Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Koha Jone: Meidani per arsimin shqip ne Greqi

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri May 4 18:54:32 EDT 2001


Presidenti Meidani: Eshte koha per hapjen e shkollave shqip ne Greqi

- Zoti President! Jeni i pari kryetar shteti i Shqiperise qe keni vizituar zyrtarisht republiken greke. Ne c'nivele jane marredheniet Shqiperi-Greqi, pasi shpesh eshte folur ne shtyp per nje ftohje te ketyre marredhenieve? 

- Per mendimin tim nuk ka rendesi nese nje vizite perkufizohet apo eshte e pare, e dyte, etj., por kane rendesi vlerat dhe nxitjet, rezultatet qe ajo prodhon. Ne kete kuptim edhe vizita ime zyrtare ne Greqi, me ftese te Presidentit Stefanopulos, ishte e frutshme, sepse ajo e ngriti me lart nivelin e bashkepunimit midis te dy vendeve tane fqinje, pas nje periudhe ftohtesie, te pakapercyer nga politika e meparshme me ngjarjen e Peshkepise, arrestimin e pese shtetasve shqiptare te minoritetit dhe operacionin "Fshesa", passhoqerues i tyre. Po te shihen me kujdes treguesit e sotem, qofte ne rrafshin ekonomiko-tregtar, qofte ne rrafshin politiko-social, apo ate te bashkepunimit rajonal e nderkombetar, mund te flitet qarte per nje progres te shenueshem e nje zhvillim te panderprere te marredhenieve Shqiperi-Greqi dhe aspak per prapambetje, per ftohje apo regres te tyre. Mjafton te kujtojme qe ne shkembimet tona tregtare, apo ne nivelin e investimeve Greqia eshte partneri yne i dyte dhe komentet e kunderta do te beheshin thjesht abuzive. Natyrisht, ne boten e hapur dhe demokratike qe po ndertojme e jetojme jane mese normale pikepamjet e ndryshme, qendrimet jo perputhese, ndoshta dhe te kunderta, por nuk duhet te lejojme ne asnje menyre, qe per arsye emocionale, historike, apo per arsye te tjera, per spekulime ksenofobike apo mediatike, ato te behen burime ftohtesie, aq me keq konfliktesh. Kjo eshte detyra e politikes largpamese, konstruktive e ndervepruese, sepse vetem ajo mund t'i vihet ne sherbim njeriut te thjeshte dhe aspirates se tij shekullore per paqe, mirekuptim, fqinjesi te mire, progres e integrim. Dhe kete komuniteti i biznesit e ka kuptuar e realizuar me mire se sa komuniteti i politikes, nepermjet forces se tij te nderveprimit, depertimit, mungeses se paragjykimit dhe parimeve universale e te interesave te hapura te tij. 

Duke marre shkas nga kjo, me lejoni edhe nje reflektim, me shume personal, mbi zhvillimin dhe sfidat ne procesin aktual te globalizimit. Ne kete zhvillim nje nga sfidat, jo te parendesishme per mendimin tim, eshte fakti se komuniteti i "qendrueshem" i biznesit, i bazuar ne kapitale e tregje dhe konceptet e tij, levizin, ndryshojne dhe akomodohen me shpejt ne procesin e integrimit e te globalizimit, ne krahasim me komunitetin e "paqendrueshem" te politikes, te bazuar ne procese zgjedhore e reagime elektorale dhe konceptet e saj. Qarkullojne madje zera se vete procesi i globalizimit, qe reduktohet ne vleresimin e vetem te kapitalit global e te qendrueshem, nenkupton dhe nje impotence ne rritje te politikes. Natyrisht, ky eshte nje gjykim teper i thjeshtezuar, sidoqofte, mendoj qe ka ardhur koha per nje veprim te r politik, per nje reformim te koncepteve baze te politikes, per nje fuqizim te instrumentave nderkombetare, (ekonomiko-financiare, politiko-institucionale, te sigurise, social-kulturore, etj.), nepermjet rregullave te reja, pse jo, dhe parimeve te reja. Ne gjykimin tim, nje nga keto koncepte te rendesishme, nen nje optike politike, ekonomike, sociale, shkolluese dhe mjedisore, eshte koncepti i sovranitetit, sepse mendoj se ne nje bote te integruar qe aspirojme te ndertojme, te gjitha politikat, ne kuptimin me te gjere te fjales, duhet te jene globale. 

Ne nuk mund te lejojme qe cfaredo ceshtje "shtepiake" te fshehe apo te permbaje nje potencial per t'u shnderruar ne burim te nje konflikti rajonal apo nderkombetar apo qe mosperputhjet mbi vlerat te jene te patrajtueshme e te padialogueshme, edhe pse, besoj se ndersa kombet apo shtetet mund te gjejne kompromise ne perputhje me interesat e tyre reciproke, ato akoma e kane shume te veshtire te gjejne kompromise mbi vlerat. Per kete arsye mendoj se ne vend te konceptit te vjeteruar te sovranitetit apo pavaresise klasike duhet te perpunohet me tej koncepti modern i ndervaresise, qe ben te mundur perputhshmerine e parimit te vetevendosjes me principin e ndervaresise. Kjo nuk nenkupton prekjen e sovranitetit kombetar, por me shume eshte nje zgjedhje sovrane e vete shteteve per t'iu transferuar me shume fuqi autoriteteve vendore nga njera ane, dhe nga ana tjeter per te kaluar nje pjese te vendimmarrjes sovrane autoriteteve mbikombetare apo nderkombetare. Pranimi i Euros si monedhe europiane eshte nje nga ilustrimet e kesaj ideje. Po keshtu Samiti i Kebekut (Quebec City) ne 22 prill te ketij viti, qe vendosi perfundimin e negociatave te vendeve amerikane per krijimin e Zones se Lire deri me 2005 eshte nje perpjekje tjeter. Ne kete drejtim duhet te ecin dhe vendet e Ballkanit per krijimin e nje "hapesire te perbashket ekonomike" apo te nje "mini-Shengeni" ballkanik, qe "ftohjeve dypaleshe" iu kundervihet me "ngrohje rajonale". 

- Sipas statistikave zyrtare, ne republiken greke sot jetojne e punojne rreth 500 000 emigrante nga Shqiperia. Do te deshironim te dinim, gjate kater vjeteve te fundit, cilat kane qene prioritetet e shtetit shqiptar per politiken e emigrimit? A do ta ndiejne emigrantet doren e shtetit dhe a ka ndonje strategji per rikthimin e tyre? 

- Sic jeni ne dijeni, krahas perpjekjeve per zvogelimin e shkalles se papunesise ne vend, jane rritur iniciativat ne rrafshin politik, diplomatik e social per legalizimin e emigranteve shqiptare ne vendet ku jetojne e punojne, si dhe per punesimin e ri sezonal ose jo, te legalizuar me marreveshje dypaleshe. 

Natyrisht, shume mbetet per te bere per emigrantet, ne menyre te vecante po te kihet parasysh kontributi i tyre shume i madh, jo vetem per familjet e tyre, por dhe ne kuptimin e rimekembjes ekonomike te vendit dhe te perballimit te problemeve sociale. Krahas ketyre perpjekjeve qe kane dhene rezultate te prekshme ne Greqi, Itali, etj., jane shtuar vecanerisht kete vitin e fundit, investimet ne vend, qofte ne infrastrukture (rruge, telekomunikacion, uje-kanalizime, energji etj.), ne turizem, ndertim e sherbime, por dhe ne prodhimin e drejtperdrejte, qe nga ana e tyre, brenda nje kohe relativisht te shkurter do te "perkthehen" si kerkesa per vende te reja punesimi, per standarde me normale sherbimi e jetse, etj., d.m.th. qe, ne kuptimin strategjik, do te krijojne kushte te favorshme per rikthimin, me zgjedhje te lire, prane familjeve dhe te te afermve dhe te nje pjese te rendesishme te emigracionit shqiptar. Ky kthim do t'i sjelle vendit perfitime te reja zhvillimi, ne kuptimin e kapitalit fizik dhe atij njerezor, pra detyrimisht do te shoqerohet me investime te reja, qofshin keto dhe modeste, ne fusha te ndryshme te jetes ekonomike, por dhe me nje transferim pozitiv pervoje, njohurish, profesionesh e kulture pune te emigracionit tone. 

