| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Fw: At Artur Pergjijgetalbboschurch at juno.com albboschurch at juno.comMon Mar 12 20:49:25 EST 2001
At Arturi Pergjijet JETA NOLIANE CLIRON DHE NUK KUFIZON Disa artikuj te botuar ne gazeta, ose te derguar me poste elektronike interneti, me kritikojne per qendrimin tim ne lidhje me urimin tim publik drejtuar Kryepeshkopit Anastas te Tiranes, me rastin e dhenies te nje cmimi per te Drejtat e Njeriut ne New York. Ne nje menyre pasionante, me fraza zemerake dhe grafike, na shajne, duke shprehur ndjenja indinjuese dhe te rrepta. Disa zyrtare kishtare shqiptare e patriote me keshilluan qe te mos ktheja asnje pergjigje, sepse kjo vetem do ti lartesonte kritikuesit e mi ne kete ceshtje. Gjithashtu duhet te kemi parasysh qe tani jemi ne nje periudhe ndjese, agjerimi dhe lutje para Pashkes. Njerin prej ketyre kritikuesve e njoh, si njeri te mire, familjar te nderuar dhe patriot te sinqerte. Kurse dikush tjeter ka shkruar me pseudonim, dhe ka abuzuar reputacionin e nje tjeter personi te pafajshem, duke u fshehur ne nje emer te rreme. Megjithate ndjej simpati per pervojen e tyre te rende gjate periudhes se persekutimit dhe i vleresoj mendimet e tyre, ndonese nuk jemi dakord me opinionet e rastit ne fjale. Meqenese ky eshte nje problem me shume rendesi, mendimet e mia duhen shfaqur. Se pari, kam nje pyetje. Per cilin Noli flisni: Patriotin apo Poliedrikun? Revolucionarin apo Realistin? Fetarin apo Flamurtarin? Poetin apo Burrin e shtetit? Vizionarin apo Egalitarin? Shqiptarin apo Nderkombetarin? E bej kete pyetje retorike sepse amaneti Nolian nuk eshte aq i kufizuar sa e pandehin disa, te cilet e perdorin emrin dhe imazhin e tij, per te justifikuar qendrimet e tyre te zjarrta. Fatkeqesisht eshte per te ardhur keq, se kete lloj keqperdorimi te gabuar dhe te pandershem e kane bere edhe te tjere per avazet e tyre. Dhe me njerez te medhenj si Imzot Noli besoj se ky trajtim do te vazhdoje. Por jeta e Nolit, i cili na ka ushqyer dhe frymezuar qe ne vogeli, kur Hiresia e Tij na vinte ne shtepi, si edhe deri me sot, per mua si prift eshte shembulli me i mire i mendje gjeresise. Ata qe kane njohuri te thelle ne historine e qendrimeve te Fan Nolit, e dine fort mire se Imzoti ka hapur shpesh marredhenie edhe me ish armiqte e tij, si edhe me opozitaret e tij ideollogjik, ne pergjithesi per te miren e Shqiperise. Nacionalist iluminues ishte me gjithe zemer; por shovinist i ngushte nuk ishte kurre.. Por me shume per mua, disa nga mesimet predikuese te Nolit, kur meshonte ne Kishe per ne besimtaret ne Amerike, kane qene keto parime kryesore: a) Qendro ne kembet tuaja, mbeshtetuni ne forcat tuaja sipas mendimit tend dhe gjykoni me kujdes dhe llogjik dhe jo si te thote tjetri; leri çpifjet dhe thash-e-themet menjane dhe lexo argumentat; b) Vleresoje njeriun - i pasur apo i varfer, i njohur apo i perulur, mik apo armik - jo nga prejardhja, feja ose raca e tij, por nga veprat dhe meritat e tij, se armiku i sotem mund te jete miku i neserm. c) Kritika me vend duhen mirepritur, se shpesh here mund te mesosh me shume per veten nga kundeshtari qe te urren sesa nga miku qe te do dhe te ndihmon te qartesohesh me shume; d) Emocioni ( dhe ne vecanti urrejtja ) duhen balancuar me refleksion, gjakftohtesi dhe largpamesi; e) Gjykimi i fundit eshte i Zotit, per cilindo, qoft ky shqiptar, grek ose i çfaredolloj kombesie. Se dashuria hyjnore kapercen cdo mangesi njerezore. Keshtu, duke pasur parasysh keto parime, le te analizojme gjendjen e Kishes tone autoqefale dhe Kryepeshkopin Anastas. Faktet tregojne se gjer me sot ai ka qendruar shume mire dhe me respekt per traditen e Kishes se Shqiperise. Shume kisha te reja jane ndertuar, mjaft kisha te vjetra jane rinovuar, eshte hapur nje shkolle theollogjike per te pergatitur klerin vendas, jane dorezuar prifterinj shqiptare, jane hapur klinika te reja mjekesore, botohen revista fetare e gazeta ne gjuhen amtare, jane ribotuar dhe shperndare kudo librat meshtare te Imzot Nolit, jane mbledhur ne Sinod peshkope me prejardhje shqiptare, jane mbajtur seminare per te hulumtuar arkeologjine e lashte fetare te Shqipnis, jane formuar lidhje me organizata nderkombetare mireberese per te miren e kombit dhe te popullit. Me rendesi, jane pergatitur struktura per te ardhmen fetare, me respekt dhe me kujdes diplomatik per shtetin shqiptar dhe interesat e te gjithe popullit te atjeshem, pa dallim feje. Gjithashtu e pashe me syt e mi se portreti i Imzot Noli gjendet ne nje vend te nderuar ne dhomen e pritjes ne Katedralin e Tiranes. Edhe sot i vetmi kamp per refugjatet nga Kosova, qe ka mbetur ne Tirane per te ndihmuar familjet tona kosovare, mbahet me ndihmen e Kishes Orthodokse te Shqiperise dhe me iniciativen e Kryepeshkopit ne fjale, i cili ka nje emer te mire e te nderuar ne mbare boten. Gjate ketyre dhjete vjeteve ne sherbim te besimtareve te Shqiperise, kryepeshkopi eshte njohur nga zyrtaret e cdo qeverije ne pushtet, si te asaj demokratike ashtu edhe te asaj socialiste. Udheheqesit fetare te vendit, muslimane, katolike, bektashiane dhe helvetiane, e kane pritur ne faltoret e tyre, si edhe jane mirepritur ne zyrat e Kishes Orthodokse Autoqefale te Shqiperise. Me rendesi ligjore kishtare dhe kanonike, kryepeshkopi ka premtuar shpesh here publikisht dhe me qartesi, se qellimi i tij si misionar (gje qe eshte treguar prej veprave te tij te meparshme), eshte formimi i nje Sinodi vazhdues me peshkope dhe drejtues vendas. Kjo gje vazhdon ne gjurmet e te mençurit Sami Frasheri i cili tha se nje nga dy pikat me te nevojshme per nje shtet shqiptar eshte nje kishe orthodokse autoqefale e shendoshe, per shume aresye praktike, shpirterore dhe kombetare. Per hir te se vertetes, keto jane fakte qe nuk mund ti evitojme ose ti poshterojme. Perkundrazi, duhen vleresuar me mirenjohje. Ne pergjithesi, shqiptari me brohori qendron krenar per traditen e tij tolerante. Por nuk mund te jemi vetem tolerante me veten ose me fisin tone, sepse atehere kjo nuk do te kishte kuptim. Nje veprim i tille eshte i pa justifikueshem. Kur nje njeri i huaj na vjen dhe na ndihmon me gjithe shpirt ne kohe te veshtira, nuk do te ishte as humane dhe as e drejte ta menjanonim. Jo, do ishte turp ne ndergjegje dhe nje gabim moral.Tradita mikpritese shqiptare, si e di une, eshte e hapur edhe me armikun, lere pastaj me mikun apo komshiun. Nje mendim qe mund te tingelloje jashte argumentit ne fjale por qe e ndjej si te rendesishem per tu theksuar, per te kuptuar qendrimin tim, eshte si me poshte: Kisha dhe shteti duhen te jene te ndara dhe nuk duhet te nderhyjne te njeri tjetri me qellim qe te plotesojne me mire detyrat e tyre. Kisha do te kete me shume kredibilitet kur ajo eshte e fokusuar ne nevojat shpirterore dhe shoqerore. Nese disa fetare ne vende te tjera prononcohen per çeshtjet politike, nuk do te thote qe edhe ne te bejme te njejtin gabim. Duke gjykuar si me siper, e pame te pershtateshme te rivleresonim qendrimin tone ndaj ketij personi te nderuar, i cili eshte nominuar kete vit per cmimin Nobel te Paqes, dhe ti akordojme respektin qe meriton, si fetar dhe si njeri qe e derdhi jeten e tij per te ndihmuar besimtaret tane. Ne biografine e tij, ne moshen djaloshare, Fan Noli thoshte; " E benja kete pyetje: si do te bente Jesuj? Si do ta zgjidhte punen Skenderbeu dhe si do ta gjykonte Napoleoni? " Per mua Jesui do te thoshte: "Ky njeri ka bere plot te mira per popullin tuaj dhe eshte sjelle me zemer dhembshuri pa dallim feje. Aman Nderoje." Skenderbeu, i cili shume here ne betejat e tij, ka nenshkruar traktate paqesore edhe me kundershtarin, qe te mos kishte luftra ne disa fronte, do te thoshte: "Shqiperia ka mjaft ankime dhe probleme sot; kur njeriu te vjen me ndihme ne dore, mireprite. Mund te flini me nje sy hapur, por pranoje." Sa per Napoleonin, e leme per strategjistet e historianet me te afte te formulojne pergjigjen e tij. Por, po te marrim parasysh Napoleonin e mire, ate qe ndertoi strukturat e republikes franceze, mendoj se mund te thoshte: "Kur njeriu nderton nje strukture kishtare te kombit qe ishte shkaterruar, pa tjeter vere prape ne pune te mbaroje nevojat me te rendesishme, sepse ato gjera do mbeten me tutje. Respektoje." Keshtu menduam. Keshtu beme. Sipas urimeve popullore te stines ju uroj Kreshme te lehta. Dhe ne vend te keqkuptimeve fasule te nxehta. At Artur Liolin Boston ________________________________________________________________ GET INTERNET ACCESS FROM JUNO! Juno offers FREE or PREMIUM Internet access for less! Join Juno today! For your FREE software, visit: http://dl.www.juno.com/get/tagj.
More information about the ALBSA-Info mailing list |