| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] ATSHAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri May 11 07:30:02 EDT 2001
Korce; Gërmimet e paligjshme dëmtojnë gjashte qendra arkeologjike e fetare KORCE, 10 Maj/ATSH-G.Ashimi/-. Gërmimet apo kërkimet e paligjshme nga persona privatë kanë dëmtuar së paku gjashte qendra arkeologjike e fetare në rajonin e Korçës. Dëmtimet më të rënda janë kryer në Tumën e Kamenicës (vendbanim ilir pranë Korçës), Tumat në zonën e Luarasit (Kolonjë), kishat e Tudasit, Lubonjës e Voskopojës (Korçë) si dhe vlera kulturore e historike në zonën e Mokrës (Pogradec). Rreziku deri në zhdukje që i kanoset këtyre objekteve, ka bërë që Kryetari i Këshillit të Qarkut Fehmi Xhemo t'i kërkojë drejtuesve të pushtetit lokal dhe drejtorisë rajonale të policisë që të marrin masa për ruajtjen e tyre. "Vëzhgimet, njoftimet e herëpashershme, flasin për dëmtime të rënda në këto objekte jo vetëm nga mungesa e mirëmbajtjes por edhe nga dëmtime me qëllime përfitimi nga persona thesarkërkues" tha Xhemo. Sipas tij, këta persona shpesh paraqiten si njerëz të legalizuar me liçensa dhe leje të ndryshme të cilat janë të falsifikuara. Pikërisht për të ndaluar veprimtarinë e këtyre personave, nga ana e Këshillit të Qarkut kërkohet që ndërhyrja e institucioneve te pushtetit vendor dhe Drejtorse Rajonale te policisë. /f.n/ --------------------------------- Do You Yahoo!? Yahoo! Auctions - Click and bid on cool stuff like Dave Matthews Band Tickets & more! -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |