Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Kadare per ngjarjet ne Maqedoni

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Mar 14 09:40:42 EST 2001


Nga ILLYRIA

> 
> Për ngjarjet në Tanushec, flet nga Parisi,
> shkrimtari i shquar, Ismail Kadare
> 
> Kadare: Kombi shqiptar, përpara një rreziku të ri!
> 
> Shqiptarët që besojnë se çdo vit mund të përsëritet
> epopeja e Kosovës ose janë shumë mendjelehtë ose
> kanë
> qëllime tepër të dyshimta
> 
> 
> Në botën e sotme kur represioni kryesor kundër
> shqiptarëve në Kosovë u shtyp, shqiptarët duhet të
> kishin mirënjohje për këtë gjë dhe të kërkonin tani
> me
> mjete politike, me mjete demokratike t’i bëjnë të
> qartë botës, atje ku të drejtat e tyre shkelen. Dhe
>> këtë mënyrë t’i kërkojnë ato të drejta deri më një.
> Unë nuk jam aspak që të bëhen lëshime, por t’i
> kërkojnë vetëm me mjete demokratike - ligjore
> nëpërmjet insitucioneve demokratike, nëpërmjet një
> lufte politike dhe një dialogu politik.
> 
> 
> - Si po i ndiqni zhvillimet e fundit në Maqedoninë
> veriore, konkretisht në rajonin e Tanushës, dhe si i
> vlerësoni ato? 
> 
> 
> KADARE: Ashtu si shumica e shqiptarëve i kam ndjekur
> këto zhvillime me një shqetësim jashtëzakonisht të
> madh, mundësisht do të thoja me dëshpërim. Si është
> e
> mundur që shqiptarët të jenë kaq naivë, kaq
> aventurierë kaq të papërgjegjshëm sa të nxisin
> veprime  të cilat nuk kanë deri më tani asnjë
> shpjegim, asnjë logjikë dhe vinë në kundërshtim,
> mendoj unë, me çdo interes të shqiptarëve.
> 
>  - A i bashkangjitet Kadare qëndrimeve të
> politikanëve
> shqiptarë në Maqedoni, të Bashkësisë Ndërkombëtare
> dhe
> Tiranës zyrtare, dhe të gjitha subjekteve të tjera
> relevante politike në të gjitha hapësirat, që kjo
> krizë të zgjidhet me mjete politike?
> 
> KADARE: Pa asnjë mëdyshje, pa asnjë hezitim. Unë jam
> plotësisht dakord me mendimin që ka shfaqur
> Bashkësia
> Ndërkombëtare,Tirana zyrtare dhe politika e
> shqiptarëve në Maqedoni. Besoj se këtë mendim e kanë
> të gjithë shqiptarët që mendojnë me seriozitet për
> fatin e kombit të tyre. Për mua vërtet është e
> trishtueshme se si punët mund të vinë këtu që
> shqiptarët të shërbejnë që të sjellin ushtrinë
> jugosllave në kufijtë e Maqedonisë në Kosovë, sepse
>> fund të fundit kjo ka ndodhur, veprimet aventuriere
>> shqiptarëve kanë afruar ushtrinë jugosllave më tepër
> në Kosovë.
> 
> A mendoni se shqiptarët në të gjitha trojet e tyre
> etnike ndodhen në një kurth të parapërgatitur?
> 
> KADARE: Apsolutisht po. Mendoj se e gjithë kjo ka dy
> vjet që është thënë kudo që është parapërgatitur
> opinioni me anë të propogandës serbe, që shqiptarët
> do
> t’i vënë zjarrin Ballkanit. Kjo është bërë me qëllim
> kombi shqiptar të armiqësohet me gjithë Evropën, me
> NATO-n të armiqësohet me çlirimtarët e vet, ashtu
> siç
> ka qenë përpara në kohën e diktatorit Hoxha.
> Dhe këtu dua të hap një parantezë. Ma merr mendja që
> një pjesë e atyre që e nxisin këtë armiqësi janë
> prap
> këlyshë të regjimit komunist të Enver Hoxhës, të
> cilët
> me sa duket janë shpërndarë andej këtej nëpër botë
> dhe
> përpiqen ta fusin Shqipërinë në izolimin që ka pasur
> më përpara. Me një fjalë, ta bëjnë Shqipërinë që të
> jetë e urryer nga Evropa, e urryer nga bota
> demokratike, nga NATO, ta futin në konflikt me të
> dhe
> në këtë mënyrë Serbia ta gllabërojë përsëri
> Kosovën dhe të gjithë shqiptarët të izolohen në
> planin
> ndërkombëtar.
> - Si do ta komentonit deklaratën e nënkryetarit të
> PDSH-së, Menduh Thaçi, mbi ngjarjet në Tanushë,
> sipas
> të cilit kriza në Tanushë duhet të zgjidhet
> politikisht dhe se çdo varinat tjetër do të jete në
> disfavor të kauzës shqiptare? 
> 
> KADARE: Ato që thashë më parë ishin të qarta. Unë
> jam
> konform të një mendimi të tillë të dhënë nga
> udhëheqësi politik atje. Dua të theksoj këtu që
> shqiptarët kanë plotësisht të drejtë në Maqedoni dhe
> kudo që ndodhen të kërkojnë të drejtat e tyre. Por,
> është e papërfytyrueshme që si këto të drejta mund
>> kërkohen, duke rrëmbyer armët dhe bombat. Në botën e
> sotme kur represioni kryesor kundër shqiptarëve në
> Kosovë u shtyp, shqiptarët duhet të kishin
> mirënjohje
> për këtë gjë dhe të kërkonin tani me mjete politike,
> me mjete demokratike t’i bëjnë të qartë botës, atje
> ku
> të drejtat e tyre shkelen. Dhe në këtë mënyrë t’i
> kërkojnë ato të drejta deri më një. Unë nuk jam
> aspak
> që të bëhen lëshime, por t’i kërkojnë vetëm me mjete
> demokratike - ligjore nëpërmjet insitucioneve
> demokratike, nëpërmjet një lufte politike dhe një
> dialogu politik.
> Nëpërmjet bombave dhe armëve, kjo është një kohë
> banditësh që i ka kaluar koha tashmë në Ballkan. U
>> epopeja në Kosovë, gjërat nuk përsëriten dy herë.
> Ajo
> epope e luftëtarëve të Kosovës nxiti Bashkësinë
> Ndërkombëtare të zgjidhë problemin e Kosovës. Këta
> shqiptarë që tani besojnë se kjo mud të përsëritet
> çdo
> javë, çdo stinë dhe çdo vit, mendoj se janë ose
> shumë
> mendjelehtë, ose kanë qëllime tëpër të dyshimta,
> janë
> në shërbim të një loje antishqiptare, e cila siç e
> thatë ju. Kjo është projektuar në zyrat më të egra
> antishqiptare në Ballkan dhe në Evropë.
> 
> Cili do të ishte sugjerimi i Ismail Kadaresë për
> shqiptarët e Maqedonisë në veçanti dhe për
> shqiptarët
> kudo që jetojnë në përgjithësi, pikërisht në këto
> momente kritike?
> 
> KADARE: Unë mendoj që shqiptarët në këtë rast duhet
>> kuptojnë se gjithë kombi shqiptar ndodhet para një
> rreziku të ri, para një kurthi, një kurth nga më
> dinakët, i cili është përgatitur, siç thamë, nga
> forcat antishqiptare dhe i cili realizohet me
> ndihmën
> e shërbëtorëve shqiptarë. Prandaj, gjithë kombi
> shqiptar duhet të jetë me syrin e çelë, të jetë i
> vendosur që të mos bie në këtë kurth, të mos gabohet
> nga parullat pseudopatriotike, në këtë rast nga
> mashtrimet, por në mënyrë të vendosur të ndahet nga
> këto akte të cilat e dëmtojnë atë seriozisht. T’i
> dënojë ato pa kurrfarë hezitimi, jo vetëm forcat
> politike që është e detyrueshme që t’i dënojnë dhe
> jo
> t’i dënojë sa për të larë gojën, por t’i dënojnë me
> sinqeritet. Sepse, me sinqeritet duhet të kuptojme
> se
> kjo është e dëmshme kundër Shqipërisë, pra është një
> thikë në shpinë kundër Shqipërisë. T’i dënojmë pra,
> ndërkaq nga ana tjetër të theksojnë vendosmërinë e
> tyre, që të drejtat e shqiptarëve duhet të mbrohen
> dhe
> vendosmërinë e tyre të shpjegojnë para opinionit
> ndërkombëtar që populli shqiptar nuk ka asgjë të
> përbashkët me veprimet terroriste, me veprimet
> aventuriera me veprimet mafioze, të cilat nuk dihet
> se nga ç'qëllime të dyshimta shtyhen. Dhe vetëm
> kështu, sepse shkelja e të drejtave të shqiptarëve
> nuk
> mund të justifikojë çdo veprim të tyre. Ata kanë të
> drejtë, siç thashë e përsëris përsëri, t’i mbrojnë
>> drejtat e tyre deri më një, t’i kërkojnë ato të
> drejta, por kjo mënyrë që zgjidhet nga aventurierët,
> kjo është mënyra më e keqe për të mbrojtur të
> drejtat
> dhe është mënyra më e mirë për ta shkatërruar të
> drejtën e shqiptarve. Prandaj, këtu unë dyshoj
> gjithmonë që ka një provokacion, një kurth, ka
> dilemë
> për një intrigë të sajuar me shumë djallëzi nga
> forcat
> antishqiptare. Prandaj, shqiptarët duhet ta kuptojnë
> këtë gjë, ta hedhin poshtë dhe t’i sqarojnë të
> gjithë
> 
=== message truncated ===


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! Auctions - Buy the things you want at great prices.
http://auctions.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list