| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Ethet e Arit - Gazeta ShqiptareAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu May 24 23:40:33 EDT 2001
AKTUALITET Ethet e Arit te Guri i Bojës Nisin kërkimet LIBRAZHD Realitet apo ëndërr? "Kjo është dilema që është ngulitur si gozhdë në mendjen e qindra librazhdasve lidhur me zbulimin e vendndodhjes së një shpelle-legjendë në malin e Mirakës, ku dyshohet të jenë fshehur qindra kilogramë ar dhe mjaft diamante e perla të çmuara, mjaft dekada e ndoshta shekuj më parë. Fjala është për shpellën Guri i Borjes në fshatin Mirakë-Plane të komunës së Polisit në rrethin e Librazhdit, 72 kilometra larg kryeqytetit. Dyshimet Brez pas brezi në zonën e Polisit, fshat pranë të cilin gjendet dhe Guri i Borjes, kanë qarkulluar fjalë se shekuj më parë në mjaft vende të saj më të pasurit kanë groposur sasi të shumta ari, diamanti e perla nga më të kushtueshmet. Gojëd-hënat shpesh bëjnë fjalë edhe për periudha të tilla që shkojnë deri në kohën e Skënderbeut. Pjesa më e madhe e tyre lidhen me epokën e sundimit të princit Gjergj Golemi (Araniti), i cili ka qenë i plotfuqishëm i këtyre anëve në atë kohë. Për zbulimin e vendndodhjes së këtyre pasurive të çmuara, u tunduan keqas dhe mjaft gjeneralë të luftës pushtuese nazifashiste në periudhën 1939-1944, por më kot. Gjatë kohës së sundimit komunist për rreth 50 vjet kërkimet kanë qenë në mënyrë individuale, por të fshehura, pasi ligjet e kohës të ndëshkonin rëndë për përdorimin e trafikimin e monedhave të floririt. Sipas disa statistikave jozyrtare të kohës, qeveria komuniste në zonën e Polisit në vitet 1944-1975 ka mbledhur e sekuestruar të paktën 100kg ar, çka e bën shumë të besueshme legjendën e sotme. Para dhjetë vjetësh në disa vende të cilësuara si varreza të arit, siç janë Varri i princit në Qukës, Varri i kalorësit te Guri i Skënderbeut, Varri i bukuroshes në afërsi të rrugës "Egnantia" në fshatin Xhyrë, Varri i austriakut në lagjen "Almeto" të Polisit u pa hapja e grabitja e gjithçkaje që ishte varrosur në to. Kërkimet e NATO-s Para tre vjetësh ushtarët e NATO-s në Shqipëri për disa net me radhë inspektuan te Guri i Borjes. Kjo nuk u shpëtoi fshatarëve të zonës dhe as banorëve të lagjes, të cilëve, pas kësaj, iu shtuan së tepërmi shpresat, se legjenda e "shpellës së floririt" është më shumë sesa realitet. Forcat e NATO-s, ashtu siç e pushtuan fshehurazi Gurin e Borjes, ashtu edhe ikën brenda dy javëve. Pas largimit të tyre u sulën qindra e qindra kuriozë nga të gjitha anët, por pa mundur dot të arrinin te vendi i thesarit shumëshekullor. Nisma Guri i Borjes ose "shpella e floririt" është bërë kryefjala e çdo bisede pothuajse në shumicën e familjeve librazhdase që nga mesjeta. Për çdo ditë mali është i rrethuar nga uniforma policie, të cilat vijnë aty me furgona me fenelinë nga Tirana, misionin e të cilëve fillimisht nuk e ka ditur askush. Mirëpo kur 10 alpinistë të ardhur me një makinë POLICIA 10-38 të Tiranës i janë drejtuar "shpellës së floririt" fjala ka marrë dhenë. Në shpellë është gjetur thesari për të cilin nuk kishin lënë aparaturë pa përdorur kushedi se sa njerëz. Por, për të parë nga afër se çfarë bëhej atje, ne shkuam vetë. Në fshatin Mirakë-Plane kërkojmë rrugën për te shpella-legjendë. Shkëlqimi, njëri prej atyre që ka qenë disa herë te Guri i Borjes, nuk heziton të na shoqërojë. Kur kishim bërë as gjysmën e rrugës, një furgon policie tip IVEKO na parakalon. "Ja, këta janë", na thotë udhërrëfyesi ynë i cili përshëndetet me ta. Gjatë gjithë rrugës të gjithë sa takojnë, na tregojnë sipas variantit të tyre diçka për "Shpellën e floririt". Kur ne arrijmë në vendin ku ndodhet ajo, pas 45 minutash rrugë në këmbë, pamë se forcat e policisë ishin shpërndarë nëpër shpatin e malit të Mirakës. Aty ku ka ndaluar IVEKO e policisë, punojnë për thyerje gurësh gëlqerorë Rexhep e Sherif Terziu, të cilëve policia ua ka ndaluar t'u japin sqarime "vizitorëve të rastit". Shpella Një grup i madh alpinistësh të veshur me uniformë policie komunikojnë nga faqja e shkëmbit me radio me shefin e tyre, i cili mundohet që të mos nxjerrë (përveç përshëndetjes me ne) asnjë fjalë tjetër. Megjithatë banorët e lagjes fillojnë e tregojnë vetë çfarë kanë parë të bëhet këto tri ditë përreth "shpellës së floririt" te Guri i Borjes. Sipas tyre, gjatë këtyre ditëve në lagje janë ngjitur mjaft furgonë me policë e alpinistë. "Thonë, se janë gjendur dokumente të vjetra, sipas të cilave në shpellën që gjendet në mesin e malit tepër të thepisur, janë fshehur sasi tepër të mëdha ari e diamantesh. Kjo është vërtetuar edhe nga kërkimet me aparatura", tregon një banor i kësaj zone, disa prej fjalëve të policisë. Siç mësohet, persona të angazhuar për të hyrë në zemër të malit, aty ku ndodhet shpella, janë të specializuar dhe autorizuar nga shteti. Nga sa bëhet e ditur, në shpellë njeriu mund të zbresë deri në 7 metra thellësi, pasi aty është një derë guri disatonëshe, me një dritare të vogël në mes, pas së cilës nuk dihet se sa metra thellë mund të jetë depozituar thesari i lashtësisë. Deri tani "misioni" është mbajtur sekret. Çdo gjë ruhet nga uniformat blu, të cilat as vetë nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh në malin shkëmbor me alpinistët kërkues të autorizuar nga shteti. --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Auctions $2 Million Sweepstakes - Got something to sell? -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |