
moment, gjatë një pushimi në kafe, kur një koleg
maqedonas i tha një akademiku shqiptar se zgjidhja më
e mirë do të ishte që shqiptarët e maqedonasit të
shkëmbejnë territoret. Kjo, sipas tij, - përfundon
Akademiku Popa, pasi bashkëjetesa etnike është e
pamundur". Sipas profesor Ylli Popës, nuk u diskutua
për detaje dhe "nuk u takon akademive të merren me
plane të tilla".
Plani
A do të vazhdojnë të jetojnë së bashku në një të
ardhme të afërt apo të largët shqiptarë e maqedonas?
Për të mos patur më gjakderdhje, zgjidhja më civile,
sipas Akademikëve maqedonas, është thënia e një
"lamtumire" reciproke. Intelektualët maqedonas flasin
gjithnjë e më shumë për një plan gjeopolitik me
shkëmbime popujsh dhe territoresh mes Shqipërisë dhe
Maqedonisë. Sipas këtij plani, Maqedonia duhet të
heqë dorë nga një pjesë e territoreve të saj në
Perëndim: nga Dibra
deri në malin e Mavroves, zonën e Gostivarit drejt
Malit Sharr , përgjatë lumit Vradar deri në pikën
kufitare të Jazincës, përfshi Tetovën dhe fshatrat e
krahinës së Pollogut, ku jeton popullsia
shqiptare në shumicë. Ndërsa Shqipëria, duhet të
dorëzojë liqenin e Ohrit, liqenin e Prespës duke
përfshirë dhe Pogradecin, ku sipas tyre
jetojnë maqedonasit etnikë. Shqiptarët e Kumanovës,
Shkupit, Manastirit dhe Strugës duhet të trasferohen
në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Maqedonasit e
Tetovës dhe pjesëve të tjera të lëna në
dispozicion të shqiptarëve. Kjo rishpërndarje duhet të
bëhet pa dhunë, me marrëveshje dhe do të zgjesë -
sipas projektit maqedonas - tre muaj, ashtu si ndodhi
në Kroaci. Qëllimi i kësaj ideje mes akademikësh
bazohet në modelin me territore etnikisht të pastra që
do të zgjidhte konfliktet në Ballkan.
Raste të tjera
Në projektin e akademikëve maqedonas është shpjeguar
se pse nuk mund të funksionojë një shoqëri
multietnike. "Eshtë e kotë që NATO,
Bashkimi Evropian kërkojnë të krijojnë shoqëri
shumëetnike në vendet e ish-Jugosllavisë, kur kjo
formulë nuk ka funksionuar asnjëherë. Ka pasur vetëm
zgjidhje të përgjakshme si në Bosnjë, ku janë krijuar
tre realitete monoetnike, ose si në Kosovë ku ndodhet
vetëm një enklavë serbe. Edhe propozimi i
zv/kryeministrit serb Nebojsha Çoviç, shkon
pikërisht në këtë drejtim, kur flet për ndarje
territoriale të Kosovës.
P.S. Ky shkrim eshte marr nga "Gazeta Shqiptare"(eshte
permbajtja e shkrimit origjinal) por toponimet i
ndryshova sepse ishin shkruar sllavisht. Ne shkrimin
origjinal flitet pak me shume per ndryshimet ne
mes te shiptareve dhe popullates sllave por s'e ndjeva
te nevojshme ta perkthej.
Shqiptaret s'e falin Shkupin,
Kumanoven, Kerçoven, Strugen dhe Ohrin(siq thone
maqedonasit) e ku te ja japin Pogradecin qe i takon
shtetit shqiptar.Sidoqofte maqedonasit le te
fluturojne sepse do ngelin me gisht ne goje apo dikund
tjeter... Sidoqofte ky ishte nje
shkrim interesant.
__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get personalized email addresses from Yahoo! Mail - only $35
a year! http://personal.mail.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |