Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Kadare

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Mar 21 14:32:11 EST 2001


Gjirokaster - Shkrimtari i shquar Ismail Kadare është
propozuar nga dega e Partisë Demokratike të
Gjirokastrës, si një nga katër kandidatët e mundshëm
për deputet te kesaj partie, në zonën elektorale
nr.89. Lajmin e bëri të ditur të mërkurën kryetari i
degës së PD- së lokale, Roland Bejko. Ai tha për
ATSH-në se
me konsensus të plotë të kryesisë së degës, shkrimtari
Ismail Kadare u propozua
si kandidat për deputet, pasi ai ka vizionin e duhur
për të ardhmen e Shqipërisë, si
dhe ka dhënë kontributin më të madh në zhvillimet e
para demokratike në vend.
Krahas Kadaresë, në zonën elektorale nr. 89 u
propozuan si kandidatë për deputetë të kësaj partie
kryetari aktual i degës së PD- së, Roland Bejko, ish-
kryebashkiaku Ylli Asllani dhe mjeku Batri Kokona. Në
zonën elektorale nr.90, PD
propozoi katër kandidatura të tjera: biznesmenin
minoritar Florenc Kalivopulli,
nënkryetarin e PD- së Xhelil Beqiri, pedagogun Rexhep
Shkurti dhe ish-kryetarin e
bashkisë të Libohovës, Bexhet Çobani. "Me propozimet
tona pretendojmë se e
kemi gjetur të papërgatitura partitë e tjera politike,
pasi në këto propozime
përfshihet ajka e elitës intelektuale gjirokastrike",
përfundoi z.Bejko. /an
                 (ATSH/BalkanWeb)

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get email at your own domain with Yahoo! Mail. 
http://personal.mail.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list