Une i besoj ketij "reaksioni zinxhir" apo amplifikimi te tipit "feed-back", qe shume shpejt, do te pasqyrohet natyrshem, ashtu si dhe ne vende te tjera te botes qe kane pasur kete raport emigracioni, ne zhvillimin me ritme me te shpejta te ekonomise dhe te shoqerise shqiptare. Ne te vertete, qe sot Shqiperia eshte kthyer ne nje kantier te madh ndertimi e pune. Ne vend te sinjaleve te meparshme "S.O.S.", ajo po emeton sinjalin e ri me permbajtjen optimiste: "Mos u vononi, perfshihuni ne kete proces", qe po e kthen ne "fuqiplote" vetem demokratizimi i jetes, ekonomia e tregut, iniciativa e lire, liberalizimi e decentralizimi qeverises. 

- Zoti President! Jane mijera femije te vajtur nga Shqiperia e mijera te tjere qe kane lindur ne Greqi ne keta dhjete vjet emigracion. Eshte nje dhimbje e madhe kombetare qe keta femije nuk flasin gjuhen e nenes, shqipen. Gjer ku kane shkuar bisedimet zyrtare ndershteterore, per hapjen e shkollave shqipe ne Greqi per femijet e emigranteve shqiptare, qe te mos shkohet drejt asimilimit? 

- Eshte nje shqetesim realisht serioz, aq me teper po te kemi parasysh hopin e zhvillimit te aferm dhe mundesine e kthimit ne vendlindje. Edhe ne kete drejtim jane bere perpjekje nga shteti shqiptar, por sidoqofte deshira dhe realiteti jane akoma shume larg njera-tjetres. Per mendimin tim, ne kuptimin perspektiv, edhe shteti grek e shoqeria greke duhet te ishin shume me te interesuar per edukimin e femijeve te emigranteve shqiptare me gjuhen e nenes, me kulturen, historine e vendit te origjines se tyre, jo vetem ne kuptimin e rikthimit te natyrshem, por edhe te perspektives se bashkepunimit te gjithanshem e me intensiv midis dy vendeve tona fqinje, ne kuadrin e integrimit europian e euro-atlantik. Une kam bindjen se me progresin galopant te teknikave te informacionit dhe te komunikimit, shume paragjykime e financime te pseudonacionalizmit te semure, shume teknologji anakronike te epersise apo te asimilimit po behen dita dites gjithnje e me pak rezultative. Nga ana tjeter, te gjithe popujt e vegjel, perfshire ketu te gjitha kombesite ballkanike, duhet te bashkepunojne me mire, me mendje e zemer te hapur e te sinqerte, per t'i rezistuar homogjenizimit ne procesin e fuqishem te globalizimit, duke ndihmuar njeri-tjetrin ne ruajtjen e diversitetit kulturor, te gjuhes se gjithsecilit, te traditave, etj. 

Sidoqofte ne pyetjen tuaj shfaqet dhe nje shqetesim tjeter qe eshte brendashqiptar, qe ekziston ne familjet tona ne emigracion, ne bashkesite shqiptare ne diaspore, ne angazhimin dhe organizimin e tyre konkret ne percimin e gjuhes, te kultures e te traditave shqiptare. Gjykoj se ketu ka shume mundesi, qofte duke mbajtur "gjalle" gjuhen ne familje, qofte duke organizuar kurse private, qofte duke u angazhuar ne veprimtari kulturore e botuese ne sherbim te bashkesise. M-_ume se deshire, kjo, ne njefare mase, eshte dhe nje detyrim atdhetar, por dhe nje investim per vete emigrantet shqiptare e femijet e tyre. Natyrisht dhe nga ana e shtetit shqiptar dhe e shoqerise shqiptare kerkohet me teper shtrirje dhe penetrim mediatik, me teper komunikim elektronik (radio, televizion, internet, etj.) me teper botime (abetare e njesuar, libra te thjeshtezuara shkollore, botime historike, manuale, etj.) me teper aktivitete kulturore, sportive, etj., te cilat duke qene pjese te nje mozaiku vibrues formojne ndergjegjen dhe historine individuale e kombetare dhe per me teper shnderrojne veprimin solitar ne nje vizion qe percohet e ndahet midis qindrave e mijerave te tjere. Kjo eshte epersia e zhvillimit bashkekohor, e botes se informacionit dhe kjo duhet kuptuar e nuk mund te mos shfrytezohet. 

