| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Koha Jone - 31.03.2001Agron Alibali aalibali at yahoo.comFri Mar 30 19:31:13 EST 2001
Arrestohet ish-kryeplaku minoritar Gjirokaster-Bie ne pranga nje ish-kryeplak minoritar grek per akte te dhunshme te karakterit terrorist gjate vitit '97 ne fshatin Grapsh te Dropullit te Poshtem ne Gjirokaster. Bashkefshataret e zgjodhen kryeplak per nder, por gjeten qeder nga 34-vjecari i atehershem Jani Qirko. Ish-kryeplaku, tashme 38 vjec, e priti mbase me shume entuziazem shperthimin e depove ne '97 pasi kjo i krijoi mundesine te siguronte nje automatik kallashnikov me nje qerre municionesh per te kenaqur instinktin e tij te dhunes. Tritol ne lokalin e nje bashkefshatari me pretendimin se i takonte atij pronesia, thyerja e kembes me qyten e kallashnikovit nje tjeter banori te fshatit dhe terrorizimi ndaj banoreve qe u kerkonte te shtriheshin barkas kur t'i tekej atij vetem se nuk mbeshtesnin interesat e veta, jane mekatet qe e rendojne Qirkon prej 24 oresh te izoluar ne qelite e komisariatit te Gjirokastres. Me shume nga te gjithe prej izolimit te Qirkos ka marre fryme i lehtesuar pronari i lokalit te hedhur ne ere me eksploziv te llojit tritol ne mars te '97, Llambi Lluci, megjithese fqinje prej vitesh me ish- kryeplakun. Nderkohe qe, dhe viktima tjeter e Qirkos, Jani Lluci, (ai vazhdon ende te caloje nga kemba e djathte e thyer me kallashnikov pasi ishte rrahur me pare keqas nga ish-kryeplaku i zgjedhur per cudi me vote plebishitare te vete grapshioteve) nuk i ka kursyer se bashku me bashkefshataret e tij telefonatat falenderuese ndaj policise vendase. Sipas nje burimi policor, ish-kryeplaku gjente atehere mbeshtetje ne veprimet terrorizuese tek nje grup i armatosur qe kryente akte dhune deri ne grabitje me arme ne kete zone te jugut te Shqiperise. Edhe ky grup ka rene pjeserisht ne duart e policise pasi disa elemente te tij jane larguar prej kohesh nga Shqiperia per t'i shpetuar drejtesise. Qirko qe nese do te gjendet fajtor ne baze te nenit 152 te Kodit Penal, do te haje ca vjet burg, i kishte shpetuar drejtesise gjate ketyre viteve i strehuar ne atdheun meme Greqi. N. Nero __________________________________________________ Do You Yahoo!? Get email at your own domain with Yahoo! Mail. http://personal.mail.yahoo.com/?.refer=text
More information about the ALBSA-Info mailing list |