| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] RE : The Gangsters? Paradiseardian kanina albanianpride at hotmail.comTue Mar 27 06:52:03 EST 2001
Ky Joshua Hammer "NEWSWEEK" me kete shkrimin po me kujton ate Paffin ne nje shkrim para pak kohesh ne "Economist" ku mundohej qe konfliktin ne Maqedoni ta paraqiste sikur i ka bazat tek 'Veriu i Shqiperise" .Nje skenar i tille i praktikuar edhe prej Milloshevicit ne te kaluaren. Paffi tek "Ekonomisti" arriti deri atje sa e quajti "Veriun e Shqiperise" 'toke e eger me njerez te eger' .Ishte nje shkrim shume fyes ndaj popullit te civilizuar Shqiptar aq me keq kur vinte prej nje gazetari Anglez, po te flasim ne terminologjine Latino-Romake vinte prej nje Gotisti-Barbar.Historikisht dhe gjeografikisht Shqiperia ka mijera vjete qe ka qene pjese e botes se civilizuar derisa dhe Latino-Romaket u detyruan te ndertonin mure ndaj ketyre Barbareve-Anglo-Gotisto-Rogote te cilet sot po quajne Shqiptaret si gangster apo te eger. Nuk e kuptoj pse ky llum gazetareske ka filluar kohet e fundit nje fushate te papare fyese ndaj Shqiperise.Ketyre u vjen keq per Maqedonine dhe nga inati shajne Shqiperine .Populli Shqiptar ne Kosove apo Maqedoni e njeh me afer Shqiperine , e njeh varferine e Shqiperise dhe nuk ka nevoje qe keta bastarde ta keshillojne rreth bashkejeteses se mundshme me Shqiperine. Neper shume shkrime te huaja shpesh lexoj : Kosovaret u shokuan kur pane varferine e Shqiperise.Kjo me duket pak si e habitshme sepse Prishtina eshte e ngjashme me Tiranen infrastruktura ne Kosove eshte e krahasueshme me ate ne Shqiperi dhe standardi i jeteses ne Kosove eshte relativisht i njejte me ate ne Shqiperi , pra mund te shokohesh kur vjen p.sh nga Londra ne Shqiperi por jo nga Prishtina.Megjithese edhe nje Londinez kur del jashte Londres shokohet me provincat e Anglise te cilat jane te ngjashme ne shume pikepamje me ato te botes se trete. Ka mundesi qe Shqiptaret ne Jugosllavi ne te kaluaren e kane hiperbolizuar zhvillimin e Shqiperese sepse Shqiptaret atje urreheshin prej te gjithe popujve te tjere dhe tek Shqiperia gjenin mbeshtetje .Kjo propagande eshte loje e rrezikshme qe behet prej forcave te caktuara per te perçare Shqiptaret. Eshte e vertete qe shume prej ketyre gazetareve jane te stacionuar ne Budapest dhe Athine dhe prej andej mbulojne ngjarjet ne Evropen Jug-Lindore.Ne Budapest punojne edhe shume ish-gazetare nga vendet e ish-Jugosllavise dhe si ko-asistente ndaj ketyre gazetave boterore ata ne shumicen e rasteve jane unike ne urrejtjen ndaj Shqiptareve.Ndersa nje kategori tjeter gazetaresh eshte e stacionuar ne Athine edhe kjo kategori eshte e influencuar prej mentalitetit antiShqiptar Greke. Pse ky pasivitet i qeverise Shqiptare ndaj ketyre plehrave te cilet ne shume shkrime fyejne direkt popullin Shqiptar.Kjo urrejtje mund te justifikohet ne nje fare menyre me inatin qe keta kane ndaj rrjedhjave politike favorizuese Shqiptare ne Jugosllavi . ardi...... _________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.
More information about the ALBSA-Info mailing list |