- Zoti President! Ne median greke, deri edhe ne parlamentin grek, nga disa koka te nxehta deputetesh, shfaqet hija e "Shqiperise se Madhe". Perse eshte shfaqur me kaq intensitet kohet e fundit? 

- Arsyet mund te jene nga me te ndryshmet dhe mund te mbartin ne thellesine e tyre moskuptime, mentalitete, paragjykime apo teknologji tashme teper te vjeteruara, larg realiteteve te sotme dhe evolucioneve te tyre, vecanerisht gjate ketyre viteve te fundit. Por me e cuditshmja, ndoshta dhe me keqdashesja, eshte se ato "emetohen" me intensitet te larte ne periudha te caktuara dhe per me teper ne menyre teper te orkestruar, pikerisht sot kur jane sa normale, po aq edhe urgjente realizimi i kerkesave, perfshire edhe ato te ndryshimeve kushtetuese te shqiptareve ne Maqedoni, ne perputhje me standardet europiane dhe te Keshillit te Europes (te ritheksuar dhe ne rezoluten e fundit te Asamblese se tij), apo perfshirja e referendumit, si e drejte legjitime e cdo populli ne perputhje me Konventat Nderkombetare, ne paketen kushtetuese qe aktualisht po hartohet per avancimin e procesit te veteqeverisjes ne Kosove, ne baze dhe te rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Me ironike eshte se keto sajesa terminologjike "gelltiten" dhe nga ndonje kancelari e bashkesise nderkombetare. Krahas termit te "Shqiperise se Madhe" po me ate lehtesi hidhet ne sofren e ngrenies dhe termi "Kosova e Madhe", edhe pse shqiptaret, kudo qe jetojne ne trojet e tyre etnike, kane shprehur qartesisht deshiren e tyre, madje endrren e tyre, te integrimit euroatlantik, qe do t'i shnderroje detyrimisht e progresivisht kufijte e vendeve te rajonit ne simbole gjithmone e me gjeografike. Pavaresisht ketij manipulimi, qe ne thelb me "adjectiv-in" e tij eshte me shume se absurd, krahasuar me dimensionin shqiptar, mund te ritheksoj per te qindten, ndoshta te mijten here, se ky nuk eshte nje prodhim shqiptar. Perkundrazi, shteti shqiptar e ka shprehur hapur se mbeshtet, edhe pse me kosto fillestare relativisht te larte ekonomike, integrimin rajonal, si parakusht per integrimin europian e euroatlantik, se eshte i gatshem per te bashkepunuar me tej me vendet e rajonit deri ne formimin e nje tregu te perbashket me pjesemarrjen e Bullgarise, Kroacise, Shqiperise, Maqedonise, Bosnjes, Serbise, Malit te Zi, Kosoves dhe, ndoshta, ne menyre opsionale dhe te Rumanise e Moldavise. Njekohesisht kjo kerkon nje ridimensionim te koncepteve, te situatave, te strukturave, por dhe menjanim te "mendjeve te vjeteruara" apo "mendjeve te nxehta" qe me teper pengojne, sesa nxisin e frymezojne ne progresin me ritme te shpejta te bshkepunimit, sigurise, stabilitetit, demokracise, shoqerise civile e ekonomise ne tere rajonin ballkanik. Pikerisht, ne baze te shtrirjes gjeografike, dinamizmit demografik e shperndarjes se popullsise shqiptare ne trojet e saj ne te gjitha vendet perreth, prirjes se saj pozitive per prosperitet demokratik e integrim euroatlantik, rritet dita-dites vlera stabilizuese dhe roli i saj teper i rendesishem ne zhvillimet e pritshme ballkanike, gje qe per mungese realizmi, ndoshta edhe per reminishence apo ksenofobizem, mund te mos shihen qarte, dhe me tej mund te shoqerohen apo shformohen, ne menyre te qellimshme, apo te paqellimshme me "shpikje" apo sajesa krejtesisht te pabazuara, larg prirjeve ndervepruese integruese e globalizuese dhe proceseve teresore demokratizuese, (politiko-ekonomike, institucionalo - kushtetuese), te perqafuara ne menyre transparente dhe me mendje te hapur europiane pothuajse nga e gjithe popullsia shqiptare. 

- Emigrantet shqiptare ne Greqi vazhdimisht bejne pyetjen: Kur do te mbaroje tranzicioni ne Shqiperi? A do te behet Shqiperia? Cili do te ishte mesazhi Juaj? 

- Ne te vertete, Shqiperia po behet cdo dite, ajo po ndryshon e rritet, natyrisht duke kaluar neper nje proces te nderlikuar, qe nuk eshte si "bulevardi i Neves", por i zhvilluar me shume zikzake nga njera ane dhe duke cliruar shume energji te brendshme nga ana tjeter. Ne kete ndryshim, ne kete rilindje shumepermasore eshte i pranishem kontributi i te gjithe shqiptareve dhe ne menyre me te vecante, ai i vete emigracionit shqiptar. 

Sidoqofte, me lejoni, te shfaq dhe disa refleksione me te vecanta. Ne radhe te pare, jeta politike shqiptare eshte ende komplekse, por une besoj se kjo i detyrohet me shume nje reminishence partiake mbi shtetin, te trasheguar nga e kaluara. Personalisht besoj se per te kapercyer perfundimisht kete mentalitet na duhet te thellojme zbatimin, si ne te gjtha vendet e zhvilluara demokratike, te te njejtit standart, domethene trajtimin jo politiko-partiak, por ate demokratik e institucional mbi ligjin dhe shtetin. Kjo nenkupton dhe nje reformim te domosdoshem e te vazhdueshem te partive politike per t'i shnderruar realisht ato ne parti elektorale. Sa me shpejt te ndodhe ky ndryshim, aq me mire do te jete per zhvillimin e shendetshem te shoqerise shqiptare. 

Sidoqofte, pa nje zhvillim normal ekonomik, pa nje qeverisje transparente, pa nje sistem gjyqesor te forte dhe te pavarur, pa nje shoqeri civile zeforte, pa nje media te lire e qytetare, demokracia e re ne Shqiperi se bashku me politiken, ashtu si dhe te gjitha demokracite e reja mund te vuaje akoma, madje dhe te perpelitet nen trysnine e "lojerave" te paprincipta apo me keq, te mediokritetit dhe jomoralitetit politik. Per mendimin tim, ketu duhet thelluar me tej procesi demokratik, ketu duhet perqendruar me shume vemendja, ketu kerkohet zeri intelektual, ndershmeria qytetare e ndjesia kombetare, bashkepunimi, kompromisi dhe solidariteti, per te fuqizuar qeverisjen, jo nepermjet rregullave te tepruara, procedurave te lodhshme burokratike, apo nderhyrjeve qeverisese eksesive, por liberalizimit te ekonomise, menaxhimit transparent dhe llogaridhenies, fuqizimit te procesit e te kontrollit buxhetor, financiar e monetar, konsiderimit serioz te problemeve sociale, te shendetit e te edukimit, mbrojtjes se natyres dhe krijimit te mjedisit te qendrueshem mbeshtetes e ushqyes te aktiviteteve te tregut. 

Natyrisht, mund te ishte thjeshtezim, made primitivizem, po t'ia faturonim problemet e realitetit te sotem vetem reflektimit te shoqerise shqiptare apo agresivitetit politik, nderkohe qe nuk mund te mohohet edhe ndikimi i peripecive te medha nepermjet te cilave jane zhvilluar ato, vecanerisht gjate ketij shekulli. Megjithate pershtypja ime eshte se nga hapja e madhe gjate periudhes se tranzicionit, ne menyre me specifike nga zgjerimi i kontaktit me boten e qyteteruar ne keto vitet e fundit, vecanerisht gjate krizes kosovare dhe pas saj, mendesia e individit dhe e shoqerise shqiptare po evoluon pozitivisht me shpejtesi te madhe. Ne kete evoluim gjithesecili ka perpjekjet dhe kontributin e tij. 

Por, edhe per gjykimin e ketij zhvillimi, ne keto vitet e fundit duhet perdorur akoma metoda krahasuese me permbajtje te brendshme, per te kaluar me vone, ne menyre te natyrshme, ne ate me permbajtje te jashtme. Sidoqofte, perceptimi im eshte se viti i fundit i shekullit te kaluar u pervijua si perfundimi i periudhes se emergjences ose i fazes me te veshtire te tranzicionit demokratik shqiptar, madje edhe si etapa parambyllese e nje procesi vendimtar per historine shtetformuese e njekohesisht integruese per te gjithe popullin shqiptar. Gjithashtu ne vija te pergjithshme, mund te thuhet se ka perfunduar ne vija te pergjithshme ndertimi i institucioneve demokratike dhe procesi institucional i ndarjes se pushteteve dhe tani eshte kaluar ne fazen me cilesore te koordinimit sa me efektiv te punes midis tyre. Natyrisht qe Shqiperia eshte akoma shume larg te qenit "parajse" dhe nje shikim roze do te ishte teper irrealist. Ka akoma veshtiresi serioze te kalimit nga sistemi teresisht i mbyllur ne ate krejtesisht te hapur, por megjithate eshte shume me ndryshe nga c'e kemi prekur kohe me pare, ka nje sinergji teper pozitive dhe dinamizem te brendshem gjithmone ne rritje te qytetarit dhe te strukturave te shoqerise. 

Megjithate, kam bindjen se duhet insistuar me tej, ne edukimin qytetar e shoqerizues dhe me ndjenjen e pergjegjesise e te vullnetarizmit individual dhe kolektiv. Me shume mund te behet per te krijuar nje perfytyrim te drejte te raportit qeverises - te qeverisur, por dhe ne konceptimin e te drejtave dhe detyrave te secilit prej faktoreve te ketij binomi. Dhe ne kete aspekt politika qytetare, civile e konstruktive detyrimisht duhet te jape orientimin dhe ndihmesen e saj te vyer. Pra, te gjithe bashke, ne duhet te zhvillojme pergjegjesite tona e te ndertojme jeten tone. Te gjithe te jemi qytetare te ndergjegjshem per detyrimet tona duke koordinuar me mire me njeri-tjetrin interesat, vlerat, virtytet, mendjet, ndjesite dhe energjite tona. Te them te drejten me ka bere shume pershtypje qe per kete fryme e shpirt qytetarie, beri thirrje edhe presidenti Bush ne ceremonine e tij te betimit: "... Une ju kerkoj te kembengulni drejt se mires se perbashket, me teper se ndaj konfortit tuaj; te mbroni reformat e nevojshme kunder sulmeve te lehta; t'i sherbeni kombit tuaj, duke filluar me fqinjin tuaj. Une ju kerkoj te jeni qytetare. Qytetare, jo spektatore. Qytetare, jo subjekte. Qytetare te pergjegjshem per te ndertuar komunitete te sherbimit dhe nje komb te karakterit..." Dhe me tej: "Kur mungon shpirti i qytetarise, asnje program qeveritar nuk mund ta zevendesoje ate. Kur ky shpirt eshte i pranishem, asnje gabim nuk mund t'i kundervihet atij". 

Ky do te me pelqente te ishte dhe meszhi im per te gjithe shqiptaret, perfshire ketu edhe vete emigracionin shqiptar. 

Intervistoi Kristo Mertiri 

05/04/2001



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Yahoo! Auctions - buy the things you want at great prices
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list