Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Gazeta Korrieri

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri May 11 19:34:10 EDT 2001


Imami: Kjo drejtesi e dyshuar

Imami: Kjo drejtesi e dyshuar


Arsyet e mosshkarkimit te 3 anetareve te Gjtykates se Larte nga Parlamenti, lidhen jo vetem me opoziten, kohen e shkurter te votimit, por edhe me problemet brenda mazhorances. Sipas ministrit te Drejtesise, "Limpreht ka te drejte ne konstatimin se infrastruktura e gjyqesorit shqiptar, po kalbet"


"Mesazhi, qe ka marre drejtesia shqiptare pas deshtimit ne Parlament te mocionit ndaj 3 anetareve te Gjykates se Larte, eshte: Populli shqiptar, qytetari shqiptar dhe perfaqesuesit e tij, kane te drejte te mendojne dhe te dyshojne per drejtesine ne keto momente". Keshtu e ka komentuar ministri Imami, votimin qe i dha te drejten gjyqtareve te vazhdojne te qete punen e tyre, pavaresisht se rreth 80 deputete, ose 60% e Parlamentit kane votuar qe at te shkarkohen. Megjithese Imami eshte munduar te flase me nje gjuhe politike, ai le te kuptohet se me mocionin ne Kuvend, por edhe me kerkesat e tij te herepashershme drejtuar Keshillit te Larte te Drejtesise per masa kunder gjyqtareve, e ka bere punen e ministrit. Dhe pret pas kesaj, gjykimin edhe per punen e drejtuesve te institucioneve te tjera, qe kane ne dore kurimin e sistemit te semure te drejtesise shqiptare. 


Ne sencen e fundit plenare, Kuvendi hodhi poshte mocionin e firmosur nga ju dhe Kryeministri Meta, per shkarkimin e tre anetareve te Gjykates se Larte. Si e komentoni ju kete votim te Parlamentit?


Per te siguruar nje shumice dy te tretat, eshte nje gje e veshtire. Kur eshte marre kjo iniciative, une dhe te gjithe ata qe kane nenshkruar mocionin e kane pasur parasysh kete veshtiresi. Kjo eshte e para. 


E dyta: Nje mocion i tille pa pasur bashkepunimin e opozites ne cdo situate dmth., do ta kishte shume te veshtire te mund te kalonte. Fakti eshte qe opozita zgjodhi politiken perballe drejtesise. Nuk mori pjese ne votim, duke ia lene avantazhin lojes politike, ndonese deri ne momentin e fundit ishim te bindur qe mocioni ishte i bazuar. 


Se treti: Koha ishte armiku kryesor besoj i mocionit. Koha shume e ngjeshur perpara zgjedhjeve, dhe implikimi gjithsesi dashje pa dashje me atmosferen e zgjedhjeve u be pengese per mosrespektimin e nje procedure, e cila se pari, do te kerkonte degjimin e paleve, dhe e dyta do te kerkonte hetim te metejshem. Dhe do te shihnim se per ndonje nga keta gjyqtare ka gjera te rralla, ka gjera te cilat do te futen ne analet e historise juridike shqiptare. Duke mos u bere keto per shkak te kohes ne radhe te pare, edhe per shkak te mungeses se presdispozicionit edhe te individeve te vecante, qe eshte edhe e shpjegueshme, nuk e ngre si ceshtje, por eshte e shpjegueshme, qe arritem ne kete perfundim. Megjithate, une mendoj qe nje gjyqtar, per te cilin 82 nga 110 deputete votojne kunder, kredibilitetit, per te vazhduar punen, eshte shume i ulet.


Dje ishte dita Kombetare e Drejtesise. Ky vendim i Parlamentit ishte nje mesazh i mire apo i keq per drejtesine shqiptare?


Mesazhi qe ka mare drejtesia shqiptare eshte qe populli shqiptar, qytetari shqiptar dhe perfaqesuesit e tij, kane te drejte te mendojne dhe te dyshojne per drejtesine ne keto momente.


Mocioni per shkarkimin e 3 anetareve te Gjykates se Larte qe liruan nje trafikant droge, u paraqit si nje iniciative juaja e mbeshtetur edhe nga Kryeministri. A e konsideroni ate nje deshtim tuajin personal dhe te Metes njekohesisht?


Se pari: Nuk mund te flitet per deshtime. Ne nuk deshtuam ne ndonje gje tonen. Nuk eshte deshtim ne kete pikepamje. 


E dyta: Mocioni nuk eshte nje problem personal. Jam nisur sigurisht vetem nga fakti qe eshte bere nje shkelje e hapur e ligjit, dhe nga fakti tjeter se pa bere permiresime, dhe pa u respektuar rigorozisht ligji ne Gjykaten e Larte do te jete shume e veshtire per te bere permiresime ne te dy shkallet e tjera. Ky ka qene nje mendim qe e kam thene gjithmone, rregullisht dhe ne menyre konseguente.


Ambasadori Limpreht, 2 dite me pare, ka mbajtur nje fjalim te ashper per sistemin e drejtesise shqiptare, ku thote se "infrastruktura e gjykates po kalbet", dhe se "midis policise dhe gjyqtareve ekziston nje tension, ku secila pale akuzon tjetren per deshtimet ne sistem". Si e pritet ju kete perfundim, apo konkluzion te tij?


Une mendoj se ka nje konstatim te vertete, ashtu sikurse mendoj se ka perpjekje per te dale nga kjo situate. Kjo eshte dhe arsyeja qe zoti Limpreht ishte ne takimin per Diten Kombetare te Drejtesise se Shqiperise. Ne qofte se zoti Limpreht nuk do te kishte besim qe ne kemi mundesi te dalim nga kjo situate, ai nuk do te ishte aty.


Ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Larte te Drejtesise ju keni kerkuar shkarkimin e tre gjyqtareve te tjere. Ne qofte se keto nuk do te shkarkohen, si do te veproni ju si minister i Drejtesise?


Kjo eshte nje procedure normale. Keshilli i Larte i Drejtesise do te votoje. Detyra ime eshte qe t'i coje atje. Detyra ime si deputet ishte qe ta coja mocionin ne Parlament. Une perpiqem te bej detyren time, secili e kupton pastaj detyren e tij vet. Opinioni publik eshte ai qe gjykon me pas per te gjitha.


Mimoza Pashai


---------------------------------
Korrieri, 05/12/2001    


---------------------------------
 
---------------------------------
 
---------------------------------
 
---------------------------------
 
---------------------------------
 


   .oparent {display:none; z-index:1000} .ochild {display:none; z-index:1000}






   
= 4)) {var url="http://www.korrieri.com";var title="Korrieri Online - Shqip";document.write(' Shto Adresen');}else {var msg = "";if(navigator.appName == "Netscape") msg += "   Shto Adresen";document.write(msg);}// End --> Shto Adresen 
  Fillo me ne 
 Harta
 Ndihme
 Pyetesor
  Faqe e pare
var site="sm7korrieri" 
 



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Auctions $2 Million Sweepstakes  -  Got something to sell?
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list