| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Konfirmohet traktati i ekstradimit USA - ShqiperiAgron Alibali aalibali at yahoo.comTue May 22 18:47:42 EDT 2001
Bernard Martinaj do të gjykohet nga drejtësia amerikane Tirane- Përfundimisht, Bernard Sadik Martinaj do të ekstradohet për në SHBA. Dje një trup gjykues i gjykatës së Tiranës vendosi që i akuzuari për vrasje dhe tentativë vrasjeje në Nju-Jork të transferohet në qelitë amerikane për tiu nënshtruar gjykimit sipas ligjeve të këtij shteti. Bernard Martinaj do të gjykohet nga drejtësia amerikane, e cila e akuzon atë si autor të një vrasjeje të kryer katër vjet më parë në Nju Jork. Kështu vendosi dje gjykata e rrethit te Tiranës pas zhvillimit të shumë seancave gjyqësore për ekstradimin apo jo të 25 vjeçarit nga Laçi, Bernard Martinaj. Një vendim i tillë, i marrë nga kryetari i trupit gjykues, Kreshnik Omari, sjell dhe konkretizimin pas 68 vjetësh të marrëveshjes së ekstradimit midis Shqiperisë dhe SHBA-së, e nënshkruar në 1 Mars të vitit 1933 nga Ministri i Jashtëm shqiptar i asaj kohe Xhafer Vila dhe Herman Bernstein, i dërguari i Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë i SHBA-së. Duke hedhur poshtë pretendimet e mbrojtjes për pavlefshmërinë e kësaj marrëveshjeje trupi gjykues konkludoi se ajo (marrëveshja) është në fuqi përderisa asnjëra palë ska kërkuar shfuqizimin e saj. 25 vjeçari Bernard Martinaj, nga Laçi, akuzohet nga drejtësia amerikane për vrasjen e shtetasit jugosllav Bojan Randujovic dhe vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit amerikan Xhon Baki, në Nju Jork në korrik 97. Aktualisht ai vuan dënimin në burgjet shqiptare pasi një vit më parë u kap nga policia e Tiranës me një sasi prej 325 gramë canabis, pasaportë dhe letërnjoftim falco, vepra për të cilat u dënua me tre vjet heqje lirie. Për ekstradimin e 25 vjeçarit Martinaj, fillimisht shteti Amerikan iu drejtua ministrisë shqiptare të Drejtësisë, e cila iu përgjigj pozitivisht kërkesës dhe e kaloi çështjen në organet e drejtësisë shqiptare, e cila dje vendosi ekstradimin e tij në SHBA, ndërsa mbrojtja që përfaqësohet nga avokati Maks Haxhia mund të apelojë ketë vendim brenda 10 ditëve. Në seancën e djeshme ka marrë pjesë vetëm nëna e të akuzuarit, Bernard Martinaj. Ka munguar edhe prokurori i çështjes, Ardian Visha dhe Këshilltari Juridik i Ambasadës Amerikane, Paul DEmilia. Në seancat parardhëse, nëna e të pandehurit që pritet të udhëtojë drejt Amerikës për tu gjykuar atje, ka reaguar me nervozizëm herë pas herë ndaj dy përfaqësuesve të akuzës. --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Auctions $2 Million Sweepstakes - Got something to sell? -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |