Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Gazeta Shqiptare - 1.04.2001

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat Mar 31 23:37:31 EST 2001


OMONIA: Bojkotojmë
regjistrimin e popullsisë

SARANDE 

"Do të bojkotojmë procesin e regjistrimit të
popullsisë". Ky ka qenë kërcënimi i përsëritur dje nga
drejtuesit e OMONIA-s, gjatë një mbledhje të Këshillit
të tyre të Përgjithshëm. Kjo mbledhje u zhvillua në
Delvinë. Krerët e shoqatës së minoritarëve grekë në
Shqipëri kanë kërkuar që në procesin e regjistrimit të
popullsisë të përfshihen edhe elementët e deklarimit
të kombësisë dhe të fesë në formularët që duhet të
përmbushen. Këto kanë qenë kërkesat e tyre, për të
cilat si janë shprehur edhe më parë kërkojnë
plotësimin deri në fund. Në mbledhjen e Delvinës kanë
marrë pjesë shumica e anëtarëve të Këshillit Drejtues.
Kryetari i përgjithshëm i kësaj shoqate, Vangjel Dule,
ka bërë të ditur se "organizmat tona drejtuese i
qendrojnë deklarimeve që kanë bërë edhe më parë në
shtyp. Për kërkesat tona i jemi drejtuar edhe
kryeminstrit Ilir Meta. Por, ende nuk kemi marrë asnjë
përgjigje për aprovimin apo refuzimin e kërkesave
tona". Ndërkohë që problemi i shoqatës së minoritarëve
grekë ka mbetur ende i pazgjidhur, hapat e parë të
regjistrimit të popullsisë tashmë janë hedhur,
megjithëse ky proces nuk ka marrë ende një rrugë
përfundimtare. Të përqendruar në problemin e
regjistrimit, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dje
nuk ka diskutuar aspak për përcaktimin e emrave
konkretë të kandidatëve për deputetë, që do të dalin
në këtë rajon, i cili përfshin Sarandën, Delvinën e
zonat përreth. Këto emra duhej të zgjidheshin dje
sipas rendit të ditës pasi edhe afatet janë drejt
fundit.
 


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get email at your own domain with Yahoo! Mail. 
http://personal.mail.yahoo.com/?.refer=text



More information about the ALBSA-Info mailing list