Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Gazeta Korrieri

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri May 18 00:00:20 EDT 2001


313- Durda takon 2 avokate greke 

313- Durda takon 2 avokate greke 


Padrinoja i kokaines, realizon takimin surprize. Dy nga juristet me te paguar helen, kane depertuar deri ne qeline e tij, me ndihmen edhe te ambasades greke ne Tirane. Tani mund te shpjegohet enigma, se perse ka heshtur 42-vjecari i akuzuar 


Elida Domi


Dy avokate greke takojne Frederik Durden ne qelite e burgut 313. Pasi ka nderhyre vete ambasada greke ne Tirane, cifti i avokateve ka mundur te depertoje brenda burgut, ku kapo i narkotrafikut te kokaines, qendron i arrestuar qe prej 3 shkurtit te ketij viti. Avokatet e Greqise, te cilet kane mbrojtur dhe ceshtjen e hapur nga Durda pas sekuestrimit te anijes "Privilege" ne Spanje, kane biseduar per disa ore me Durden, pa ndermjetesine e askujt tjeter. Ata e kane cilesuar takimin e se merkures ne mbremje thjesht per arsye personale dhe askush nuk ka mundur te mesoje nga komunikimi i tyre. Nderkohe mesohet se te njejtet avokate kane "luftuar" ne emer te Durdes, qe ky i fundit te fitonte serish anijen qe kishin bllokuar ne veren e vitit te shkuar. Ne kohen kur anija priste "mallin" e shtrenjte nga Venezuela per te hyre me pas nga Adriatiku ne Shqiperi. Avokatet kane qendruar per dy dite ne Tirane dhe vizita e tyre eshte komentuar si motivi, i cili ka bere qe Durda te qendroje i heshtur per muaj me radhe. Ndoshta, duke pritur nje keshille nga mbrojtesit e tij te vjeter.


Te marten pasdite, dy avokatet burre e grua, kane mberritur ne Hotel Rogner, ku jane regjistruar per te qendruar dy dite. Aq sa per te takuar klientin e tyre qe e kishin njohur qysh prej nje viti, atehere kur ai kishte kerkuar ndihme per te rimarre anijen e tij. Frederik Durda, i njohur me psudonimin Aleko Papa, me te cilen kishte regjistruar dhe mjetin e lundrimit, ka jetuar per nje kohe te gjate ne Greqi, ku kishte dhe vilen me lukzose ne Athine. Aty mendohet se ka njohur dhe avokatin grek, te njohur ne rrethet e Greqise, si nje nder me te miret. Durda bashke me te vellane Stefan Zonjen, pak kohe pas sekuestrimit te anijes "Privilege", kane paguar avokatin per ta nxjerre pronen nga masa e sekuestros se policise. Ceshtja eshte radhitur ne ato civile, pasi behej fjale per sekuestrim prone. Por, nuk arriten dot ta fitonin. Pasi me 2 shkurt u shkaterrua rrjeti mbarekombetar i kokaines dhe tashme anija eshte bllokuar si prove materiale kunder trafikut te organizates. 


Si hyne greket ne burg


Jane paraqitur si avokate, por duke thene se kane ardhur nga Greqia per pune personale, me Frederik Durden. Por, leja nuk ka qene e lehte per t`u marre. Me pas jane drejtuar ne ambasaden greke dhe kane kerkuar ndihme, duke thene se rruga e tyre nuk mund te shkonte kot. Gati 24 ore me vone, ambasada ka mundur qe te prese miratimin, qe shtetasit e saj te realizojne qellimin per te cilin kishin ardhur ne Shqiperi. Ne takimin e se merkures ne mbremje, ne dhomen e bisedimeve te tyre nuk ka hyre askush, madje as ndonje nga hetuesit e ceshtjes, pasi eshte respektuar vizita e konsideruar personale. Vete Durda ka prenotuar dy avokate mbrojtes shqiptare, por duket se greket, nder me te njohurit, i jane nevojitur atij per keshilla per mbrojtjen e tij nga akuza e ngritur zyrtarisht prej 2 shkurtit. Por, ende nuk dihet nese ata kane kontaktuar dhe me koleget e tyre shqiptare. Deri tani Frederik Durda nuk ka dhene asnje shenje komunikimi per hetuesit e ceshtjes, duke i lene ata te shpresojne pas ketij takimi. 




---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Auctions $2 Million Sweepstakes  -  Got something to sell?
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list