| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Shekulli per mocionin ndaj Gjykates se LarteAgron Alibali aalibali at yahoo.comMon May 14 21:29:15 EDT 2001
Pas votimit të fshehtë dje në Kuvend, hum mocioni i Kryeministrit Meta dhe ministrit Imami Dputetët e PS, "puç" Metës Grupi parlamentar i PS-së voton kundër shkarkimit të tre gjyqtarëve Nga Arion Sulo TIRANE - Grupi parlamentar i Partisë Sociasliste i rezervoi dje një surprizë të hidhur Kryeministrit Meta në Parlament duke votuar kundër shkarkimit të tre gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Dje Kuvendi rrëzoi mocionin për shkarkimin e tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë të firmosur nga Kryeministri Meta, Ministri i Drejtësisë Imami e disa deputetë të PS-së. Pas një votimi të fshehtë, ku morën pjesë 112 deputetë, mes të cilëve ishte dhe kryeministri dhe kryetari i PS-së, rezultoi se për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Kristaq Ngjela, votuan pro shkarkimit të tij 65 deputetë, kundër 28 dhe abstenuan 19 të tillë. Për anëtarin tjetër të Gjykatës së Lartë, Vladimir Bineri, votuan pro shkarkimit 62 deputetë, 29 kundër dhe 21 abstenime. Ndërsa për anëtarin e tretë, Lamaj, 81 vota ishin pro shkarkimit, 22 kundër dhe 9 abstenime. Siç shihet, votat kundër shkarkimit të deputetëve kanë qenë për secilin në masën 35-40 të tilla po të kihet parasysh fakti se nga opozita në sallë ishin vetëm katër- pesë deputetë. Kjo tregon se në asnjë nga të tre rastet, deputetët e PS-së nuk iu afruan numrit të nevojshëm 102. Për të miratuar mocionin, duheshin të paktën që 102 vota të deputetëve të ishin pro. Sipas mocionit, tre anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë konsumuar nenin 140 të Kushtetutës dhe u kërkuan të shkarkohen për vepra që cënojnë rëndë figurën e pozitën e anëtarit të Gjykatës së Lartë. Mbledhja Gjithçka për fatin e mocionit dje nga Grupi Parlamentar i PS-së u vendos në një mbledhje të grupit në mes të seancës. Ndërprerja u kërkua nga PS për të marrë dhe udhëzimin e fundit apo ndoshta për të vendosur mënyrën e votimit. Burime nga grupi thanë se ka pasur dy linja mendimi për mocionin që ndajnë grupin e PS-së në deputetë afër Metës dhe në deputetë afër Nanos. Pas votimit të fshehtë, që zgjati më shumë se një orë e gjysmë, interesant është fakti se Kryetari i PS-së, Nano, qëndroi në sallë dhe ishte prezent në momentin që kryetari i komisionit të numërimit të votave, Laço, shpalli rrëzimin e mocionit. Ndërsa Kryeministri Meta, me të votuar vetë, u largua pa pritur të dëgjonte "dal vivo" hedhjen poshtë të kërkesës së tij për shkarkimin e tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë. I vetmi që ndenji të dëgjonte rezultatin ishte ministri i Drejtësisë, Imami, i cili u shoqërua gjatë gjithë kohës së votimit nga Malaj, Fino e Ngjela. Nga të gjitha lëvizjet dhe bisedat, Imami duket se e kishte marrë vesh se mocioni do të rrëzohej, (ishte vendosur që në mbledhjen e grupit), por gjithsesi nuk e jepte veten. I çuditshëm është fakti se odiseja e mocionit dukej se nga e hëna do të merrte për mirë. Pasi vetë Kryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Malaj deklaroi të henën në Parlament se "Grupi Parlamentar i PS-së do të votojë pro mocionit". Por, siç duket, votimi i fshehtë ka bërë që deputetët të vendosin në momentet e fundit sipas bindjeve personale dhe jo porosive të Kryetarit të Grupit. --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Auctions $2 Million Sweepstakes - Got something to sell? -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |