Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] "Wir wollen in Leverkusen gewinnnen" Igli Tare

ardian kanina albanianpride at hotmail.com
Thu Mar 22 10:31:20 EST 2001


"Kicker" reviste prestigjoze sportive Gjermane:
  Intervju me sulmuesin Shqiptar Igli Tare:

  **** Ne duam  te fitojme ne Leverkusen ****

Kicker: Çfare parandjenje ka ekipi-kombetar Shqiptar per ndeshjen e te
shtunes z.Igli Tare?

Igli Tare : Ne presim te zhvillohet nje ndeshje interesante ,naturlich eshte
kombetarja Gjermane favorite,por ne ndeshjet e fundit qe kemi luajtur ndaj
Gjermanise ndryshimi midis dy ekipeve  ka qene shume i vogel.Ndoshta
tingellon pak si arrogant por ne nuk udhetojme drejt Leverkusenit (Gjermani)
per te humbur .
  **** Ne duam te fitojme ne Gjkermani ****

Kicker:Ju jeni pak si i kujdeshem  ne analizat tuaja apo ndoshta i
referoheni dy humbjeve te Gjermanise ne ndeshjet e fuundit miqesore qe ekipi
Gjerman ka zhvilluar.

Igli Tare: Jo! Ndeshjet miqesore te ekipit Gjerman kunder Danimarkes dhe
Frances nuk kane ndonje rendesi te vecante .Ndersa keto  ndeshjet e
verteteta , pra per kualifikim ,Gjermanet jane shume te motivuar.Ekipi
Shqiptar duhet te jete 90 minuta 100% i koncentruar dhe te shfrytezoj anet
,krahet e fushes.

Kicker : Ku e gjeni gjithe kete optiomizem z.Tare?

Iglki Tare: Lojtaret tane jane te ambjentuar mire me njeri tjetrin ne
ekip,berthama e ekipit kombetar Shqiptar eshte prej 6vjetesh pothuajse e
njejte.Gjithashtu kemi lojtare te mire si Besnik Hasi i cili ka luajtur tek
"1869 Munchen", apo Fatmir Vata i cili eshte rikthyer mbas 3 vjetesh pause
dhe ka perforcuar gjithashtu ekipin tone.Ne kemi fituar shume eksperience
sidomos ne keto vite kur shume lojtare luajne ne Bundesliga (kampionatin
Gjerman ) apo Seria A (kampionatin Italian).


Kicker : Ne te kaluaren Shqiperia ne ndeshjet qe luante ne vend pra ne
Shqiperi ka qene e forte ndersa jashte shtetit nuk diskutohej si ekip?

Igli Tare : 'Situata ka ndryshuar.Ne ndeshjet e meparshme ne Norvegji kemi
luajtur 2-2 ndersa ne Finlande pa fat humbem 1-2.Ne do te zhvillojme lojen
tone dhe jo si ne te kaluaren kur shkonim pas kundershatrit.Gjithashtu
ndeshja do te vizitohet prej 10mije Shqiptareve ,pra sikur do te luajme ne
Tirane dhe jo Gjermani.

Kicker : Ku shikoni pikat ne te cilat ekipi Kombetar Shqiptar ka nevoje qe
ti permiresoje?

Igli Tare : Ne disponojme teknike te larte sidomos ne lojen me top,
gjithashtu ne kombinacione.Por ne fushen  taktike ne duhet te permiresojme .

Kicker: Çfare deshironi te realizoni ne ndeshjet kualifikuese per
Kampionation Boteror 2002?

Igli Tare: Padyshim Gjermania dhe Anglia jane favorit per tu kualifikuar.Ne
duam te kapim vendin e trete ne grup .Kjo do te ishte nje sukses.


Das Interview führte Manfred Münchrath !
HTTP://WWW.KICKER.DE


me nderime ardi....


_________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.




More information about the ALBSA-Info mailing list