| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] KorrieriAgron Alibali aalibali at yahoo.comTue May 15 22:18:04 EDT 2001
Arben Imami: Jaho, me 12 shtator ne Tirane Arben Imami: Jaho, me 12 shtator ne Tirane Arben Imami, pritet te jete sot, deshmitari i pare qe duhet te deklarohet sot konkretisht rreth Jaho Salihit, per ceshtjen e 12 shtatorit 1998. Dites se vrasjes se deputetit demokrat Azem Hajdari, per te cilin 24-vjecari tropojan pas arrestimit, e ka pranuar se eshte ekzekutori. Ministrit te Drejtesise se Shqiperise, i duhet te jape nje shembull kurajoje qytetare, kur sot, pas betimit per te thene "te verteten dhe vetem te verteten", do te thote gjithcka ka dijeni per ngjarjen tragjike. Ne ate kohe, Imami ka qene minister i Reformes Institucionale. Sipas deshmise se dhene para grupit "Hajdari" pas ngjarjes ai eshte njohur me deklaraten e Partise Demokratike se njeri nder vrasesit e deputetit te saj, badigardit Besim Cerja dhe plagosjes se Zenel Nezes, ishte edhe Jaho Salihi. Te nesermen, ai ka takuar ministrin e Rendit Publik, Perikli Teta, te cilit i ka rrefyer nje detaj, qe mund te ndihmonte per te vertetuar pikerisht kete moment te deklarates se Berishes. Badigardet e Imamit, i kishin treguar se ata kishin njohur Jaho Salihin ndersa ai shetiste rrugeve te Tiranes, me 11 dhe 12 shtator 1998. Ky moment, duket se mjaftonte per te vertetuar akuzen e demokrateve se Mulosmani, shefi i rendit i Tropojes, naten e atentatit kishte qene ne Tirane. Nje thenie qe me 13 shtator ne mengjes, ministrit te Rendit, Teta, ia ka pohuar me gojen e tij ne zyre edhe Fatmir Meta, shefi i Komisariatit te Policise se Tropojes. I cili kishte pranuar se ishte takuar diten e krimit me vartesin e tij Salihi, i cili i kishte marre per pak ore makinen dhe celularin. Keto deklarata hidhnin poshte alibine e vete te akuzuarit, i cili pretendonte se kishte qene ne shtepine e tij ate nate, ne Bujan, te Bajram Currit. Deshmitari minister, i ka pohuar theniet gjate deshmise se dhene ne Prokurori. Thenie te cilat do t'i duhet t'i riperserisi edhe sot. Por kete radhe ne sallen e gjyqit, perballe vete Jaho Salihit. Sekuestrimi politik Policia shqiptare ka bllokuar dje paradite nje sasi armesh, destinacioni i te cilave ishte nderkohe i percaktuar, lufta ne Maqedoni. Sipas njoftimeve policore transporti i tyre po behej nen fatura te rrema dhe me destinacion fals. Ky eshte vetem njeri aspekt i problemit, ai teknik. Tjetri, aspekti politik, eshte me i thelle se sa kaq. Ndalimi i armeve me destinacion Maqedonine, eshte bere ne nje moment te ngarkuar politik. Deri me sot, Qeveria e Tiranes ne asnje rast nuk ka mbeshtetur levizjen e UCK - se ne republiken fqinje, edhe pse nje pjese e rendesishme e shtypit ka qene kritike per kete problem. Nga ana tjeter, Tirana dhe Meta personalisht, ne nje sere takimesh kane harmonizuar qendrimet me ato te komunitetit nderkombetar dhe kane perkrahur zhvillimet politike atje. Ne te gjitha vizitat diplomatike qe kane synuar Tiranen, Shqiperia ka perseritur faktin se armet dhe njesite guerrilase nuk kane hyre nga ne dhe nuk kane akses pertej kufirit shqiptar. Por sekuestrimi i armeve te djeshme dhe rreptesia me te cilen ka reaguar qeveria, duket se ka te beje me shume me situaten politike ne rajon. Pas krijimit te koalicionit te gjere qeveritar ne Shkup dhe pas vendimit te perbashket te partive politike shqiptare per te marre pjese ne te, duket se presioni ndaj UCK - se eshte rritur mjaft. Ndaj tyre eshte dhene nje ultimatum me konsensusin e perendimit dhe nga ana tjeter, edhe Shqiperia eshte angazhuar per te mos njohur asnje tentative te tyre per te qene pale. Sipas burimeve qe citojne Qeverine e Tiranes, nese UCK nuk reagon ne dy ditet e ardhshme, qendrimi i Shqiperise do te jete edhe me i ashper se kaq. Duket se Shqiperia ka vendosur me se fundi te jete e ashper me luftetaret ne Maqedoni, jo vetem per t'i qendruar kritikave te Komunitetit Nderkombetar, por edhe e bindur se vazhdimi i luftes atje mund te krijoje shume probleme per shqiptaret ne rajon. Sekuestrimi i djeshem i armeve, eshte vetem i nje politike te ashper, qe sidoqofte nuk ka munguar deri me sot. --------------------------------- Korrieri, 05/16/2001 --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Auctions $2 Million Sweepstakes - Got something to sell? -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |