| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] cast malliEtel deti at ont.comThu Mar 29 01:56:11 EST 2001
Eci neper shi. Pesha e librave dhe cadres ne duar me nervozon. E mbyll cadren dhe le pikat e shiut te lagin lekuren e fytyres, duarve dhe floket e zinj. Hedh kembet me pertese ne asfaltin e lagur, dhe hedh syte nga deget e pemeve pergjate rruges. Lakuriqesia e tyre nen shi nuk me krijon asnje ndjenje keqardhjeje. E largoj veshtrimin prej tyre dhe futem ne librarine e shkolles. Zgjedh kolltukun prane dritares, heq me padurim xhaketen e lagur nga shiu, e hedh me indiference ne toke, dhe me nje levizje te nervozuar mundohem te largoj floket nga syte dhe ti mbledh mbrapa qafes lakuriqe. "Dreqi e mori" them me ze te ulet. Kokefortesia e tyre me acaron me shume. "Atehere?" pyes veten duke veshtruar tek fleta e bardhe e fletores. Fleta vazhdon te qendroje e bardhe ndersa une ngul veshtrimin ne vijat blue. E hedh fletoren ne prer, dhe mbyll syte. Vrapoj drejt nje humbetire te lagesht duke u munduar te qartesoj imazhin e dikujt, konturet e te ciles me duken te njohura. Ajo qendron mes turmes se njerezve. Futem ne mesin e tyre dhe ndjek levizjen e muskujve te fytyres ndersa ata me flasin me ane tingujsh te padeshifrueshem. Nuk mundohem ti kuptoj. Prania e tyre me ben te lundroj ne plogeshti dhe turbullim. Dua te kthehem mbas por ne te njejten kohe me duhet te arrij ate, ti jap duart, dhe ta le te me terheqe mbas vetes drejt shtepise se verdhe dykateshe prane bregut te detit. "Kam mall per ty" i bertas, por ajo vetem me shikon me indiference dhe me kthen kurrizin. "Largohu!" degjoj te me thote tek e shoh te drejtohet drejt bregut te detit. E ndjek me sy tek ecen kembezbathur pergjate vijes se lagur qe valet lene ne rere. Ajo hedh veshtrimin mbi det dhe mbledh floket qe i bien mbi supet e imeta nen nje topuz duke zbuluar qafen e bardhe dhe elegante. "Mos u largo" i bertas nga mbrapa, por tashme konturet e saj jane tretur me reren. Ndjej peshtjellim dhe boshllek. "Je e lumtur tani?" uleras dhe ndjej tek mbeshtillem prej ngasherimit. "Kam nevoje te kthehem tek ty." i bertas, "kam nevoje te ulem te shkallet e shtepise dykateshe, te rri zgjuar e mbeshtetur tek parvazi i dritares dhe te krijoj figura me gishta ne terrin e nates, te vrapoj pergjate bregut dhe te ndjej ujin e detit nen lakureqesine e lekures sime." Qendroj pezull ne ajer me duart bosh, koken e varur, dhe floket e lagur. Kthehem pas. E ndjej acarimin te me levize si bishe e eger brenda vetes. Me vjen gjume, dhe kam uri. Mundohem te shtjelloj kujtime e mendime dhe te ve rregull mes tyre. Heq dore sapo ajri i lagesht dhe i ftohte me deperton nen lekure. Dridhem lehtesisht dhe aroma e flokeve te lagur perzier me ate te shampos, me shton me shume peshtjellimin dhe nervozitetin. Drejtohem drejt laboratorit te biologjise dhe per cudi jam duke menduar per asgje. Vazhdon te jete ftohte. Fus duart ne xhepa dhe pergatis veten te kthehem ne monotonine dhe boshllekun e nje dite te lagur nga mall kalimtar. Etel H.
More information about the ALBSA-Info mailing list |