Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] KOHA JONE

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Mon Mar 26 16:49:47 EST 2001


Ismail Kadare, Presidenti 2001-2005 

Gjithcka duhet te kete nisur ne nje takim me nxenesit
e shkolles se mesme artistike "Jordan Misja" ne
Tirane. Dhjetera artiste adoleshente, idhulli i te
cileve eshte shkrimtari i njohur Ismail Kadare, e
thirren mes tyre per ta pare nga afer dhe per te
biseduar me te. Pas bisedave "te thjeshta" per librat,
legjendat e Kadarese, bisedat u perqendruan tek
politika. Dikush nga liceistet leshoi nje pyetje te
papritur; "Zoti Kadare, pse nuk beheni President?"
Pergjigjja ishte aq e shpejte dhe e shkurter saqe
liceistet nuk e priten. Shkrimtari i madh u duk teper
i sinqerte kur u pergjigj: "Nuk ma kane propozuar". 


I intervistuar nga lloj-lloj gazetaresh per politiken
dhe kontributin e tij ne te, Kadare asnjehere nuk e ka
zbuluar ate qe fshihte perbrenda dhe kete mesa duket e
kane arritur me naivitetin e tyre vetem disa
adoleshente. Rruga neper te cilen duhet te kaloje
Kadareja per t'u bere President kalon nga Parlamenti.
Pasi ne Kushtetute kandidati per President duhet te
jete deputet.


Te jesh deputet ne Parlamentin shqiptar per nje emer
te tille si kandidati i "Nobelit" nuk eshte aq e
veshtire. Dhe rrugen e lehtesoi nje propozim qe doli
nga nje seksion i PD ne Gjirokaster; "Kadare te jete
njeri prej kandidateve per deputete ne Paramentin e
ardhshem". Propozimi duket si i rastesishem dhe nisur
nga simpatite qe shqiptaret kane per shkrimtarin e
njohur. Ne fakt Kadare, edhe pse ka dashur te shfaqet
si emancipuesi i politikes shqiptare, nuk ka mundur
t'u shpetoje qendrimeve personale. Ne deklaratat
publike Kadare e ka bere te qarte qendrimin e tij
politik dhe e ka vertetuar cdo alibi qe vete e krijon,
me takimet e shpeshta qe ka preferuar te beje gjate
qendrimeve te shkurtra ne Shqiperi. Kush i ka ndjekur
kronikat televizive kujtohet mire se jo vetem nje
here, Kadare dhe Berisha kane pire kafen e mengjesit
ne Rogner. Nje shkrimtar i njohur edhe ne bote per
veprat e tij, njekohesisht deputet i PD-se ne
Parlamentin shqiptar eshte nje figure e kompletuar, qe
e "meriton" te jete edhe me shume. 


Ndersa Berisha duhet te ndryshoje Kushtetuten per t'u
bere President per here te trete dhe Nano nuk do te
arrinte ta merrte kurre voten e opozites nese
kandidon, kandidatura e Kadarese do te gjente
miratimin e tre te pestave te Parlamentit dhe do te
shmangte krizen e rizgjedhjes se Presidentit, qe pas
nje viti pritet te jete shume e veshtire dhe te
rrezikoje edhe zgjedhjet e parakohshme. 


Anila Jole
 


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get email at your own domain with Yahoo! Mail. 
http://personal.mail.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list