| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] KristoforidhiAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu Mar 15 19:44:26 EST 2001
Ekspozite mbi Kostandin Kristoforidhin; do te prezantohen 120 dokumenta historike TIRANE, 15 Mars/ATSH-Klotilda Biçaku/.- Rreth 120 dokumente historike mbi krijimtarine e studiuesit Kostandin Kristoforidhi, pjese e fondit te Arkivave te Shqiperise, do te paraqiten ne nje ekspozite ne 21 mars ne Universitetin "Aleksander Xhuvani" ne Elbasan. E organizuar ne kuader te 106 vjetorit te vdekjes se Kristoforidhit nga Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave te Shqiperise dhe Universiteti "Aleksander Xhuvani" ne Elbasan pjese e kesaj ekspozite eshte edhe zhvillimi i nje simpoziumi ku do te trajtohet figura dhe krijimtaria e tij. Dokumentet origjinale te shkruara nga vete Kristoforidhi e paraqesin ate si nje nder themeluesit e alfabetit shqip, perkthyesin e shkrimeve te shenjta, autor te fjalorit te pare shqip-greqisht me 70 mije fjale, autor te tregimit te pare artistik ne gjuhen shqipe etj. Nje vend te veçante zene ne kete ekspozite edhe disa fotografi te studiuesit Kristoforidhi me veprimtare te njohur te Rilindjes Kombetare si Ibrahim Teno, Hasan Tasinin, Faik Konica, etj. Shaban Sinani, drejtor i Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave i tha ATSH-se se, "Arqipeshkivia Katolike e Shkodres ka autorizuar mbajtjen e liturgjise mbi bazen e tekstit shqip te perkthyer nga Kristoforidhi, per shkak te cilesise se larte te perkthimit te saj". Levrues dhe studiues i shquar i gjuhes shqipe, veprimtar i Rilindjes Kombetare i arsimit dhe i kultures Kostandin Kristoforidhi dha nje ndihmese te madhe ne levrimin e gjuhes shqipe si dhe ne hapjen e shkollave shqipe. Ne vitin 1886 ai botoi perkthimin e pare gegerisht "Kater Ungjijte dhe punet e Apostujve", me pas "Psallmet", toskerisht dhe gegerisht etj. Kristoforidhi ishte gjithashtu mbledhes i shprehjeve dhe fjaleve te urta nga populli. Ne vitin 1867 ai botoi "Abetaren" gegerisht dhe me 1868 toskerisht si dhe libra te vegjel per nxenesit. Vepra themelore Kristoforidhit, per te cilen punoi gjithe jeten, eshte "Fjalori i gjuhes shqipe"./f.n/ __________________________________________________ Do You Yahoo!? Get email at your own domain with Yahoo! Mail. http://personal.mail.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |